1 July 2022, 15:43
Nga e.k
Talat Xhaferi
SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e mbylli pak para mesnate debatin mbi një mocion mosbesimi kundër kryetarit të parlamentit, Talat Xhaferi, të ngritur nga opozita maqedonase, e cila e akuzon atë për shkeljen e rregullores së parlamentit.
43 deputetë të opozitës votuan për mocionin, ndërsa 61 ligjvënës të koalicionit qeverisës ishin kundër. Që në fillim dihej se opozita nuk mund të arrinte votat e nevojshme për rrëzimin e kreut të parlamentit nga posti. Për ta arritur këtë synim opozitës maqedonase i duheshin votat e më tepër se gjysmës së 120 deputetëve sa ka parlamenti.
Ligjvënësit e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE akuzonin kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi se ka shkelur gjatë një sërë procedurash rregulloren e punës së parlamentit si dhe e ka kthyer institucionin në një “makinë votimi për pazaret kriminale të qeverisë”, siç u shpreh kreu i grupit të deputetëve të opozitës maqedonase.
VMRO-ja ka ngritur mocionin para një muaji, kur deputetët e saj e fajësuan zotin Xhaferi se i kishte mbyllur me çelës dyert e sallës së seancave dhe se kishte kryer në këtë mënyrë, sipas tyre, një vepër penale duke i mbajtur deputetët brenda sallës kundër vullnetit të tyre. Por, kreu i parlamentit shpjegoi të enjten sikur edhe më parë se mbyllja e dyerve lejohet me ligj, ndërsa bëhet numërimi i deputetëve për të konstatuar kuorumin.
Ndërkohë, ligjvënësit e VMRO-së po ashtu akuzuan zotin Xhaferi për sharje dhe ofendime të drejtuara punonjësve të parlamentit. Po ashtu, shprehnin pakënaqësi pse nuk e hoqi deputetin e BDI-së Arbër Ademi nga detyra e kryesuesit të Komisionit për Çështje Evropiane pas një incidenti para pak ditësh, kur ai kishte hedhur sende të forta kundër deputetëve opozitarë.
Por, kryetari i parlamentit si dhe partitë e koalicionit qeveritar, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, thonë se opozita po provokon situata të tensionuara, duke penguar zhvillimin e seancave përmes sjelljeve dhe veprimeve agresive.
Zoti Xhaferi u tha deputetëve të VMRO-DMNE-së se duhej ta shikonin së pari veten në pasqyrë para se ta akuzonin atë për shkeljen e ligjeve dhe rregullores së parlamentit,
“Dikush tjetër i hapi dyert në prill të vitit 2017 kur u rrezikuan jetët e deputetëve”, tha ai në lidhje me ngjarjet e dhunshme të atij viti, për të cilat u akuzuan disa ligjvënës të VMRO-së. Ai theksoi se do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur integritetin e institucionit të kryetarit të Parlamentit.
Ligjvënësit e BDI-së, nga ana tjetër thonë se Maqedonia e Veriut nuk ka pasur një kryetar më të mirë të Parlamentit se sa zotin Talat Xhaferi.
Vetë kryetari i parlamentit drejtimin e seancës parlamentare ku po diskutohej pothuaj se përgjatë gjithë ditës së enjte për mocionin ndaj tij, ia la zëvendësit të tij, Goran Misovski.
Marrë nga VOA
talat xhaferi maqedonia e veriut shkup
Bota
1 July 2022, 15:42
d.a.
Gjukanoviç dhe Patriarku
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, hodhi poshtë mundësinë e një marrëveshje...
Bota
1 July 2022, 15:36
d.a.
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski në...
Bota
1 July 2022, 15:32
d.a.
foto ilustruese
FINLANDË- Procesi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO duket se ka ende disa vështir&eum...
Bota
1 July 2022, 15:08
d.a.
Kurti dhe Osmani
KOSOVË- Kyreministri i Kosovës Albin Kurti ka organizuar një pritje me rastin e marrjes së presidencës së Ba...
Bota
1 July 2022, 14:56
d.a.
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Një ditë pas Samitit të NATO-s në Madrid, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia nuk dëshiro...
Bota
1 July 2022, 14:31
d.a.
sulm ne Odesa
UKRAINË- Tetë persona tani janë konfirmuar të vdekur pas një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë...
Bota
1 July 2022, 14:27
d.a.
Foto ilustruese
BALLKAN- Moszhvillimi ekonomik dhe reduktimi i kapaciteteve demokratike, si dhe qasja e rezervuar dhe prania e pamjaftueshme e Bashkimit Ev...
Bota
1 July 2022, 14:22
d.a.
Foto Ilustruese
TURQI- Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit Turk (RTÜK) ka bllokuar faqet e internetit të medias publike gjerman ...
Bota
1 July 2022, 14:11
d.a.
Victor Hugo Sosa
MEKSIKË- Një kryebashkiak meksikan i një qyteti të vogël u martua me një krokodil në një cere...
Bota
1 July 2022, 14:05
d.a.
Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, kryeministri Denys Shmyhal dhe kryetari i parlam...