LIVE UPDATES
Bota

"Shoqëritë në Kosovë dhe Serbi nuk e duan normalizimin", Lajçak për dialogun: Sa herë Kurti dhe Vuçiç bëjnë ndonjë hap, kritikohen

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ka qenë kurrë më i gatshëm për ta udhëhequr këtë proces apo për ta lehtësuar këtë proces.

20 April 2024, 09:12 Nga r.ll
"Shoqëritë në Kosovë dhe Serbi nuk e duan
miroslav lajcka

BOSNJE- I dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi nuk bëjnë presion për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi. Për më tepër, sipas tij, sa herë që Kurti e Vuçiç bëjnë ndonjë hap, ka kritika në vendet respektive.

I pyetur nga N1 Bosnia se cili ka qenë problemi më i madh me të cilin është përballur në negociata, Lajçak ka thënë se problemi kryesor është se procesi duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve.

“Së fundmi kam pasur një takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediave nga rajoni. I pyeta se kush e do normalizimin? Dhe përgjigja ishte ju, Bashkimi Evropian. Pra, problemi është se ky është një proces që është bërë i mundur nga BE-ja, por ne nuk e ndjejmë përpjekjen, presionin për normalizim nga ana e shoqërive, as në Serbi e as në Kosovë. Pra, ne kemi një marrëveshje që nuk e kemi pasur kurrë më parë, Marrëveshja e Ohrit, e cila është një rrugë e qartë. Por ajo që kam dëshmuar gjithashtu është se sa herë që dy liderë, presidenti Vuçiq, kryeministri Kurti, bien dakord për disa hapa drejt normalizimit, ajo përballet me kritika në shoqëritë e tyre” ka thënë Lajçak.

“Pra, është e qartë se elementi më i rëndësishëm për të përfunduar këtë proces është të ndihmojmë shoqëritë të kuptojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre nuk ka të ardhme evropiane për to”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ka qenë kurrë më i gatshëm për ta udhëhequr këtë proces apo për ta lehtësuar këtë proces.

“Megjithatë, më duhet të them se katër vitet e mandatit tim u ndanë realisht në dy pjesë. Njëra ishte pozitive kur po punonim për normalizimin, por tjetra, që ishte më e madhe, fatkeqësisht po përballej me krizën në terren, duke zbutur ndikimin, duke u përpjekur të parandalonte përshkallëzimin. Dhe sigurisht, nuk mund t’i kesh të dyja në të njëjtën kohë. Kështu që shumë shpesh ne detyroheshim të ndalonim procesin e normalizimit sepse duhej të përballeshim me përshkallëzimin në terren”.

Emisari ka theksuar se tani çështja më e madhe është se si të “të zbutet ndikimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës në transaksionet me para të gatshme”.

“Sigurisht, kjo është ajo që aktualisht po zë më shumë vëmendjen tonë. Pra, për fat të keq, ky është një realitet që është produkt i një niveli shumë të ulët të besimit mes dy shoqërive, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në përgjithësi”.

miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin