LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej 25% ndaj Indisë, rivalit historik të Islamabadit.

1 August 2025, 08:05 Nga r.ll
SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës
donald trump

SHBA- Presidenti Donald Trump tha se është arritur një marrëveshje me Pakistaninqë Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në zgjerimin e rezervave të naftës së Islamabadit. Pakistani thotë se marrëveshja do të ulë tarifat e SHBA-së për eksportet e tij.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka arritur një marrëveshje me Pakistanin që përfshin ndihmën e Uashingtonit për të zhvilluar rezervat e naftës të vendit të Azisë Jugore. "Sapo kemi arritur një marrëveshje me Pakistanin, sipas së cilës Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku për të zhvilluar rezervat e tyre të mëdha të naftës", shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.

Pakistani tha se marrëveshja do të rezultojë në tarifa më të ulëta për eksportet e tij në Shtetet e Bashkuara. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i vendit, Ishaq Dar, e konfirmoi marrëveshjen në një deklaratë.

"Pakistani po arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara", shkroi ai në platformën X, pa dhënë detaje të mëtejshme. Detajet e marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit mbeten të paqarta. Detajet e marrëveshjes, duke përfshirë normën e tarifave të dakorduara dhe rezervat e naftës për të cilat iu referua Trumpi, nuk u bënë të qarta menjëherë.

Trumpi nuk përmendi tarifa në njoftim

"Ne jemi në procesin e zgjedhjes së kompanisë së naftës që do të udhëheqë këtë partneritet", tha presidenti i SHBA-së. Në prill, Pakistani u përball me një rritje të mundshme prej 29% të tarifave të SHBA, e cila më pas u pezullua për 90 ditë për të lejuar negociata tregtare.

Të enjten, Ministri i Financave i Pakistanit, Mohammad Aurangzeb, tha se kishte zhvilluar takime me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington dhe e quajti marrëveshjen një "fitore për të dyja palët" si për vendin e tij, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

Aurangzeb po viziton kryeqytetin e SHBA për herë të dytë brenda dy javësh për atë që ai e quajti fazën përfundimtare të negociatave mbi një marrëveshje tarifore.

"Nga perspektiva jonë, kjo ka qenë gjithmonë për më shumë sesa një imperativ i menjëhershëm komercial, dhe objektivi i saj ishte, dhe mbetet, që tregtia dhe investimet ecin paralalelisht", tha ai në një video të publikuar nga Ministria e Financave e Pakistanit.

Tarifa prej 25% ndaj Indisë

Ky zhvillim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Uashingtoni vendosi tarifa prej 25% ndaj Indisë, rivalit historik të Islamabadit.

Shtetet e Bashkuara vendosën këto tarifa dhe sanksione të tjera financiare, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht, për tregtinë midis Indisë dhe Rusisë, pavarësisht luftës që vazhdon në Ukrainë. Të mërkurën, Trumpi kritikoi ekonomitë ruse dhe indiane, duke shtuar se kjo e fundit kishte një nga tarifat më të larta në botë.

"Nuk më intereson se çfarë bën India me Rusinë. Ata mund t'i fundosin ekonomitë e tyre që po vdesin së bashku, nuk më intereson.

Ne kemi shumë pak tregti me Indinë; tarifat e tyre janë shumë të larta, ndër më të lartat në botë", tha ai. Ndërsa njoftoi partneritetin e naftës me Pakistanin, presidenti amerikan sugjeroi gjithashtu se Islamabadi mund t'i shesë naftë New Delhit "një ditë".

"Kush e di, ndoshta një ditë do t'i shesin naftë Indisë!”, shkroi Trumpi./DW

donald trump shba pakistani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin