18 October 2024, 21:08
Nga DOSJA
John Kirby
SHBA- Yahya Sinwar, udhëheqësi i vrarë i Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ishte një pengesë për arritjen e një armëpushimi në luftën në Gazë.
Vrasja e tij nga ushtria izraelite paraqet një “pikë kthese” që mund të përshpejtojë procesin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, tha zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Sinwar, i cilësuar si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023 që e nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vra në jug të Gazës nga një sulm izraelit më 17 tetor. Vrasja e tij paraqet një sukses të madh për Izraelin, teksa lufta në Gazë po vazhdon.
“Ne besojmë se gjetja e një zgjidhjeje për përfundimin e luftës është kritike dhe ne po ashtu besojmë se vdekja e Sinwarit mund të ofrojë një pikë kthese për të arritur te kjo zgjidhje”, tha Kirby.
Pavarësisht optimizmit të Shteteve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më 18 tetor premtoi se Izraeli do të vazhdojë luftën në Gazë dhe Liban, duke sugjeruar se vrasja e Sinwarit nuk do të ketë shumë ndikim në përfundimin e luftës, të paktën jo në një periudhë të afërt kohore.
Për muaj të tërë SHBA-ja, mbështetja kryesore e Izraelit, ka punuar për arritjen e një armëpushimi në Gazë, por këto përpjekje deri më tani kanë dështuar.
Kirby tha se aktualisht nuk po zhvillohen bisedime për një armëpushim në Gazë dhe tha se nuk mund të ofrojë ndonjë datë se kur do të rinisin bisedimet.
Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.
Paralelisht me luftën në Gazë, Izraeli po lufton në Liban edhe me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja ka në listën e zezë krahun politik. Partia Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez./REL
john kirby
Bota
18 October 2024, 20:55
E. D
pamje nga permbytjet
FRANCË- Përmbytjet masive kanë shkaktuar dëme serioze dhe ndërprerje të energjisë në pjesë...
Bota
18 October 2024, 20:50
M.B
Foto nga takimi
KINA- Kina dhe Britania ndërmorën hapa drejt pajtimit të mëtejshëm të premten ndërs...
Bota
18 October 2024, 20:14
E. D
Elon Musk
SHBA- Elon Musk, vijon angazhimin e tij për rikthimin e republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Musk mbajti nj&e...
Bota
18 October 2024, 20:03
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden thotë se ekziston mundësia për të punuar drejt një armëpushimi në Liban, p...
Bota
18 October 2024, 20:02
e.d
Andriy Sybiga
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiga, kërkoi një “reagim të menjëhershëm dhe t...
Bota
18 October 2024, 19:14
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Në një rajon në veriperëndim të Moskës, Rusia po teston gatishmërinë luftarake të nj&eu...
Bota
18 October 2024, 18:51
E. D
Keir Starmer
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se askush nuk duhet të vajtojë vdekjen e liderit të Hama...
Bota
18 October 2024, 18:00
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Gjermania nderoi të premten presidentin amerikan Joe Biden për kontributin e tij në marrëdhëniet transa...
Bota
18 October 2024, 16:57
M.B
Mark Rutte
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojn&e...
Bota
18 October 2024, 16:35
E. D
udhëheqësit kryesorë të Hamasit
HAMAS- Shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hamasit janë vrarë që...