22 August 2022, 19:06
Nga e.k
Komentatorja televizive ruse, Darya Dugin
RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB, akuzoi këtë të shërbimet sekrete të Ukrainës për vrasjen e Darya Duginas, vajzës së një ultra-nacionalisti rus.
Ajo u vra të dielën në mbrëmje, nga shpërthimi i një bombe në makinën e saj, sipas hetuesve rusë.
Babai i saj, 60 vjeçari Alexander Dugin, është një ideolog i njohur rus, i cili e ka përkrahur agresionin rus ndaj Ukrainës, që sipas tij synon bashkimin e banorëve rusishtfolësve dhe territoreve të tjera në një perandori të re ruse.
Darya, e cila shfaqej rregullisht në televizionin shtetëror rus, po ashtu ishte një mbështetëse e fortë e veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Në deklaratën e tij të parë publike për vdekjen e vajzës së tij, ai tha se Darya ishte vrarë në mënyrë të egër para syve të tij nga Ukraina.
Shërbimi i sigurisë të Rusisë, FSB, u citua nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë se sulmi u krye nga një grua ukrainase e lindur në vitin 1979, identiteti, fotografia dhe informacionet personale të së cilës u shfaqën në faqet e internetit me lajme në rusisht. Këto faqe interneti e lidhën atë me shërbimet e sigurisë të Ukrainës dhe e akuzuan atë si anëtare të batalionit Azov, një njësi e ushtrisë ukrainase që Rusia e ka cilësuar si një grup terrorist. Sipas FSB-së, kjo grua dhe vajza e saj adoleshente, kishin mbërritur në Rusi në korrik dhe kaluan një muaj duke përgatitur sulmin, pasi kishin marrë me qira një apartament në të njëjtin lagje si Darya.
Sipas njoftimit, ajo përdorte një makinë Mini Cooper rreth Moskës, për të ndjekur viktimën, duke përdorur tre grupe të ndryshme targash. Gruaja kishte marrë pjesë në një ngjarje jashtë Moskës të shtunën në mbrëmje, në të cilën ndodheshin edhe Darya Dugin dhe babai i saj, përpara se të kryente një "shpërthim të kontrolluar" që e vrau Daryan. Ajo iku nga Rusia në Estoni me të njëjtin makinë “Mini Cooper”, citohet të ketë thënë FSB. Ende nuk ka patur reagime nga Ukraina ndaj kësaj deklarate të FSB-së.
Një zyrtar i lartë ukrainas përsëriti se Kievi nuk ka asnjw lidhje në shpërthimin e makinës bombë, duke argumentuar se viktima dhe babai i saj nuk ishin figura të rëndësishme strategjike.
“Çfarë arsyeje ka që ne ta bëjmë këtë?” tha njëri, duke folur në kushte anonimiteti.
darya dugina
Bota
22 August 2022, 18:43
I.A
Anthony Fauci
SHBA- Anthony Fauci po largohet nga rolet e tij si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve In...
Bota
22 August 2022, 18:36
Ukrainë
RUSI- Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë mbledhje më 23 gusht pë...
Bota
22 August 2022, 18:14
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka reagur për herë të parë për vrasjen e komentatores politike Darya Dugin...
Bota
22 August 2022, 18:04
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Aktivistet e lëvizjes feministe Femen organizuan një protestë topless pranë kancelarit gjerman Olaf Scholz, duke ...
Bota
22 August 2022, 18:10
Foto Ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Në shtatë banka në Maqedoninë e Veriut për gati dy dekada ka funksionuar një skemë e ...
Bota
22 August 2022, 17:44
I.A
Sanna Marin
FINANDË- Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka rezultuar negative për drogë të paligjshme, sipas një deklarate&...
Bota
22 August 2022, 17:23
I.A
Foto Ilustruese
SERBI- Avokati serb Nikola Lakiç ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dërgoi një min...
Bota
22 August 2022, 17:13
e.k
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe
SERBI- Lista Serbe të hënën edhe një herë kërcënoi se do të largohet ...
Bota
22 August 2022, 16:06
e.k
Demi që vrapon nëpër bankë
IZRAEL- Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Izrael. Një dem, q&...
Bota
22 August 2022, 15:23
A.B
KOSOVË- Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një vajze 13-vjeçare nga Gjilani, e cila ës...