LIVE UPDATES
Bota

VOA: SHBA dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Sulmet kanë rritur shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni mbështet Izraelin në luftën kundër Hamasit dhe partnerin e saj evropian Ukrainën, në luftën kundër Rusisë.

24 January 2024, 18:34 Nga h.k
VOA: SHBA dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë
Foto ilustruese

LINDJA E MESME-Ushtria amerikane goditi të martën tre qendra në Irakun perëndimor, të përdorura nga grupi militant Kataib Hezbullah, që mbështetet nga Irani. Këto janë sulmet e fundit ndëshkuese ndaj grupeve militante në rajon, të cilat kanë sulmuar forcat amerikane në Irak dhe Siri më shumë se 150 herë që nga mesi i tetorit.

Sulmet kanë rritur shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni mbështet Izraelin në luftën kundër Hamasit dhe partnerin e saj evropian Ukrainën, në luftën kundër Rusisë.

Nga Iraku në Jemen, Shtetet e Bashkuara dhe Britania po sulmojnë grupet militante të mbështetura nga Irani.

Rebelët e grupit Houthi në Jemen kanë kryer mbi 30 sulme ndaj anijeve ndërkombëtare të mallrave në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit në përgjigje të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Megjithatë, objekt i këtyre sulmeve ishin shumë anije mallrash që nuk kishin lidhje me Izraelin.

Në shënjestër të sulmeve të kësaj jave në Jemen ishin depot e raketave dhe sistemet e lëshimit të tyre që ishin në gjendje gatishmërie për të goditur anijet e mallrave, thanë zyrtarët amerikanë.

“Qëllimi ynë i vetëm është krijimi i një mjedisi të sigurt për anijet ndërkombëtare të transportit të mallrave dhe ekuipazhin e tyre në Detin e Kuq”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder.

Komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës në rajon.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që të tërhiqen nga luftimet dhe të marrin parasysh pasojat e rënda që një konflikt rajonal do të kishte për njerëzit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tjerë po përpiqen të shmangin një konflikt rajonal, duke sulmuar grupet militante.

“Këto sulme kanë për qëllim të ulin tensionet përmes kufizimit të aftësive luftuese të këtyre grupeve militante. Sulmet nuk synojnë përshkallëzimin e konfliktit. Ato synojnë të shkatërrojnë aftësitë e palëve që duan t’i shkaktojnë dëme një pale tjetër”, thotë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.

“Është një gjë e mirë të thuhet se nuk duam një luftë rajonale dhe se po përpiqemi të shmangim një luftë rajonale. Por duket se ne jemi përfshirë në një luftë të tillë.”

Brad Bowman nga Instituti për Mbrojtjen e Demokracive thotë se ushtria amerikane nuk po godet me forcë të mjaftueshme grupet e mbështetura nga Irani.

“Ato vazhdimisht po bëjnë përpjekje për të vrarë amerikanë. Arsyet e vetme pse nuk kemi viktima në mesin e amerikanëve janë masat që kemi marrë për të mbrojtur veten dhe fati”, thotë ai.

Zoti Bowman thotë se në shënjestër të sulmeve amerikane nuk është agresori kryesor në rajon, Irani.

“Sa më shumë që flasim për grupin Houthi, Hamasin ose Hezbollahun, aq shumë bëhemi pjesë e strategjisë së Iranit, si një mjeshtër i përdorimit të këtyre grupeve. Ata na sulmojnë përmes këtyre grupeve dhe ne kundërpërgjigjemi duke i sulmuar ato, jo drejtuesin e tyre”, thotë ai.

Tensionet po rriten ndërsa Kongresi ende nuk ka arritur një marrëveshje mbi ndihmat ushtarake për Izraelin dhe Ukrainën, e cila po lufton me forcat pushtuese të Rusisë për gati dy vjet.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të martën drejtoi takimin e parë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që nga mbarimi i fondeve për Kievin të miratuara nga Kongresi. Ky grup synon të vazhdojë koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Ukraina do ta fitojë këtë luftë, por jo vetëm Ukraina por gjithë bota demokratike”, tha ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya në një konferencë shtypi në Nju Jork.

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë trajnimin në Arizona të pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16, me shpresën se kjo armë e re do t’i japë Ukrainës një avantazh në luftën kundër forcave ruse.

Një sulm ajror rus të martën shkaktoi vrasjen e disa njerëzve dhe plagosjen e rreth 50 të tjerëve.

lindja e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin