LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë kundërshton shqetësimet se mbështetja për Ukrainën po pakësohet

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar më shumë se 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, me më shumë se 17 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që nga fillimi i luftës në shkurt.

20 October 2022, 09:12 Nga I.A
Shtëpia e Bardhë kundërshton shqetësimet se mbështetja
Karine Jean-Pierre

UASHINGTON - Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre hodhi poshtë shqetësimet në rritje se ligjvënësit republikanë nuk do të vazhdojnë të japin ndihmat për Ukrainën nëse ata rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres.

"Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës mbështetje të fuqishme dypartiake," u tha ajo gazetarëve të mërkurën. "Ne do të vazhdojmë të punojmë me Kongresin siç kemi bërë muajt e fundit në këto përpjekje dhe do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa duhet."

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar më shumë se 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, me më shumë se 17 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që nga fillimi i luftës në shkurt. Kreu i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy, megjithatë, tregoi se ndihma mund të ngadalësohet nëse dhoma kontrollohet nga republikanët.

Të martën, zoti McCarthy tha për faqen Punchbowl News se me ardhjen e një recesioni, amerikanët nuk do t'i shkruajnë "një çek të bardhë" Ukrainës. “Ata thjesht nuk do ta bëjnë. … Nuk është një çek pa pagesë,” tha ai. Ukrainasit, të cilët janë ende të tronditur nga sulmet me dronë dhe raketa ruse në kryeqytetin e tyre, Kiev dhe qytete të tjera, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa energji elektrike, po ndjekin nga afër procesin e zgjedhjeve për në Kongresin amerikan, tha Olena Shuliak, kryetarja e Partisë në pushtet në Ukrainë, Shërbëtori i Popullit.

“Njerëzit tanë vdesin çdo ditë. Çdo ditë, ne qëndrojmë duke mbrojtur demokracinë në të gjithë botën,” tha ajo për shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës. "Ju mund të shihni se çfarë po ndodh çdo ditë me bombardimet dhe shkatërrimin e shtëpive tona dhe vrasjen e njerëzve tanë - nuk mund ta ulni mbështetjen".

Vëzhguesit thonë se me rritjen e tendencave izoluese në Partinë Republikane, disa shqetësohen se ndihma për Ukrainën do të zbehet, veçanërisht për nevojat humanitare dhe ekonomike. Megjithatë, ka më pak shqetësim për ndihmën e SHBA-së për sigurinë, duke pasur parasysh se republikanët në përgjithësi mbështesin kompleksin industrial ushtarak, tha Kristine Berzina, një anëtare e lartë për politikën e sigurisë dhe mbrojtjes në Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.

“Cila është nevoja e dëshpëruar e evropianëve tani në Ukrainë dhe në të gjithë krahun lindor [NATO]? Është nevoja për sisteme armësh, gjithçka, nga municionet deri te sistemet shumë të sofistikuara të armëve si HIMARS [Sistemet e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë], dronët”, tha zonja Berzina për Zërin e Amerikës. “Buxhetet e mbrojtjes po rriten në mënyrë kaq të konsiderueshme në Evropë, saqë rritja e shpenzimeve të mbrojtjes po tejkalon atë që është në dispozicion.”

Në maj, Kongresi votoi për më shumë se 40 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake dhe humanitare, me 57 republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që votuan kundër paketës. Duke lënë mënjanë recesionin e afërt, disa ligjvënës republikanë kanë sinjalizuar se SHBA duhet të përqendrohet më shumë në kërcënimin e ngritjes ushtarake të Kinës.

"Ka shumë anëtarë që duan të shohin më shumë përgjegjësi në Departamentin e Mbrojtjes dhe një fokus më të madh në kërcënimet që janë atje," u tha gazetarëve muajin e kaluar Steve Scalise, drejtuesi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve. "Kina po lëviz në mënyrë shumë agresive për të ndërtuar një flotë detare dhe tani flota jonë detare është në rënie".

Zonja Berzina tha se konflikti në Ukrainë është një terren testimi jo vetëm i aftësive teknologjike luftarake të Perëndimit, por i angazhimit të tij për të mbrojtur një partner kundër një agresori. Mjedisi ushtarak konkurrues në Ukrainë po u jep arsye kompanive të mbrojtjes për të inovuar dhe investuar në teknologjitë e armëve, shumë prej të cilave po testohen në fushat ukrainase të betejës .

"Kjo do të jetë e rëndësishme nëse do të ketë një konflikt me Kinën në të ardhmen," tha ajo.

Kina, shtoi ajo, po mëson gjithashtu nga reagimi i Perëndimit ndaj ambicieve ekspansioniste të Moskës.

“Çdo lloj lejueshmërie në Ukrainë ka gjithashtu implikime,” tha ajo. "Sa e ashpër do të jetë SHBA-ja kur bëhet fjalë për Tajvanin?"

Disa ligjvënës republikanë kanë përmendur gjithashtu një nevojë për një mbikëqyrje më të madhe të ndihmës që i dërgohet Ukrainës dhe janë ankuar se SHBA-të po mbajnë më shumë barrë financiare sesa anëtarët e tjerë të NATO-s. Vëzhguesit thonë se ndalimi i mbështetjes amerikane për Ukrainën do të zhdukte përfitimet e Kievit në fushën e betejës dhe mund të ndryshojë rrjedhën e luftës.

“A është më mirë të bësh një investim në mbrojtjen e Ukrainës tani përpara se të mbrosh gjysmën e kontinentit evropian?” pyeti zonja Berzina. “Pra, ka një argument konservator fiskal për ta ndaluar atë tani përpara se problemi të bëhet aq i madh sa që SHBA-të duhet të investojnë më shumë para në vende më të mëdha.

Marrë nga VOA

karine jean-pierre

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin