23 January 2024, 08:15
Nga I.A
Sulmet
JEMEN- Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer sulme të reja ajrore kundër shënjestrave të rebelëve të Huthëve në Jemen. Pentagoni ka thënë se në sulmet e së hënës janë shënjestruar tetë pika, përfshirë një qendër nëntokësore për rezerva dhe qendrat e nisjes dhe vëzhgimit të sistemeve raketore.
Rebelët e Huthëve, të mbështetur prej Iranit, kanë shënjestruar anijet komerciale, që besojnë se janë të lidhura me Izraelin dhe Perëndimin, gjatë kalimit të tyre në Detin e Kuq. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë thënë se po tentojnë të mbrojnë “qarkullim e lirë të mallrave”.
Kjo është vala e tetë e sulmeve të SHBA-së kundër shënjestrave të rebelëve Huthi në Jemen, ndërsa i dyti në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar. Për sulmet e fundit, në deklaratë është thënë se ka pasur koordinim edhe me Australianë, Bahrejnin, Kanadanë dhe Holandën.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, i ka përshkruar sulmet si “vetëmbrojtje” kundër “sulmeve të patolerueshme” të rebelëve Huthi ndaj anijeve komerciale. Pavarësisht sulmeve paraprake, rebelët e Huthëve – të cilët furnizohen, trajnohen dhe këshillohen prej Iranit - vazhdojnë sulmet ndaj anijeve.
Rebelët deklarojnë se i kanë nisur sulmet si përgjigje ndaj ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë.
Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit më 7 tetor 2023, pak pasi grupi ka kryer sulme vdekjeprurëse në tokën e tij, duke i lënë rreth 1.200 njerëz të vrarë. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë janë vrarë mbi 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Marrë nga REL
huthi rebelët huthi
Bota
22 January 2024, 22:26
r.ll
alice weidel
GJERMANI- Partia "Alternativa për Gjermaninë" (AfD) ka paralajmëruar një referendum për largimin e Gjermanisë ng...
Bota
22 January 2024, 22:07
r.ll
viktima dhe autoret
KOSOVË- Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja e rëndë pak metra larg...
Bota
22 January 2024, 21:59
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Pothuajse e gjithë popullata e Rripit të Gazës po përballet me një krizë humanitare, thonë organiz...
Bota
22 January 2024, 21:51
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Shumë përdorues janë ankuar javët e fundit se YouTube është ngadalësuar dhe videot po ngarkohen ng...
Bota
22 January 2024, 21:39
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një 73-vjeçar pësoi një atak në zemër teksa ishte në një aeroplan që ishte ...
Bota
22 January 2024, 21:35
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Gara paraprake në kuadër të zgjedhjeve presidenciale amerikane do të zhvendoset të martën në shtet...
Bota
22 January 2024, 21:23
h.k
Foto ilustruese
UKRAINË-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shënoi Ditën e Unitetit të Ukrainës me prezantimin e një pr...
Bota
22 January 2024, 21:19
h.k
SHBA-Sëmundja e një anëtari të jurisë me Covid detyroi një shtyrje të minutës së fundit të hënën t&e...
Bota
22 January 2024, 21:15
h.k
Foto ilustruese
KINË-Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh ka goditur në zonën përgjatë kufirit mes Kinës...
Bota
22 January 2024, 21:04
r.ll
pamje nga operacioni
KOLUMBI- Një gjysmë-nëndetëse që mbante pothuajse 800 kg kokainë, të ndarë në pako të...