LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Ukraina po përgatitet për një ofensivë kundër Rusisë

Cindy Saine, pas takimit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin paralajmëroi se Ukraina mund të nisë një ofensivë kundër Rusisë në pranverë dhe se aleatët do sigurohen që Kievi të ketë përkrahjen e nevojshme për këtë.

15 February 2023, 16:41 Nga k.m.
SHBA: Ukraina po përgatitet për një ofensivë kundër
Foto ilustruese

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të merkurën në Bruksel se ministrat evropianë të mbrojtjes po diskutojnë mënyrat për të rritur shpenzimet e mbrojtjes si reagim ndaj agresionit rus në Ukrainë. Mbrëmjen e së martës po në Bruksel u zhvillua edhe takimi i Grupit të Kontaktit për Ukrainën që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, pas takimit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin paralajmëroi se Ukraina mund të nisë një ofensivë kundër Rusisë në pranverë dhe se aleatët do sigurohen që Kievi të ketë përkrahjen e nevojshme për këtë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se Evropa po rrit shpenzimet e mbrojtjes për shkak të agresionit rus në Ukrainë, që ai e quajti “kriza më e madhe e sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Ne po forcojmë mbrojtjen tonë, duke vendosur 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të aleancës me mjete të konsiderueshme ajrore dhe detare. Ne do dyfishojmë numrin e grupeve luftarake nga katër në tetë. Do të miratojmë udhëzimin e ri politik për planifikimin e mbrojtjes. Ky do të jetë ndryshimi kyç për vitet e ardhshme, për tu siguruar që ne kemi aftësitë e nevojshme për mbrojtjen tonë”, tha Stoltenberg.

Grupi i Kontaktit i Ukrainës i udhëhequr nga SHBA-të u takua një ditë më parë në Bruksel. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pasi ofroi garanci se përkrahja për Ukrainën do të vazhdojë, paralajmëroi se Kievi po përgatitet për një ofensivë të re në pranverë.

“Ajo që Ukraina dëshiron të bëjë në momentin e parë të mundshëm është të krijojë kushte në fushën e betejës që të vazhdojnë të jenë në favor të saj. Ne presim që ata të kryejnë një ofensivë në pranverë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Austin tha se 54 vendet anëtare të grupit do të bëjnë gjithçka që munden për të dërguar armët që i nevojiten Kievit, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj. Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi disa imazhe të hënën, duke thënë se ato tregojnë artileri dhe njësi të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Sekretari Austin tha Rusia po dërgon njësi të shumta në Ukrainë, por shumë prej tyre nuk janë të pajisur, apo trajnuar mirë. Shefi i Shtatmadhorisë të ushtrisë amerikane, Gjenerali Mark Milley vuri në dukje se Rusia po vazhdon sulmin në rajonin e Donbasit të Ukrainës.

“Ata po sulmojnë Donbasin. Përparimi i tyre është i ngadalshëm. Po bëjnë luftë rrënuese. Ata po shënojnë humbje të mëdha. Morali i tyre nuk është i lartë dhe po përballen me shumë probleme. Megjithatë, kanë shumë trupa në betejë”, tha shefi i Shtatmadhorisë, Mark Milley.

Ushtria ruse tha të hënën se “njësi vullnetare sulmi”, me mbështetjen e forcave ruse, kanë kapur një fshat në veri të Bakhmutit. Ukraina ka pranuar se situata është “e vështirë” rreth qytetit lindor ku po zhvillohen luftime të ashpra. Ukraina ka kërkuar avionë luftarakë nga perëndimi, por Sekretari Austin tha se nuk ka një lajm të ri për këtë. Ai shtoi se SHBA-ja nuk e ka penguar Poloninë apo ndonjë vend tjetër t’i ofrojë avionët e vet, duke vënë në dukje se vendimi do të varet nga çdo vend individualisht./VOA

shba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin