LIVE UPDATES
Bota

Shanse të shumta që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, analiza e DW: Trump si test stresi, do ishin të përgatitura Gjermania dhe BE-ja?

Me këtë shtohen gjasat, që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor, presidenti aktual, Joe Biden të dalë përballë ish-presidentit Trump, si në vitin 2020.

26 January 2024, 09:12 Nga N.F
Shanse të shumta që të rikthehet në Shtëpinë e
Donald Trump

GJERMANI- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i fitoi në Nju Hampshir zgjedhjet paraprake mes republikanëve për kandidatin që ata do të dërgojnë në garën presidenciale. Me këtë shtohen gjasat, që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor, presidenti aktual, Joe Biden të dalë përballë ish-presidentit Trump, si në vitin 2020. Jo vetëm sondazhet sinjalizojnë, se Donald Trump ka shanse reale të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Gazeta e njohur, New York Times bën të ditur, se pas bisedimeve me politikanë dhe krerë sipërmarrjesh në Forumin Botëror Ekonomik në Davos arriti në përfundimin, se elitat botërore po llogarisin ndërkohë me një fitore të Trump. Për shumë vetë në Europë një skenar i frikshëm.

Sa më realiste të duket fitorja e Donald Trump, aq më paralajmëruese po bëhen deklaratat e krerëve të BE. Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, në një intervistë me televizionin, France 1 e sheh si "kërcënim të qartë" për Europën një fitore të dytë të Trump. Kurse kryeministri belg, Alexander De Croo paralajmëroi së fundmi në një fjalim në Parlamentin Europian. "Nëse viti 2024 sjell 'America First', Europa më shumë se kurrë do të duhet të mbështetet tek vetja." Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt në një dokument të institutit, European Council on Foreign Relations, ECFR, llogarit me pasoja globale në rast të rizgjedhjes së Donald Trump. "SHBA do të hiqnin dorë nga politika për klimën dhe do të zgjeronin investimet në lëndë djegëse fosile. NATO-ja në rastin më të mirë-do të ishte inaktive. Do të kishte takime të rehatshme të Trump me miqtë e Putinit dhe Orbanit. Luftërat tregtare do të ashpërsoheshin."

Pyetja është si të përgatitesh për një skenar të mundshëm Trump 2.0.? Drejtoresha e zyrës së Berlinit të German Marshall Funds, Sudha David-Wilp përmend si pritoritet aftësitë ushtarake. "Europa duhet të kthehet në një aktore të fuqishme, ushtarakisht, në kuptimin konvencional, dhe duhet të jetë në gjendje të kujdeset vetë për çështjet e sigurisë në fqinjësinë e saj të drejtpërdrejtë." German Marshall Funds mbështetet si nga qeveria amerikane, edhe qeveria gjermane dhe BE. Sipas ekspertes, Europa duhet të forcohet ekonomikisht për të qenë e përgatitur për masa të mundshme proteksioniste të një administrate të dytë të Trumpit.

Jürgen Hardt, zëdhënësi për çështjet e Jashtme të grupit parlamentar, CDU/CSU është i mendimit, se Gjermania nuk është e përgatitur mirë për një mandat të dytë të Trumpit. "Ne kemi bërë shumë pak në tre vitet e fundit, për të ndihmuar Joe Biden, që të tregojë, se stili kooperativ i Bidenit me Europën është më i suksesshëm, se stili konfrontativ i Trumpit. Ne as nuk jemi përpjekur për të gjetur një strategji të përbashkët për Kinën, as nuk i kemi respektuar premtimet për shpenzimet tona të mbrojtjes. Këtu situtata ndryshoi vetëm pas fillimit të luftës në Ukrainë."

Pikërisht në lidhje me Ukrainën ekziston një frikë e madhe, nëse fiton Trump. Prej tij dëgjohen tone kontradiktore. Spektri është i gjerë: nga premtimi, se ai si president i Shteteve të Bashkuara do t'i japë fund luftës së Ukrainës brenda një dite; tek kërcënimi, se do t'i ndalë komplet ndihmat për Ukrainën; dhe njoftimet, se do t'i japë Kievit më shumë se ka marrë ndonjëherë.

Sudha David-Wilp është më gjakftohtë dhe kujton mbështetjen mbipartiake për Ukrainën në SHBA, edhe pse mes republikanëve ka rënë entuziazmi për Ukrainën. Por ajo paralajmëron: "Pavarësisht, se kush fiton në nëntor, besoj se shumica e amerikanëve janë të mendimit, se Europa duhet të mbajë një pjesë më të madhe të barrës, nëse bëhet fjalë për ndihmën ushtarake dhe rindërtimin e Ukrainës, sepse vendi ndodhet në kontinentin europian."

Marrëdhënia me NATO-n. Në kryeqytetet europiane është rritur edhe shqetësimi për marrëdhënien e Trumpit me NATO-n. Gjatë mandatit të parë, Trump u bind me zor të mos e braktiste aleancën e mbrojtjes. Komisari për Tregun e Brendshëm të BE, Thierry Breton, e shtoi pasigurinë, kur para Parlamentit Europian rrëfeu këtë anekdotë: Sipas tij, Trump si president amerikan në vitin 2020 i ka thënë në një bisedë presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, se "nëse Europa sulmohet, ne nuk do të vijmë asnjëherë t'iu ndihmojmë dhe mbështesim". Trump nuk dha asnjëherë në katër vite siguri të plotë. Në janar, Trump tha lidhur me pyetjen, nëse në rast fitoreje do të mbështeste aleatët e NATO-s ushtarakisht, se "kjo varet, nëse na trajtojnë si duhet. Shikojeni kështu: NATO e ka shfrytëzuar vendin tonë. Vendet europiane kanë nxjerrë përfitimet e tyre nga kjo."

Për ekspertin e marrëdhënieve transatlantike, Josef Braml kjo i përshtatet qëndrimit aktual. "Trump e shikon Europën si armike. 'ata janë më të këqinj, se kinezët', është deklaratë origjinale e tij. Në këtë rend të ri botëror, ka vetëm një shans: Europa duhet të shfaqet si faktor i bashkuar!" Por si mund të arrihet ky unitet në korin europian me interesa të veçanta? "Tani duhet menduar në përmasa të mëdha, në Europë duhet të merren borxhe të përbashkëta, të mbështeten financiarisht shtetet e caktuara dhe atyre për këtë t'u vendosen kushte", thekson Braml.

Rrezikohet mburoja nukleare e Europës?

Për Braml borxhet e përbashkëta europiane kanë edhe një avnatazh tjetër: Me "paratë nga fondi i përbashkët i borxheve mund të arrijmë të forcojmë mbrojtjen e përbashkët. Aktualisht ne u paguajmë haraç amerikanëve. Për shembull blejmë nga SHBA avionë luftarakë amerikanë F35 me qëllim që të kemi edhe më tej pjesë në mburojën nukleare. Por cila është vlera e mburojës nukleare, nëse Trump hyn sërish në Shtëpinë e Bardhë? Ne duhet të përgatitemi tani dhe bashkë me Francën dhe Poloninë të biem dakord për bashkëpunim të zgjeruar ushtarak dhe ekonomik, që përfshin edhe vende të tjera europiane."

Por politikani i CDU, Hardt e sheh si jo realist skenarin që Trump të heqë dorë nga mbrojtja nukleare për Europën. Askush nuk e do një garë nukleare. Për Hardt armët atomike të Francës dhe Britanisë së Madhe janë të pamjaftueshme. Sipas Hardt, në fund të ditës do të duhet që ne të kontribuojmë në një masë të madhe financiare tek mbrojtja e përbashkët nukleare. Në fund vetëm një gjë dihet: Rizgjedhja e Donald Trumpit do të ishte një test stresi jo vetëm për marrëdhëniet transatlantike, por edhe për unitetin brenda Europës.

Marrë nga DW

donald trump gara presidenciale nju hampshire

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin