LIVE UPDATES
Bota

SHBA, zgjedhjet për Kongresin dhe pritshmëritë

Aktualisht Kongresi kontrollohet nga demokratët, me një diferencë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve dhe me një Senat të ndarë në mënyrë të barabartë 50 me 50. Anketat parashikojnë që balanca e pushtetit pas 8 nëntorit të ndryshojë në favor të republikanëve.

7 November 2022, 20:35 Nga d.a.
SHBA, zgjedhjet për Kongresin dhe pritshmëritë
Shtepia e Bardhe

SHBA- Nesër më 8 nëntor në Shtetet e Bashkuara mbahen zgjedhjet për Kongresin. Amerikanët do të votojnë për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe për 35 nga 100 vendet e Senatit. Po nesër votohet edhe për 36 guvernatorë shtetesh, si dhe për qindra zyrtarë të tjerë lokalë në mbarë vendin. Deri tani kanë votuar mbi 40 milionë amerikanë, në një proces votimi të hershëm, një pjesëmarrje kjo më e lartë krahasuar me të njëtën periudhë të zgjedhjeve për Kongresin të vitit 2018.

Aktualisht Kongresi kontrollohet nga demokratët, me një diferencë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve dhe me një Senat të ndarë në mënyrë të barabartë 50 me 50. Anketat parashikojnë që balanca e pushtetit pas 8 nëntorit të ndryshojë në favor të republikanëve. Ajo që nuk është e qartë është se sa e thellë do të jetë fitorja e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Atyre u duhet fitorja e një shifre neto prej 5 vendesh për të fituar shumicën, por ka parashikime që republikanët mund të fitojnë deri 25 vende më shumë, çka do të përbënte një fitore të thellë.

Për kontrollin e Senatit, gara do të jetë më e fortë dhe duket se do të varet nga disa gara të veçanta si ato në Pensilvani, Xhorxhia, Nevada, Arizona dhe Uiskonsin. Sot demokratët e kontrollojnë Senatin vetëm falë votës së nënpresidentes Kamala Harris. Historikisht, partia që kontrollon Shtëpinë e Bardhë, përson humbje në zgjedhje për Kongres, që përkojnë me mesin e mandatit të presidentit. Këtë vit duket se faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë tek votuesit janë problemet ekonominë, si inflacioni i lartë, problemet që kanë të bëjnë me kriminalitetin, apo dhe niveli i ulët i mbështetjejes, që gëzon Presidenti Joe Biden. Aktualisht vetëm 40% e votuesve thonë se mbështesin punën që ai po bën si president. Megjithatë demokratët shpresojnë që reagimi i votuesve për çështje të tilla si aborti, apo rreziku që i kanoset demokracisë, insitucionit të votës së lirë që është përballuar me sfida të forta që pas zgjedhjeve të 2020, do t’i ndihmojë shanset e tyre, siç u shpreh dje Senatori Demokrat Cory Booker.

“Edhe pse ekonomia jonë po paraqet probleme, njerëzit do të mendojnë dhe thonë: një minutë: kjo është partia që po përpiqet të mbrojë sindikatat. Kjo është partia që u sigurua për të ulur koston e ilaçeve me recetë dhe për të ulur koston e kujdesit shëndetësor. Në fund të fundit, kjo është partia, që po përpiqet të mbrojë liritë themelore si e drejta për të vendosur vetë mbi trupin tënd. Pra, mendoj se ky është një sezon i vështirë zgjedhor, por shoh gjithësesi një mundësi për ruajtur kontrollin e Senatit", thotë senatori demokrat Cory Booker.

Disa kandidatë republikanë kanë vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve duke u kapur pas pretendimeve të rreme të ish-presidentit Donald Trump për manipulim të zgjedhjeve të 2020. Ndaj organizata si ‘Qendra Carter’ në Atlanta, themeluar nga ish-presidenti Jimmy Carter dhe bashkëshortja e tij, Rosalynn, po përgatisin vëzhgues jopartiakë për zgjedhjet në kontenë Fulton të Xhorxhias, një shtet ku gara për një vend në Senat paraqitet tejet e ngushtë.

Kandidati demokrat, pastori Raphael Warnock, përballet me republikanin dhe ish-futbollistin Herschel Walker.

“Amerikanët, kanë filluar të kenë më pak besim tek zgjedhjet. Ka më pak besim nga ana e publikut, ndaj ne i shohim vëzhguesit jopartiak si një hap mes shumë të tjerash që kontribuon në më shumë mirëkuptimim e besim tek procesi zgjedhore”, thotë David Carroll, përfaqësues i qendrës Carter.

Në Pensilvani, demokratët duket se e kanë humbur avantazhin që kishin prej disa muajsh në garën për në Senat mes kandidatit demokrat John Fetterman dhe personalitetit televiziv të njohur, mjekut Mehmet Oz, që gëzon mbështetjen e ish- Presidenti Trump. Gara mes tyre paraqitet tashmë e ngushtë.

Republikanët synojnë të marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit dhe të detyrojnë presidentin Biden të ndryshojë përparësitë e presidencës së tij.

“Kjo do të jetë një thirrje për zgjim për Presidentin Biden dhe shpresoj që ai t'i përgjigjet, sepse ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit ka shkaktuar vërtet shumë probleme në Amerikë. Shpresoj që Presidenti Biden të shohë atë që amerikanët do t'i thonë të martën, e cila do të jetë: "Nuk jemi të lumtur dhe ne kemi nevojë për një axhendë tjetër", Mendoj se një Dhomë e Përfaqësuesve e një Senat udhëhequr nga republikanët do të punojnë për të përmbushur premtimet e bëra dhe shpresoj që Joe Biden-i ta dëgjojë këtë”, thotë governatori republikan i Virxhinias Glenn Youngkin.

Të gjitha sinjalet tregojnë se republikanët do të sigurojnë një avatazh të madh martën, por ajo çka mbetet për t’u parë është nëse bëhet fjalë për një fitore të vogël, apo të thellë.

Zgjedhjet për Kongresin dhe ndikimi tek zgjedhjet presidenciale të votit 2024

Në një mënyra a tjetër, këto zgjedhje do të kenë ndikim tek zgjedhjet presidenciale. Një rezultat i dobët për demokratët mund të minonte argumentet e Presidentit Biden për një mandat të dytë. Pse ai e meriton të rikandidojë, çfarë mund të jepte më shumë kur sondazhet vetë edhe në mesin e demokratëve nuk e kanë favorizuar atë për një mandat të dytë, shtuar këtu edhe kriterin e moshës, së shpejti ai do të jetë 80 vjeç.

Një natë e mirë për republikanët nga ana tjetër do të shfrytëzohej me siguri të plotë nga zoti Trump si dëshmi e fuqisë së tij politike, e që do t’i shërbente të shpallte kandimin për herë të tretë për Shtëpinë e Bardhë. Gjë që ai nuk e ka përjashtuar. Ndërsa në kampin demokrat, nuk kemi dëgjuar të përmendet asnjë emër tjetër përveçse ai i presidetit Biden, në kampin republikan, rezultatet në zgjedhjet për Kongresin do t’u shtrojnë rrugën edhe disa kandididatëve të tjerë.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, po shqyrton gjithashtu mundësinë për të kandiduar më 2024, pavarësisht nëse zoti Trump kandidon ose jo. Dukshëm mes të dyve ka tension, dhe kjo u vu re edhe në tubimet elektorale dje në Florida, ku të dy, shmangën njëri-tjetrin duke marrë pjesë në dy tubime të ndryshme. Por deri në 2024 ka ende shumë kohë dhe gjërat mund të ndryshojnë. Gara e nesërme për Kongresin është nga më të rëndësishmet dhe me më shumë ndikim për zhvillimet e ardhme politike në Shtetet e Bashkuara./VOA/

shtepia e bardhe zgjedhjet afatmesme ne shba glenn youngkin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin