Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se takimi u mbajt me kërkesë të Witkoffit dhe se Teherani u pajtua për takimin me qëllim që të shpaloste kushtet për rihapjen e rrugës ujore me rëndësi strategjike.
I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, tha se pala amerikane ka zhvilluar bisedime me delegacionin iranian, përmes ndërmjetësve, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Bisedimet u konfirmuan edhe nga kryediplomati iranian, Abbas Araqchi.
“Sot, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ne u angazhuam në bisedime të gjata me delegacionin iranian, përmes ndërmjetësve, të cilët lëvizën mes dy palëve gjatë gjithë ditës. Ata me sukses përfunduan një rund diskutimesh që ne shpresojmë se do të rezultojnë konstruktive dhe premtuese. Ndërmjetësit po vazhdojnë punën e tyre”, shkroi Witkoff në X në orët e para të 23 shtatorit.
Paraprakisht, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se është takuar me të dërguarin amerikan, Witkoff, më 22 shtator në margjinat e Asamblesë së OKB-së, duke theksuar se Teherani ka paraqitur kushtet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, raportoi media shtetërore iraniane.
Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se takimi u mbajt me kërkesë të Witkoffit dhe se Teherani u pajtua për takimin me qëllim që të shpaloste kushtet për rihapjen e rrugës ujore me rëndësi strategjike.
Sipas transmetuesit IRIB, këto kushte përfshijnë heqjen e menjëhershme të bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, zhbllokimin e aseteve të ngrira iraniane dhe përfundimin e luftimeve në ato që Teherani i quan frontet e “rezistencës” – referencë për konfliktet ku përfshihen grupet në rajon që janë të rreshtuara me Iranin.
Bisedimet vijnë në kohën kur Teherani dhe Uashingtoni po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit te diplomacia, mes konfliktit të tyre që po zgjatëprej muajsh dhe tensioneve rreth Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyç për transportin global të naftës dhe gazit.
Një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters më 22 shtator se Irani mund ta rihapte ngushticën për transportin detar drejt vendeve të Gjirit brenda shtatë ditësh, nëse Uashingtoni do ta lehtësonte presionin ushtarak dhe do ta hiqte bllokadën ndaj porteve iraniane.
Teherani më herët ia kishte përcjellë Uashingtonit propozimin e tij të fundit përmes ndërmjetësve, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters.
Bisedimet vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, në adresimin e tij në OKB më 22 shtator paralajmëroi se mund ta “asgjësoj Republikën Islamike” nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.
Trump, megjithatë, tha se beson që Uashingtoni dhe Teherani do të arrijnë një marrëveshje pas zgjedhjeve amerikane të mesmandatit që mbahen në nëntor./REL
Elon Musk SHBA- Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka vlerësuar publikisht presidentin kinez Xi Jinping, duke e cilësuar atë si nj&eu...
Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping, në Pekin më 15 maj 2026 KINË- Në prag t&eum...
Zhang Youxia SHBA- Dy nga oficerët më të lartë ushtarakë të Kinës po përballen me akuza për korrupsion dhe mos...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se pret që administrata e tij të arrijë një marrëveshje paqeje me Ir...
Alexander Lukashenko BJELLORUSIA- Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko deklaroi se vendi i tij nuk disponon sasi të mjaftueshme potase për ...
Antonio Guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalimin e tij të fundit para Asamblesë s&eum...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, foli...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, me mbërritjen në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i ka dërgua...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombev...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump është i gatshëm të takohet me zyrtarë iranianë gjatë qëndrimit...