29 January 2025, 20:05
Nga M.B
Donald Trump
SHBA- Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka anuluar një urdhër për ngrirjen e granteve federale, pasi masa e administratës për të ndaluar shpenzimet u duk se rrezikon programet që financojnë shkollat, ofrojnë strehim dhe sigurojnë që amerikanët me të ardhura të ulëta të kenë akses në kujdesin shëndetësor.
Në një memo të së mërkurës dhe shpërndarë agjencive federale, Matthew J. Vaeth, ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, deklaron se memorandumi i OMB M-25-13 "është anuluar". Ai urdhër, i lëshuar të hënën, udhëzoi agjencitë federale që "të ndalojnë përkohësisht të gjitha aktivitetet në lidhje me detyrimet ose disbursimin e të gjithë ndihmës financiare federale".
Urdhri origjinal i Shtëpisë së Bardhë për ngrirjen e granteve federale, i cili u bë publik të hënën, shkaktoi kaos masiv dhe konfuzion. Sipas mediave të huaja, shtetet raportuan probleme me aksesin në fonde. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha të martën se ndihma për individët nuk do të preket.
Administrata Trump e tërhoqi urdhrin një ditë pasi një gjykatës federal në Uashington, DC, ndaloi përkohësisht zbatimin e tij deri më 3 shkurt, duke u lejuar avokatëve të shëndetit publik, organizatave jofitimprurëse dhe bizneseve, të përfaqësuara nga grupi me prirje të majtë Democracy Forward, më shumë kohë për të sfiduar ligjshmërinë e direktivës.
donald trump shtepia e bardhe
Bota
29 January 2025, 19:52
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë 13 vendime për falje, duke përfsh...
Bota
29 January 2025, 19:40
E. D
asteroidi
KILI- Një asteroid i sapo zbuluar ka një shans 1.2% për të goditur Tokën në vitin 2032, njoftoi sot Agjencia Evropi...
Bota
29 January 2025, 19:19
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Stuhia Herminia ka krijuar situatë të rënduar të motit në Francë dhe Itali me përmbytje mas...
Bota
29 January 2025, 18:46
M.B
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një deklaratë lidhur me ndalimin e fon...
Bota
29 January 2025, 18:47
B.Z
Enver Hadri
BELGJIKË - Gjykata Penale në Bruksel ka shpallur të mërkurën sërish dënimin me burgim të përjetsh&...
Bota
29 January 2025, 18:47
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff mbërriti të mërkurën në Izrael për bi...
Bota
29 January 2025, 17:51
B.Z
Familja
GREQI - Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga dhunimi brutal i një fëmije 3-vjeçar në Greqi, n...
Bota
29 January 2025, 17:29
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Shqipëria shprehu angazhimin e vazhdueshëm për t’iu bashkuar qëndrimeve ndërkombëtare kun...
Bota
29 January 2025, 17:08
E. D
DeepSeek.
SHBA- Marina amerikane i ka ndaluar pjesëtarët e saj të përdorin modelin e inteligjencës artificiale nga kompania kineze...
Bota
29 January 2025, 17:02
B.Z
Karoline Leavitt
SHBA - Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mbrojti të martën urdhrin e Presidentit ...