LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Ballkanit "duhet të marrin vendime të vështira shpejt"

Thijs Reuten beson se punë më e madhe duhet të bëhet në qasjen ndaj Serbisë.

9 August 2023, 11:53 Nga k.m.
Shtetet e Ballkanit "duhet të marrin vendime të vështira
Thijs Reuten

Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, beson se diplomacia parandaluese garanton stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ofron mundësi për reagim ndaj secilës krizë eventuale. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Reuten - i cili është edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian - e ka komentuar thirrjen e dhjetëra deputetëve amerikanë, britanikë dhe atyre të bllokut evropian që Perëndimi të ketë qasje të re ndaj Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tyre, politikat aktuale nuk po funksionojnë.

Ai beson se punë më e madhe duhet të bëhet në qasjen ndaj Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni thirrjen e fundit të deputetëve amerikanë dhe evropianë ndaj kryediplomatëve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për ta ndryshuar qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë? Ju jeni njëri prej nënshkruesve të dokumentit.

Thijs Reuten: Jam jashtëzakonisht i kënaqur për këtë iniciativë, sepse jo vetëm që është thirrje përreth Atlantikut - nga deputetë prej 13 vendeve të ndryshme me nismë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Gjermanisë - por është edhe thirrje e thënë thjeshtë dhe qartë. Gjithçka që jemi duke kërkuar është një qasje më e balancuar dhe më proporcionale. Po kërkojmë dy gjëra: rikthim të negociatave për normalizim, dhe ta stabilizojmë rajonin përmes një qasjeje të qartë e të koordinuar dhe jo ashtu siç e kemi parë në muajt e fundit.

Radio Evropa e Lirë: Po e përmendni një qasje të re. Si do të mund të dukej ajo?

Thijs Reuten: Fillimisht duhet dhënë fund qasjes aktuale dhe kjo ka të bëjë kryesisht me qasjen me të butë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas mendimit tim, është duke ndikuar jo vetëm në punët e Bosnjë e Hercegovinës, duke e mbështetur presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, por është edhe pengesë për përparim në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është shumë e nevojshme.

Tjetra, duhet të jemi shumë të qartë nga ajo që kërkojmë nga partnerët në gjithë rajonin. Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë që stabiliteti i këtij rajoni është kyç për stabilitetin e gjithë kontinentit. Ne nuk mund t’i tolerojmë vetes më shumë gabime dhe një gjë që e propozojmë si deputetë është diplomacia parandaluese.

Radio Evropa e Lirë. Të flasim më shumë për këtë lloj të diplomacisë.

Thijs Reuten: Kjo nënkupton se neve na duhet një plan B, natyrisht, jo për të luftuar, por për t’i bërë të qarta prioritetet tona. Kjo nënkupton përforcimin e EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë, përforcimin e KFOR-it në Kosovë, nëse është e nevojshme, sidomos në rastet siç kanë ndodhur sulmet ndaj tyre, të ketë përgjigje pa dilema dhe të qartë nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

Radio Evropa e Lirë: Në të kaluarën nuk është përmendur shpesh diplomacia parandaluese. A do të jetë ajo rrugë përpara?

Thijs Reuten: Është diplomaci në kuadër të një qasjeje më të gjerë, që nuk garanton vetëm stabilitet përmes prezencës ndërkombëtare në rajon, por do të thotë edhe përgjigje ndaj krizave secilën herë që shfaqen ato. Secilën herë që dikush në rajon e minon stabilitetin dhe rrugën drejt integrimeve, duhet të reagohet. Por, kjo nuk ka ndodhur në muajt dhe vjetët e fundit, sepse i kemi lënë të kalojnë shumë incidente.

Radio Evropa e Lirë: Deputetja Alicia Kearns ka thënë se është e rrallë që aq shumë deputetë jeni mbledhur për të shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi. Çfarë do të thotë kjo?

Thijs Reuten: Kjo tregon se shumë deputetë jemi të vetëdijshëm se jemi në moment kyç dhe nuk mund ta lëmë këtë çështje për trajtim as pas pushimeve të verës. Gjërat janë duke ndodhur tani dhe kjo tregon se ne duam që kryediplomatët të veprojnë dhe të ketë koordinim ndërmjet tyre.

Radio Evropa e Lirë: Cilët janë tre hapat e parë që duhet ndërmarrë?

Thijs Reuten: Duhet lënë anash vetëkënaqësinë dhe qasjen e butë, dhe mendësinë e të mospërgjigjurit qartazi ndaj marrëveshjeve të kaluara. E dyta, duhet të ketë koordinim për dallim prej muajve të fundit që kemi parë tone dhe qëndrime të ndryshme sa i përket situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe ngjarjeve në Bosnjë e Hercegovinë. Së treti, duhet të jemi më të vendosur në atë se cila është rruga përpara. Kjo do të thotë se shtetet duhet të marrin vendime të vështira. Serbia duhet të marrë vendim të qartë për Evropën, në vend të miqësisë së ngrohtë me Rusinë e [presidentit rus, Vladimir] Putinit, por kjo nënkupton që edhe politikanët në Bosnjë e Hercegovinë duhet t’i caktojnë prioritetet që janë të domosdoshme për integrim në familjet evropiane.

Kam qenë shumë kritik ndaj Komisionarit për Fqinjësi të Mirë, ai është nga Hungaria, [Oliver] Varhelyi, por edhe e gjithë BE-ja duhet të dalë me plan më ambicioz për përfshirje të rajonit. Nuk do të ndodhë përgjatë natës, as për një vit, por duhet pasur synim të qartë për të ardhmen. Gjërat duhet të ndodhin këtë dekadë dhe duhet të ndodhin shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Kur përmendni tone të ndryshme, kujt po i referoheni?

Thijs Reuten: Po u referohem përfaqësuesve të ndryshëm, ambasadorëve të ndryshëm në shtetet respektive, që me raste kanë mbështetur qëndrime të ndryshme dhe me raste kanë krijuar konfuzion. Për të dhënë një shembull, për mua ka qenë shumë e çuditshme, ndonëse i kam parasysh tensionet, që Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar stërvitjet ushtarake me Kosovën, mirëpo një javë më vonë i kanë zhvilluar stërvitjet me ushtrinë serbe.

Edhe deklarimet e mëtejme që nuk kanë qenë gjithmonë në një linjë, kur ka qenë fjala për kidnapimin e tre policëve të Kosovës në territorin e Serbisë. Mendoj që Shtetet e Bashkuara kanë reaguar më me vendosmëri sesa BE-ja. Diçka e tillë krijon konfuzion, andaj është e rëndësishme që të ketë koordinim.

Radio Evropa e Lirë: Në letër përmenden mësimet nga e kaluara dhe që të mos krijohet një politikë për Ballkanin që e ka në qendër Beogradin. Si e komentoni këtë pjesë?

Thijs Reuten: Është referencë për vitet ‘90 të shekullit të kaluar kur kemi menduar që me qasje të butë ndaj Beogradit, apo duke ndërmjetësuar marrëveshje, do ta gjejmë zgjidhjen. Ajo që do të duhej të mësonim sa i përket Evropës Juglindore është se ky lloj ledhatimi nuk funksionon kurrë. Duhet të jemi të qartë se çfarë kërkojmë nga të dyja shtetet.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë prisni nga zyrtarët të cilëve ua keni nisur letrën?

Thijs Reuten: Pres përgjigje të thuktë dhe të koordinuar, sepse kjo është goxha iniciativë unike. Nuk u jemi drejtuar të tria palëve aksidentalisht dhe presim politikë të re për rajonin.

Radio Evropa e Lirë: Kosova ka marrë hapa drejt shtensionimit të situatës në veri. Siç është përmendur edhe në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, Policia e Kosovës e ka zvogëluar prezencën në veri dhe zyrtarët e Kosovës kanë thënë se janë të përkushtuar për organizim të zgjedhjeve të reja. Pse nuk po i heq BE-ja sanksionet ndaj Kosovës?

Thijs Reuten: Kam qenë shumë kritik për këtë gjë në disa takime në Parlamentin Evropian. Sipas mendimit tim, bazuar në kërkesat e BE-së, të datës 3 qershor, Kosova ka treguar gatishmëri për t’i zbatuar të gjitha pikat. Problemi tani është që e kemi një situatë në favor të presidentit Vuçiq, sepse ai tani mund të bëjë hapa mbrapa dhe ta vazhdojë lojën e tij, që nuk e ka në fokus përparimin por mbajtjen e situatës jostabile.

Dy gjëra duhet të ndodhin: fillimisht rikthimi i dialogut, dhe më pas që të dyja vendet duhet të fokusohen në zgjedhjet e tyre për t’iu afruar integrimeve. Po dëgjoj shumë kritika se grupi nënshkrues është armik i Serbisë. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nuk ka asgjë më të mirë për rajonin sesa që Serbia të zgjedhë të ardhmen evropiane. Kjo është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë BE-së dhe rajonit. Ne nuk jemi armiq, por duam ndryshim të qartë të politikës, e cila duhet të jetë e balancuar dhe proporcionale./REL

thijs reuten

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin