LIVE UPDATES
Bota

Belind Këlliç, hepatiti dhe 'f*&&k cancer'! Si u trajtuan fushata të ndryshme me fjalor "+18"

Ministrja e Shëndetësisë, Ayesha Verrall, nisi fushatën "Nxirrjani gishtin hepatitit", për të rritur ndërgjegjësimin mbi virusin, i cili vret afërsisht 200 persona në vit në Zelanda të Re.

25 April 2023, 20:11 Nga k.m.
Belind Këlliç, hepatiti dhe 'f*&&k cancer'! Si u
Pamje nga fushata

TIRANË- Posteri i vendosur nga kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë", Belind Këlliçi për korrupsionit ka ngjallur debate sot në rrjet lidhur me mënyrën e transmetimit të mesazhit. Në poster, Belindi shfaqet me dy gishtat e mesit lart, ku sipas tij, është ajo çfarë ai do t’i tregojë korrupsionit nëse do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ndërsa në poster shkruhet: Duart e Belos, kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë.

Belind Këlliç, hepatiti dhe 'f*&&k cancer'! Si u

Por posteri ka shkaktuar reagime të shumta. Ndërkohë që posteri është bërë viral kudo në rrjet, ku shumë e cilësojnë imazhin si të tepërt dhe jo të përshtatshëm për t'u parë nga fëmijët, duke se qëllimit ia ka mbërritur. Reagimet e shumta kanë sjellë gëzim tek kandidati i opozitës, që edhe njëherë zotohet se do e luftojë korrupsionin me çdo mjet. 

"Më vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën ndaj korrupsionit të Bashkisë Tiranë. Korrupsioni është gangrena e shoqërisë sonë ndaj dhe lufta ndaj këtij fenomeni është në krye të axhendës sime. Me çdo mjet të mundshëm,"- Belind Këlliçi.

Por teksa fushata e tij është kritikuar për gjuhën, duket se nuk është e vetmja në botë. Diçka e ngjashme ka ndodhur shumë larg Shqipëriseë. Një fushatë shëndetësore në Zelandën e Re, e krijuar për të ndihmuar në frenimin e hepatitit C u kritikua tregonte njerëzit që ngrinin gishtin e mesit dhe si pasojë fushata u konsiderua shumë fyese për t'u transmetuar. Ministrja e Shëndetësisë, Ayesha Verrall, nisi fushatën "Nxirrjani gishtin hepatitit", për të rritur ndërgjegjësimin mbi virusin, i cili vret afërsisht 200 persona në vit në Zelanda të Re.

Belind Këlliç, hepatiti dhe 'f*&&k cancer'! Si u

Sipas The Guardian, fushata përfshinte video, postera në natyrë dhe materiale në internet ku shfaqeshin aktorë që ngrenë gishtin e mesit drejt një personi tjetër, ndërsa buzëqeshin. Më pas, reklama tregon një aktor që i është shpuar gishti i mesit për një analizë gjaku, për të përcaktuar nëse ai ka virusin që transmetohet nga gjaku. Por Autoriteti i Standardeve të Reklamimit ka mbështetur një ankesë që përshkruan imazhet reklamuese si "thellësisht ofenduese".

“Gjesti është vendosur prej kohësh si 'gjuhë e shenjave' për një sërë fjalësh shumë të vrazhda, me pak fjalë "F*%$ You! Ndaj nuk mund të vendoset në Billboard dhe as në ndonjë vend ku mund të shihet nga fëmijët."

Ndërsa bordi i ankesave ra dakord që ata që shikonin reklamat kishin gjasa të kuptonin se ekziston "një test i lehtë i shpimit të gishtit", i mjaftueshëm për të përcaktuar nëse personi që testohej kishte hepatit. Gjesti mendohet se hiqte vëmendjen nga procesi i testimit.

Belind Këlliç, hepatiti dhe 'f*&&k cancer'! Si u
Pamje nga fushata

"Gjesti është një nga më fyesit që mund t'i bësh një personi tjetër dhe gjithmonë ka konotacion negativ,"- tha bordi, duke mos u pajtuar me reklamuesin se fytyrat e buzëqeshura të personazheve zbusnin çdo qëllim agresiv. Në fund u ra dakord se reklama që përdorte një gjest të pahijshëm ishte një shkelje e standardeve dhe nuk duhej që të përdorej më. Drejtori kombëtar i Shërbimit të Shëndetit Publik, Nick Chamberlain u shpreh i keqardhur për vendimin. 

"Ne nuk kishim qëllim të ofendonim me zgjedhjen tonë të imazheve të fushatës dhe është për të ardhur keq që ASA konsideron se nuk kemi arritur ekuilibrin e duhur në këtë rast." 

Megjithatë kjo nuk është e vetmja fushatë në të cilën është përdorur një fjalë e pistë, apo ato që quhen gjeste të pahijshme, por që nuk ka pasur të njëjtin impakt. Ndryshe nga fushata në Zelandë të re, kjo është bërë globale, madje dhe është përdorur nga personazhe shumë të njohur si shenjë indinjate kundër sëmundjes. Ata që kanë përdorur këtë slogan apo hashtag në rrjetet sociale, shprehen: Ne nuk kemi problem me fjalën "F*CK" por me fjalën "KANCER".  

Belind Këlliç, hepatiti dhe 'f*&&k cancer'! Si u

Por si filloi fushata? Pas projektit FUCK CANCER qëndrojnë pacientë të rinj me kancer së bashku me entuziastë dhe profesionistë me përvojë, të cilët kohën e lirë ia kushtojnë projektit në emër të superfuqisë "EMPATHY".

Belind Këlliç, hepatiti dhe 'f*&&k cancer'! Si u
Martin Garrix

Pra "Fuck Cancer" është një komunitet që ka ndikim. Fuck Cancer është një organizatë jofitimprurëse 501(c)3 në Shtetet e Bashkuara dhe një organizatë bamirëse e regjistruar edhe në Kanada që fokusohet në parandalimin, zbulimin e hershëm dhe mbështetjen e të prekurve nga kanceri. Qëllimi i tyre pretendon se është përhapja e ndërgjegjësimit për kancerin e adoleshentëve bazuar në përvojën e atyre që e kanë kaluar një përvojë të tillë.

zelanda e re


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin