LIVE UPDATES
Bota

Së shpejti shërbime fetare islame edhe në Bundeswehr

Pavarësisht se cila parti e ka emëruar ministrin e Mbrojtjes në Gjermani, shpjegimi politik ka qenë gjithmonë: Nuk funksionon, ka mungesë të njerëzve nga pala myslimane. Por kjo nuk mjafton më për socialdemokraten Högl. Ajo është shumë kritike. "Mungesa e kujdesit të barabartë fetar për ushtarët e besimit islam është jashtëzakonisht e pakënaqshme", thotë ajo. Prandaj ajo i bëri thirrje Ministrisë së Mbrojtjes që të vendosë shpejt kujdesin fetar përmes personelit përkatës në bazë të kontratës për shërbime.

1 April 2024, 08:20 Nga h.k
Së shpejti shërbime fetare islame edhe në Bundeswehr
Foto ilustruese

GJERMANI-Eva Högl është kryetare e Komisionit për Forcat e Armatosura tëBundestagutGjerman. Detyra e saj është të dëgjojë shqetësimet dhe nevojat e ushtarëve gjermanë. Në mes të marsit, Högl prezantoi raportin e saj të tretë vjetor si komisionere për çështjet ushtarake. Me rastin e prezantimit, ajo bëri thirrje përsëri për futjen e kujdesit fetar për muslimanët në ushtri.

Pavarësisht se cila parti e ka emëruar ministrin e Mbrojtjes në Gjermani, shpjegimi politik ka qenë gjithmonë: Nuk funksionon, ka mungesë të njerëzve nga pala myslimane. Por kjo nuk mjafton më për socialdemokraten Högl. Ajo është shumë kritike. "Mungesa e kujdesit të barabartë fetar për ushtarët e besimit islam është jashtëzakonisht e pakënaqshme", thotë ajo. Prandaj ajo i bëri thirrje Ministrisë së Mbrojtjes që të vendosë shpejt kujdesin fetar përmes personelit përkatës në bazë të kontratës për shërbime.

Högl kujton misionin e ndihmës së ushtrisë gjermane që zgjati disa javë në Turqinë juglindore pas tërmetit shkatërrues në shkurt të vitit 2023. Në atë kohë, në operacionin e shpëtimit morën pjesë edhe ushtarë myslimanë. Megjithatë, kujdesi fetar në misione u ofrua nga dy klerikë  ushtarakë jomuslimanë. Një peticion drejtuar Komisionit të Forcave të Armatosura tregon se "anëtarët eBundeswehr-it të besimit islam ndonjëherë janë ndjerë të lënë pas dore në lidhje me praktikën e tyre fetare".

3.000 myslimanë në forcat e armatosura

E pyetur nga Deutsche Welle, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes u përgjigj se sipas një studimi të vitit 2023, numri i ushtarëve të fesë islame në Bundeswehr llogaritet në 3000 persona.

Pothuajse 25 vjet më parë, Qendra për Lidership të Brendshëm, e cila trajton edhe identitetin e Bundeswehr-it, prezantoi një punim të titulluar "Myslimanët në Bundeswehr". Thirrja për kujdes fetar islam është dëgjuar për më shumë se dhjetë vjet.

Edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare që veprojnë në kuadër të ushtrisë angazhohen për një ofertë të kualifikuar për ushtarët e fesë islame. Peshkopi ushtarak protestant Bernhard Felmberg thotë për DW se atij dhe kapelanëve ushtarakë protestantë i janë drejtuar ushtarë të cilët flasin për nevojën e kujdesit fetar. Ai thotë se këto nevoja duhet të merren në konsideratë.

Sipas Felmberg, kujdesi fetar garanton lirinë fetare të garantuar me kushtetutë për ushtarët që kryejnë shërbimin ushtarak. "Meqenëse myslimanët po shërbejnë gjithnjë e më shumë në Bundeswehr, unë mbështes fuqimisht propozimet që t'u jepet këtyre ushtarëve mundësia për të marrë kujdesin baritor në besimin e tyre," thotë ai. Deklarata të ngjashme janë bërë muajt e fundit nga përfaqësues katolikë e hebrenj brenda ushtrisë.

SHBA dhe Kanadaja, Franca dhe Holanda, Zvicra, Austria dhe Norvegjia kanë futur ndërkohë edhe shërbimet e kujdesit fetar për ushtarët e fesë islame. Ata kanë angazhuar kryesisht imamë ushtarakë. Në Gjermani, nga ana tjetër, nuk ka kontratë shtetërore për këtë, sepse nuk ka një organizatë ombrellë që përfaqëson të gjitha drejtimet e besimit islam. Sa për krahasim: Futja e kujdesit ushtarak hebre në vitin 2019 ishte e mundur sepse u krijua Këshilli Qendror i Hebrenjve si një institucion, i cili mund të negocionte në emër të rrymave të ndryshme të kësaj feje në Gjermani. Në përgjithësi supozohet se asokohe kishte deri në 500 anëtarë hebrenj të Bundeswehr-it.

Presioni i partive në pushtet

Por tre anëtarët e pative të koalicionit në pushtet në Berlin tani shohin një situatë ndryshe. Nënkryetari i grupit parlamentar të FDP në Bundestag Konstantin Kuhle, zëvendëspresidentja e Bundestagut Aydan Özoguz (SPD) dhe Filis Polat, nga ekologjistët, i bënë thirrje qeverisë federale në maj 2023 që të vendosë kujdesin ushtarak islamik në Bundeswehr. Kujdesi fetar për myslimanët duhet të ketë "një prioritet të lartë për ne”, thanë ata. Të tre kujtojnë se të diplomuarit e parë të Kolegjit Islamik të Gjermanisë (Islamkolleg Deutschland - IKD), në Osnabrück përfunduan trajnimin e tyre për shërbim fetar islam në gjuhën gjermane në shkurt 2023.

Dy muaj më vonë, sipas informacioneve të Deutsche Welle, për këtë çështje është deklaruar edhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius. Ai tha se kjo temë është veçanërisht e rëndësishme për të. Kjo është arsyeja pse ai tashmë ka miratuar futjen e një "oferte fetare" të përshtatshme për myslimanët në ushtrinë gjermane. Kjo, siç tha ai më tej, duhet të ndodhë gjatë mandatit të kësaj qeverie. Ministria e Mbrojtjes është, sipas ministrit, në kontakt me Kolegjin Islamik lidhur me këtë çështje.

Kolegji Islamik, i themeluar në fund të vitit 2019, nuk është i vetmi vend në Gjermani ku trajnohen imamët dhe stafi fetar islam, për të shërbyer në Gjermani. Por politikanët mendojnë se ky Kolegj është më i përshtatshmi.

"Nuk ka ushtarë të klasit të dytë"

"Për vite me radhë kemi dëshiruar vendosjen e kujdesit fetar për myslimanët në ushtri”, tha drejtori i IKD-së, Buelent Ucara për Deutsche Welle-n. Pedagogu fetar islam në mënyrë eksplicite i referohet shqetësimit aktual fetar në rritje për hebrenjtë në ushtri.

Pala myslimane do të donte të kishte "burime materiale dhe personel të njëjtë ose të ngjashëm sikur ata". Këto çështje nuk duhet domosdoshmërisht të rregullohen me një traktat ndërkombëtar, por ato duhet të sqarohen menjëherë. Punonjësit myslimanë në Bundeswehr "nuk janë ushtarë të klasit të dytë apo të tretë", paralajmëron Ucar, i cili ka lindur në Oberhausen. Shteti, thotë ai, duhet të sigurojë kujdes fetar edhe për myslimanët.

Që nga mesi i marsit, një ekspert i ministrisë ka paraqitur një ofertë të veçantë të kujdesit fetar për myslimanët në Bundeswehr, tha për DW një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes. Ky "fillim themelor”, siç tha ajo, synon të zgjerojë kujdesin ekzistues fetar./DW

gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin