3 February 2025, 17:20
Nga N.F
Kaja Kallas
KOSOVË- Shefja e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se normalizimi i plotë i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është “rruga e vetme” që këto shtete t’i bashkohen bllokut. Në një postim në Twitter, Kallas, e cila është ndërmjetëse e dialogut, ka mirëpritur emërimin e Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Edhe në të kaluarën, BE-ja ka thënë se rruga e palëve drejt bllokut është e kushtëzuar me normalizimin e raporteve. Sorensen ka nisur mandatin e tij më 1 shkurt, pasi mori konfirmimin nga ministrat e Jashtëm të BE-së dhe ambasadorët. Ai në këtë post do të zëvendësojë Mirosllav Lajçakun.
“Faleminderit Mirosllav Lajçak për përpjekjet tuaja. Puna e bërë do të shërbejë si bazë për riangazhim”, ka shkruar Kallas në X.
Diplomati nga Danimarka, Sorensen do të merret vetëm me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit, sikurse paraardhësi i tij. Procesi i dialogut ka nisur më 2011 dhe synon normalizimin e plotë të raporteve. Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një kompromis ku asnjëra palë nuk do të ishte fituese absolute apo humbëse absolute.
Gjatë mandatit pesëvjeçar të Lajçakut, palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. Marrëveshja, që ende nuk ka nisur të zbatohet, nuk është nënshkruar, por BE-ja ka thënë se është obligative për Kosovën dhe Serbinë./ REL
kaja kallas be kosove serbi
Bota
3 February 2025, 17:05
N.F
Musk
SHBA- Miliarderi amerikan, Elon Musk së fundmi ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump ra dakord që Agjencia Amerikane pë...
Bota
3 February 2025, 17:07
r.ll
donald trump, claudia sheinbaum
SHBA- Presidenti Donald Trump ka rënë dakord të pezullojë për një muajt tarifa ndaj Meksik&eu...
Bota
3 February 2025, 16:41
N.F
Francois Bayrou
FRANCË- E majta ekstreme në Francë ka deklaruar se do të paraqesë mocionin e mosbesimit, që ka të ngjar&...
Bota
3 February 2025, 16:21
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Administrata e Presidentit Trump vazhdon të theksojë rëndësinë e vënies së tarifave për ...
Bota
3 February 2025, 15:56
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH do të diskutojnë...
Bota
3 February 2025, 15:23
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se po mbyll agjencinë kryesore të Uashingtonit për ndihmë...
Bota
3 February 2025, 15:17
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Më shumë njerëz po kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla në fundjavë. Analiza e të dh&e...
Bota
3 February 2025, 15:11
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Lufta shkatërruese e Izraelit në Rripin e Gazës ia ka dobësuar aftësitë luftarake Hamasit – grupi...
Bota
3 February 2025, 14:59
E. D
foto ilustruese
SHBA- Udhëheqësit evropianë paralajmëruan të hënën se kërcënimi i presidentit amerikan Donald ...
Bota
3 February 2025, 14:40
B.Z
Elon Musk
SHBA - Punonjësit e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USA-id) u udhëzuan të qëndrojnë j...