LIVE UPDATES
Bota

Shpjegimi në “The Guardian”/ Pse Sunak e çoi Britaninë papritur në zgjedhje

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të dalë nga “kriza e kostos së jetesës” që pa rritjen e ndjeshme të çmimeve të mallrave thelbësore kur Rusia pushtoi Ukrainën dy vjet më parë.

22 May 2024, 21:48 Nga E. D
Shpjegimi në “The Guardian”/ Pse Sunak e çoi
Rishi Sunak

BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak thirri zgjedhjet e përgjithshme në 4 korrik, duke shpallur një fushatë 6-javore që mund të çojë partinë e tij Konservatore të humbasë pushtetin pas 14 vjetësh.

Pse Sunak thirri zgjedhjet e përgjithshme tani?

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të dalë nga “kriza e kostos së jetesës” që pa rritjen e ndjeshme të çmimeve të mallrave thelbësore kur Rusia pushtoi Ukrainën dy vjet më parë. Mesazhi i Sunak për vendin është se ekonomia është në rrugën e duhur dhe vetëm partia e tij mund të sigurojë stabilitet. Shumë analistë prisnin që zgjedhjet të mbaheshin në vjeshtë, ndoshta në tetor ose nëntor, por Sunak duket se beson se perspektivat për partinë e tij nuk kanë gjasa të përmirësohen nga tani e tutje, dhe ndoshta ai shpreson se elementi i befasisë do ta lejojë atë “t’i vjedhë sprintin” partisë opozitare Laburiste, të udhëhequr nga Keir Starmer.

Çfarë ndodh më pas?

Sunak i është dhënë leja nga mbreti për të “shpërbërë parlamentin”, një e drejtë që e mban zyrtarisht monarku britanik, megjithëse në fakt është një vendim i kryeministrit. Pas 30 majit, parlamenti aktual do të pushojë formalisht së ekzistuari dhe deputetët do të bëhen kandidatë, të cilët do të duhet të bindin votuesit për t’u rizgjedhur. Ministrat do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre deri në formimin e qeverisë së re.

A ka gjasa që Sunak të humbasë?

Sigurisht, nëse sondazhet dalin të sakta: Partia Laburiste e Keir Starmer ka mbajtur një epërsi të konsiderueshme ndaj konservatorëve për muaj të tërë dhe shumica e ekspertëve presin një fitore relativisht të rehatshme për Laburistët. Megjithatë, ndonjëherë fushatat mund të ndryshojnë rezultatin, si në vitin 2017, kur kryeministrja konservatore Theresa May thirri zgjedhjet teksa kryesonte në sondazhe, por humbi pas një fushate katastrofike. Më pas asaj iu desh të qeveriste në partneritet me Partinë Unioniste Demokratike të Irlandës së Veriut (DUP).

Cilat janë çështjet kryesore?

Të dyja palët pretendojnë se janë në gjendje të ofrojnë stabilitet ekonomik, megjithëse laburistët flasin për periudhën kaotike të drejtimit të paraardhëses së Sunak, Liz Truss, gjatë së cilës normat e hipotekave u rritën dhe bënë votuesit të pyesin a duhet të mbajnë ende konservatorët në pushtet. Laburistët, slogani kryesor i të cilëve është “Ndrysho”, do të fokusohet gjithashtu në gjendjen e shërbimeve publike, veçanërisht në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, ku listat e pritjes janë rritur ndjeshëm.

Të dyja palët do të pretendojnë se janë të ashpra ndaj migracionit të paligjshëm. Sunak ka premtuar në mënyrë të përsëritur “të ndalojë barkat”, por laburistët argumentojnë se plani i tij për të dërguar njerëzit që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga rrugë të paligjshme në Ruanda është i kushtueshëm dhe jopraktik.

Si pritet të ecin partitë e tjera politike?

Liberal Demokratët, të udhëhequr nga Ed Davey, i cili ishte ministër në qeverinë 2010-2015 në pushtet së bashku me konservatorët, shpresojnë të sfidojnë partinë e Sunak në një varg vendesh në jug të Mbretërisë së Bashkuar. Partia e Gjelbër, e cila ka vetëm një deputet në Westminster, shpreson të fitojë një vend tjetër, në qytetin e Bristol, përveç atij në Brighton, pasi pati një performancë të mirë në zgjedhjet e fundit lokale.

Partia Kombëtare Skoceze, e cila bën fushatë për pavarësinë e Skocisë, është tani e treta më e madhe, me 43 deputetë. Por pas një periudhe të trazuar që së fundmi pa liderin e saj Humza Yusuf të jepte dorëheqjen si ministër i parë i Skocisë, Laburistët kanë shpresa të mëdha për të fituar vende në Skoci.

Çfarë ndodh në ditën e votimit?

Vendvotimet hapen në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 22:00 të ditës së votimit, ku shumica e votuesve marrin pjesë personalisht për të shënuar preferencën e tyre me laps dhe për ta vendosur letrën në një kuti votimi plastike. Në mbyllje të votimeve publikohet një exit poll, i cili tenton të parashikojë saktë rezultatin. Rezultatet nga çdo zonë zgjedhore nisin të dalin gjatë gjithë natës teksa zyrtarët vendorë numërojnë pirgjet e fletëvotimeve. Deri në mëngjes, ka shenjat të qarta se kush është fituesi.

Çfarë ndodh më pas?

Nëse laburistët fitojnë zgjedhjet me një shumicë të plotë, Starmer do të lëvizë shpejt për të shpallur një ekip të ri ministror, me një sërë sfidash të rëndësishme për t’u përballur pothuajse menjëherë, duke përfshirë organizimin e një samiti të madh evropian në Pallatin Blenheim më 18 korrik.

A do të mbetet Sunak deputet nëse humb zgjedhjet?

Ai thotë po. I pyetur javën e kaluar, kryeministri tha se e donte shtëpinë e tij në zonën elektorale të Yorkshire të Richmond ku ai ka ndërtuar një pishinë të brendshme – dhe do të qëndronte për të përfaqësuar zgjedhësit e tij. Por shumë në Westminster presin që, ashtu si David Cameron, i cili premtoi të qëndrojë pas referendumit të Brexit dhe dha dorëheqjen me shpejtësi kur humbi, Sunak do të largohej nga parlamenti nëse humbte më 4 korrik. Sunak dhe gruaja e tij, Akshata Murty, kanë një pronë në Kaliforni, ku u takuan dhe më parë ai ka folur ngrohtësisht për kulturën sipërmarrëse të SHBA. The Guardian. 

rishi sunak

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin