LIVE UPDATES
Bota

Si i spiunon UASHINGTONI aleatët e tij? Çfarë zbulojnë DOKUMENTET sekrete të PENTAGONIT dhe kush është përgjegjës...hetimet vazhdojnë!

Departamenti Amerikan i Drejtësisë po heton rrjedhjen e dokumenteve sekrete nga Pentagoni mbi përpjekjet e luftës në Ukrainë që zbulojnë informacione të ndjeshme rreth aktiviteteve ushtarake.

9 April 2023, 19:11 Nga k.m.
Si i spiunon UASHINGTONI aleatët e tij? Çfarë zbulojnë
Foto ilustruese

SHBA- Hetimi ka nisur me kërkesë të Pentagonit dhe nuk është e qartë nëse mund të publikohen më shumë dokumente dhe cili është shkaku i publikimit të tyre. Një zyrtar i administratës amerikane tha, siç raportohet nga USA Today, se personi përgjegjës për rrjedhjen mund të jetë një ekstremist që simpatizon Rusinë, një ideolog që dëshiron të ndryshojë rrjedhën e luftës ose një spiun i pabesë amerikan.

“New York Times” ishte e para që raportoi për rrjedhjen e të dhënave. Një tufë dokumentesh të ekspozuara në mediat sociale hedhin dritë të re mbi gjendjen e luftës në Ukrainë, duke treguar se sa thellë SHBA ka depërtuar në ushtrinë dhe shërbimet e inteligjencës ruse dhe duke zbuluar se Uashingtoni ka spiunuar disa nga aleatët e tij më të ngushtë, duke përfshirë Ukrainën, Izraelin dhe Korenë e Jugut, përveç kundërshtarëve të saj. Dokumentet e zbuluara tashmë kanë komplikuar marrëdhëniet me aleatët, duke ngritur dyshime për aftësinë e Amerikës për të mbajtur sekretet e saj.

Një zyrtar amerikan e quajti këtë një "shkelje masive", ndërsa FBI nisi një hetim të premten dhe do të përpiqet të gjejë burimin e rrjedhjes. Zyrtarët amerikanë pranojnë se dokumentet duket se janë raporte legjitime të inteligjencës të përpiluara nga Shefat e Shtabit të Përbashkët të Pentagonit, por të paktën një prej tyre është ndryshuar nga origjinali në moment të fundit.

Ja çfarë dihet deri më tani:

Bahmut

Vlerësimi i zymtë i betejës së Bahmutit që shfaqet në dokumente kap vetëm një moment, nga fundi i shkurtit, të betejës tashmë 10 mujore për Bahmutin, një nga më të gjatat dhe më vdekjeprurësit e të gjithë luftës. Ushtria ukrainase ishte afër humbjes së një beteje kyçe në luftë. E vetmja rrugë furnizimi për ushtarët ukrainas që luftonin në rrugët e qytetit lindor të Bakhmut ishte e bllokuar. Ndërsa ushtarët ukrainas luftojnë kundër një sulmi nga mercenarët e grupit Wagner dhe forcat speciale ruse, duke përballuar zjarrin e artilerisë. Dokumentet fokusohen në fushëbetejat e lidhura me Bakhmutin, duke përfshirë dy manovra anësore nga ushtria ruse nëpër fusha dhe fshatra në veriperëndim dhe në jugperëndim të qytetit, lëvizje synonte të rrethonte ukrainasit duke ndërprerë rrugët e furnizimit.

“Forcat ukrainase janë rrethuar pothuajse plotësisht nga forcat ruse në Bakhmut që nga 25 shkurti,”- thuhet në dokumente.

Dokumentet tregojnë për mungesa kritike me të cilat përballet ushtria ukrainase. Ato tregojnë se SHBA-të duket se kanë spiunuar edhe liderët më të lartë ushtarakë dhe politikë të Ukrainës. Gjenerali Kirill Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, thuhet se ka ofruar të dërgojë në Bakhmut njësi elitare për të larguar rusët që kërcënojnë rrugën e furnizimit. Budanov citohet të ketë përshkruar situatën aktuale të Ukrainës si "katastrofike".

Wagner

Sipas dokumenteve, grupi mercenar Wagner mbetet një forcë e fuqishme me ndikim jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën. Wagner thuhet se po punon në mënyrë aktive për të penguar interesat e SHBA-së në Afrikë dhe ka konsideruar zgjerimin në Haiti, pikërisht nën hundën e SHBA-së. Që kur Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, pranoi se themeloi Wagner shtatorin e kaluar, ka marrë qendën e vëmnendjes.  Ai krijoi një ushtri nga të dënuarit rusë të liruar dhe punësoi - sipas një vlerësimi nga dokumentet - rreth 22,000 ushtarë.

Izraeli

Ndër zbulimet ishte një pretendim se udhëheqja e Mossad, shërbimi i inteligjencës së jashtme izraelite, inkurajoi personelin e agjencisë dhe qytetarët izraelitë të merrnin pjesë në protestat antiqeveritare. Në mars, Izraeli u paralizua nga protestat mbi planin e qeverisë për reformën në drejtësi, të cilin SHBA-ja – aleati më i ngushtë i vendit të Lindjes së Mesme – e kritikoi.

Informacioni në dokumente përkon me akuzat e pabazuara të djalit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair, i cili pretendonte se pas protestave qëndronin elementë armiqësorë brenda komunitetit të inteligjencës izraelite dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Korea e Jugut

Kur raportet dolën në fund të vitit të kaluar se Seuli kishte rënë dakord të shiste predha artilerie për të ndihmuar SHBA-në, këshilltarët kryesorë të presidentit Yun Suk-yeol ishin të shqetësuar se amerikanët aleatët i transferojnë ato në Ukrainë. Sekretari i Jashtëm i Yun, Ji Moon Hui, i tha shefit të tij, këshilltarit të sigurisë kombëtare Kim Sung Han, se qeveria ishte e shqetësuar se SHBA nuk do të ishte përfituesi i fundit i predhave. Prandaj Kim "sugjeroi mundësinë" për t'i shitur 330,000 predha artilerie 155 mm Polonisë, sepse "furnizimi i shpejtë i municioneve në Ukrainë ishte gjithsesi qëllimi përfundimtar i SHBA". Por Kim, edhe Yi dhanë dorëheqjen muajin e kaluar për arsye të pazbuluara.

pentagon dokumentet sekrete te pentagonit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin