1 January 2024, 20:00
Nga h.k
SHBA
SHBA-Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts kërkoi vetpërmbajtje nga strukturat e zbatimit të ligjit në përdorimin e Inteligjencës Artificiale përmes raportit të fundvitit prej 13 faqesh. Raporti po vlerësohet nga mediat amerikane si me qëndrime të dyfishta pasi zoti Roberts nuk u shpreh në tërësi as pro e as kundër përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Ai tha se kjo teknologji ka potencialin për shembull të ndihmojë gjykatat në zgjidhjen e rasteve më shpejt dhe me më pak kosto. Por, zoti Roberts vuri në dukje gjithashtu shqetësimet rreth privatësisë dhe faktin që kjo teknologji e re ende nuk e ka nivel e gjykimit njerëzor.
Ai parashikon që gjyqtarët njerëzorë nuk do të zëvendësohen së shpejti nga teknologjia, por, shton se, “me të njëjtin besim parashikoj se puna, veçanërisht kur bëhet fjalë për proceset gjyqësore, do të ndikohen ndjeshëm nga Inteligjenca Artificiale. Për këtë ai thekson se “çdo përdorim kërkon kujdes dhe vetëpërmbajtje”.
Komenti i Kryetarit të Gjykatës së Lartë vlerësohet si diskutimi më domethënës deri më sot për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në ligj dhe përkon me një numër gjykatash më të ulëta që po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyrën më të mirë për t'u përshtatur me një teknologji të re të me aftësi të jashtëzakonshme, por që gjithashtu ka treguar prirje për të gjeneruar përmbajtje fiktive që këtu quhen “halucinacione”.
Zoti Roberts përmendi një rast ku të ashtuquajturat halucinacionet e Inteligjencës Artificiale kishin nxitur avokatët të citonin raste që nuk kanë ndodhur asnjëherë në dokumentet e gjykatës.
Ai nuk e përmendi se për cilin rast bëhet fjalë, por mediat me shpejtësi kujtuan rastin e javës së kaluar kur Michael Cohen, ish avokati i Donald Trumpit, ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, e kishte pranuar se ai gabimisht iu kishte dhënë avokatëve citate false që kishin arritur të bëhen pjesë e dokumentacionit që ishte pranuar nga Gjykata.
Një rregull i ri i propozuar nga një gjykatë federale në Nju Orlins do t'u kërkonte avokatëve të vërtetojnë se ata nuk janë mbështetur tek programet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT apo OpenAI, për të hartuar përmbledhjet apo se njerëzit kanë rishikuar saktësinë e një teksti të krijuar nga kjo teknologji në dosjet e tyre gjyqësore./VOA
inteligjenca artificiale
Bota
1 January 2024, 19:20
h.k
Whatsupp
TIRANË-WhatsApp sjell surpriza të reja për të gjithë abonentët e saj të cilat kanë pritur prej kohësh...
Bota
1 January 2024, 19:02
h.k
Foto ilustruese
KOPENHAGEN-Danezëve iu bë një surprizë në natën e Vitit të Ri, ndërsa Mbretëresha Margrethe II...
Bota
1 January 2024, 18:42
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Shqetësimi se nata e Vitit të Ri mund të bëhej sërish e dhunshme ishte i madh, sidomos në ...
Bota
1 January 2024, 18:12
h.k
Joseph Borrell
BRUKSEL- Josep Borrell, shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, e ka quajtur vendim historik, liberalizimin ...
Bota
1 January 2024, 17:40
h.k
Giorgia Meloni
ITALI-Një gazetë italiane e krahut të djathtë provokoi një protestë pasi e shpalli kryeministren e par&eu...
Bota
1 January 2024, 17:01
h.k
Anna Possi
ITALI-Kur mendoni për një banakiere apo kamariere, shpesh herë të vjen ndër mend një i ri ose e re, mirëpo n&...
Bota
1 January 2024, 16:32
h.k
Jakup Krasniqi
KOSOVA-Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, që tashmë ndodhet në Hagë, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlind...
Bota
1 January 2024, 16:10
h.k
Kim Jong
KOREJA E VERIUT-Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se ushtria e tij “duhet t’i asgjësojë tërësi...
Bota
1 January 2024, 15:33
h.k
Papa
ITALI-Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, teksa foli për Italinë, shtet që po tenton të largohet nga një...
Bota
1 January 2024, 14:55
h.k
Foto ilustruese
UKRAINA-Rusia dhe Ukraina raportuan sulme vdekjeprurëse të hënën, ndërsa të dyja palët kryen bombardime ...