LIVE UPDATES
Bota

SHBA/ Zbulimi amerikan paralajmëron votuesit për përpjekjet e huaja për ndikim tek zgjedhjet

Vlerësimi i fundit nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, i bërë publik të hënën, vjen vetëm 29 ditë përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, ku amerikanët do të hedhin votën për presidentin e ardhshëm dhe për gara të tjera në nivel qendror dhe lokal.

8 October 2024, 21:59 Nga M.B
SHBA/ Zbulimi amerikan paralajmëron votuesit për përpjekjet e
Foto ilustruese

SHBA- Votuesit amerikanë ka gjasa të përballen me një valë dezinformatash dhe fushatash drejtuar ndaj tyre, të ndërmarra nga kundërshtarët e SHBA-së që synojnë, sipas zyrtarëve të lartë të zbulimit amerikan, të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe të hedhin dyshime mbi vetë procesin.

Vlerësimi i fundit nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, i bërë publik të hënën, vjen vetëm 29 ditë përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, ku amerikanët do të hedhin votën për presidentin e ardhshëm dhe për gara të tjera në nivel qendror dhe lokal.

"Vazhdojmë të shohim aktorë që intensifikojnë aktivitetet e tyre ndërsa i afrohemi ditës së zgjedhjeve," tha një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan, duke folur për gazetarët në kushte anonimiteti.

Ai thotë se zgjedhjet vetë mund të jenë vetëm pika e fillimit.

"Komuniteti i zbulimit parashikon që aktorët e huaj të vazhdojnë fushatat e tyre, duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e rezultateve të zgjedhjeve pas mbylljes së qendrave të votimit," shtoi zyrtari.

Një tjetër zyrtar i zbulimit amerikan paralajmëroi se ritmi i përpjekjeve të tilla për ndikim, veçanërisht ndaj garave dhe ekipeve të fushatave të caktuara, është përshpejtuar.

"Kemi pasur një rritje më shumë se trefish," tha zyrtari.

Agjencitë e zbulimit paralajmërojnë gjithashtu se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara ka gjasa të shfrytëzojnë dëmet e shkaktuara nga uragani Helene dhe dëmet që mund të shkaktojë uragani Milton, për të amplifikuar dhe përforcuar teoritë e konspiracionit që synojnë të minojnë besimin tek rezultatet e zgjedhjeve.

"Ne parashikojmë që vendet e huaja të përfitojnë nga situata të tilla dhe të nxisin një retorikë të mëtejshme përçarëse", tha zyrtari.

Vlerësimi i së hënës pason një sërë paralajmërimesh të mëparshme publike në lidhje me përpjekjet e huaja për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Zyrtarët amerikanë thanë të hënën se Rusia, Irani dhe Kina vazhdojnë të jenë përgjegjëse për shumicën e përpjekjeve për të ndikuar tek votuesit amerikanë. Ata thonë se Rusia vazhdon të zhvillojë fushata ndikimi që synojnë të rrisin shanset e ish-presidentit të SHBA dhe kandidatit republikan për president Donald Trump, ndërkohë që përpiqet të dëmtojë fushatën e kandidates demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.

Përpjekjet e Iranit vazhdojnë të synojnë të ndihmojnë zonjën Harris duke dëmtuar zotin Trump, thanë ata, duke vënë në dukje veprimet e vazhdueshme kundër fushatës së kandidatit republikan, të cilat implikojnë tre operativë që punojnë për Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Në shënjestër edhe garat shtetërore dhe lokale

Agjencitë e zbulimit amerikan vlerësojnë se Kina nuk është implikuar në fushatën presidenciale të SHBA-së, duke u përqendruar tek përpjekjet për ndikim tek kandidatët shtetërorë dhe lokalë të perceptuar si të dëmshëm për interesat e Pekinit, veçanërisht ata që shprehin mbështetje për Tajvanin. Por vlerësimi i fundit publik tregon disa ndryshime.

Zyrtarët e zbulimit amerikan paralajmëruan të hënën se Rusia dhe Kuba i janë bashkuar Kinës, duke vënë në shënjestër garat e Kongresit, ato për zyrtarë të shteteve dhe lokalë.

“Moska po përdor një gamë të gjerë aktorësh në një përpjekje për të ndikuar në garat e Kongresit, veçanërisht për të inkurajuar publikun amerikan që të kundërshtojë politikat dhe politikanët pro-ukrainas”, tha zyrtari i zbulimit.

"Havana pothuajse me siguri ka konsideruar mundësinë për të ndërmarrë fushata për të ushtruar ndikimi lidhur me disa kandidatë. Kjo është në përputhje me atë që ata kanë bërë në zgjedhjet e kaluara", shtoi zyrtari.

Rusia, Kina dhe Irani kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat e mëparshme të SHBA-së për ndërhyrje në zgjedhje. Rusia, Irani dhe Kuba ende nuk u janë përgjigjur kërkesave të Zërit të Amerikës për koment mbi vlerësimin e fundit.

Kina të hënën vonë përsëri hodhi poshtë shqetësimet e SHBA-së.

"Kina nuk ka interes për zgjedhjet e Kongresit të SHBA-së dhe ne nuk kemi asnjë synim dhe nuk do të ndërhyjmë në to," i tha Zërit të Amerikës në një email Liu Pengyu, zëdhënësi i Ambasadës Kineze në Uashington.

Por vlerësimet e zbulimit amerikan përputhen me shqetësimet e shprehura nga disa ligjvënës dhe kompani private të teknologjisë.

"48 orët pas mbylljes së qendrave të votimit, veçanërisht nëse kemi zgjedhje me rezultat aq të ngushtë sa ç’parashikohet, mund të jenë po aq të rëndësishme madje ndosjta më të rëndësishme për sa i përket përhapjes së informacionit të rremë, dezinformimit dhe minimit të demokracisë sonë," tha Mark Warner, kryetar i Komisionit të Zbulimit të Senatit, gjatë një seance muajin e kaluar.

Presidenti i Microsoft-it Brad Smith, i cili ka paralajmëruar se momentet më të rrezikshme mund jenë 48 orët para zgjedhjeve në SHBA, tha se rritja e përpjekjeve kibernetike nga Rusia dhe Irani është e pamohueshme.

"Po shohim aktivitet të fuqishëm," tha zoti Smith në një konferencë kibernetike muajin e kaluar. "Po shohim se iranianët me të vërtetë duan të vënë në shënjestër Partinë Republikane në fushatën e zotit Trump," tha ai. "Po shohim se rusët kanë në shënjestër Partinë Demokrate dhe tani fushatën e zonjës Harris."

Dhe është e paqartë se sa efektive kanë qenë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të frenuar numrin në rritje të përpjekjeve për ndikim të huaj.

Muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Drejtësisë kapi 32 adresa interneti të përdorura nga kompanitë e lidhura me Moskën për të përhapur dezinformata. Në të njëjtën kohë, Departamenti paditi punonjësit e medias RT të kontrolluar nga shteti në lidhje me një komplot për të përhapur propagandë ruse përmes një kompanie mediatike me bazë në SHBA.

Zyrtarët e zbulimit amerikan megjithatë thanë të hënën se taktika të tilla nuk bëhen më vetëm nga Kremlin.

"Aktorët e ndikimit të huaj po përmirësojnë aftësitë për të fshehur përpjekjet e tyre dhe për të përdorur amerikanët për ta bërë një gjë të tillë," tha një nga zyrtarët e zbulimit amerikan.

"Vendet e huaja e kuptojnë se amerikanët kanë më shumë gjasa të besojnë amerikanët e tjerë sesa përmbajtje që ka sinjalet e qarta të propagandës së huaj", tha zyrtari.

Senatori demokrat nga Arizona, Mark Kelly tha në një intervistë për rrjetin CBS të dielën se mediat sociale janë të mbushura me identitete të rreme të krijuar nga kundërshtarët e SHBA.

“Nëse sheh përmbajtje në Twitter, në TikTok, në Facebook, në Instagram dhe janë të natyrës politike, ka 20-30 për qind shans që ato dhe komentet për to, vijnë nga një prej këtyre tre vendeve: Rusia, Irani, Kina”, tha ai. “Kjo nuk do të marrë fund më 5 nëntor”.

shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin