19 March 2024, 10:46
Nga M.B
Një avion luftarak amerikan në Detin e Kuq
LINDJE E MESME- Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar shtatë raketa dhe tre dronë në zonat në Jemen që kontrollohen nga rebelët e Huthit, të cilat tha se paraqisnin rrezik për anijet tregtare dhe ato të Marinës amerikane. Rebelët e Huthit, që mbështeten nga Irani, që nga nëntori po sulmojnë anijet në Detin e Kuq, për siç kanë thënë, në shenjë solidariteti me palestinezët pas nisjes së luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së vepruan “në vetëmbrojtje” kur u përfshin dhe shkatërruan raketa dhe dronë, por edhe tre kontejnerë me armë në zonat e kontrolluara nga Huthët, tha komanda përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.
“U përcaktua se këto armë paraqisnin rrezik të menjëhershëm për anijet tregtare dhe ato të Marinës amerikane që gjenden në rajon. Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lëvizjes dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për Marinën amerikane dhe anijet tregtare”, tha Komanda Qendrore amerikane.
Sulmet e Huthëve kanë detyruar anijet që kalojnë përmes rrugës kyçe tregtare në Detin e Kuq, që të ndryshojnë rrugëtimin e tyre, duke rritur kostot, në mënyrë që të shmangin sulmet. SHBA-ja dhe Britania kanë kryer sulme të vazhdueshme ndaj caqeve të rebelëve të Huthit në Jemen në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve./ REL
shba houthi
Bota
19 March 2024, 10:20
S.B
foto nga parku
HOLANDË- Një park lojërash rrëqethës është lënë i braktisur për më shumë se...
Bota
19 March 2024, 09:11
M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë së fundi një paralajmërim...
Bota
19 March 2024, 08:53
M.B
Foto ilustruese
AZIA- Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para t&e...
Bota
19 March 2024, 08:47
M.B
Kim Jong Un, duke vëzhguar lëshimin e një rakete lundruese nga një nëndetëse. 28 janar 2024.
KOERA E VERIUT- Lideri i Kores&e...
Bota
19 March 2024, 08:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Mbrëmejen e 1 marsit punonjësit e një minimarketi 7-Eleven në Denver, të SHBA-ve, pëjetu...
Bota
19 March 2024, 07:58
M.B
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se vizita që do të zhvillojë në Li...
Bota
19 March 2024, 07:43
M.B
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një takimi me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së ...
Bota
19 March 2024, 07:30
M.B
Donald Trump
SHBA- Një gjykatës hodhi poshtë të hënën një kërkesë të ish-presidentit Donald Trump pë...
Bota
19 March 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraeli goditi të martën në orët e para të mëngjesit me raketa drejt disa objektivave ushtara...
Bota
18 March 2024, 22:47
E. D
GJERMANI- Goditja energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës ka çuar në kolapsin më të madh të standardeve të je...