LIVE UPDATES
Bota

Si po i përgatit Rusia fëmijët ukrainas që të luftojnë kundër shtetit të tyre?

Yunarmia, apo Ushtria Rinore, u krijua më 2016 me iniciativën e ministrit të atëhershëm rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Kjo organizatë thotë se ka 1.3 milion anëtarë. Fëmijët, nga mosha 8-vjeçare, mund t’i bashkohen kësaj organizate përmes plotësimit të një pyetësori në një aplikacion në telefon.

16 December 2024, 07:32 Nga N.F
Si po i përgatit Rusia fëmijët ukrainas që të
Foto ilustruese

RUSI- Rusia po e përdorë një organizatë rinore ushtarake, Yunarmia, për të strehuar adoleshentët besnikë në territoret e pushtuara të Ukrainës dhe për t’i përgatitur ata për të luftuar në luftën e Moskës kundër vendlindjes së tyre.

Zhvillimi i Yunarmias mes pushtimit në shkallë të plotë dëshmohet edhe nga dokumente të papublikuara më parë nga autoritetet pushtuese ruse, të cilat janë marrë në posedim nga grupi i hakerëve ukrainas, KibOrg, grup që ia ka dhënë këto dokumente, njësisë hulumtuese të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Skemat, dhe partnerëve të tij medial.

Yunarmia, apo Ushtria Rinore, u krijua më 2016 me iniciativën e ministrit të atëhershëm rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Kjo organizatë thotë se ka 1.3 milion anëtarë. Fëmijët, nga mosha 8-vjeçare, mund t’i bashkohen kësaj organizate përmes plotësimit të një pyetësori në një aplikacion në telefon.

Organizata pretendon se lehtëson zhvillimin shpirtëror, moral, shoqëror dhe intelektual të të ashtuquajturve kadetë të Yunarmias. Po ashtu thotë se “formon një motivim pozitiv për t’i përmbushur detyrat kushtetuese dhe përgatit djemtë e rinj për shërbim në Forcat e Armatosura të Federatës Ruse”.

Më 2017, kadetët e Yunarmias marshuan së bashku me ushtarët në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj në Moskë, ceremoni e cila u udhëhoq nga presidenti rus, Vladimir Putin. Këtë vit, fëmijët e organizatës Yunarmia nga rajoni Luhansk, i pushtuar nga Rusia, morën pjesë në festimet ushtarake në qytetin rus, Novosibirsk.

Rusia ka hapur degën e parë të Yunarmias në territoret e pushtuara të Ukrainës në Krime, disa muaj pas formimit zyrtar të organizatës. Deri në shtator të vitit 2016, Yunarmia ishte përhapur në mbarë gadishullin e Detit të Zi, sipas Oleh Okhredkos, analist në Qendrën e Edukimit Qytetar, Almenda. Kjo qendër përbëhet nga një grup ukrainasish, që dokumenton shkeljet e të drejtave të fëmijëve në kohë lufte.

Më 2014, Rusia pushtoi Krimenë dhe mbështeti luftën në rajonet lindore ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut, që njihen edhe si Donbas. Yunarmia “u krijua me ide specifike të riedukimit ushtarak jo vetëm për [fëmijët] rusë, por edhe për fëmijët ukrainas nga territoret e pushtuara”, tha Kateryna Rashevska, avokate nga Qendra rajonale për të Drejtat e Njeriut, qendër që është detyruar të zhvendoset nga Krimeja në Kiev, pas pushtimit rus.

Deri në janar të vitit 2022, një muaj para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Yunarmia kishte 29.000 anëtarë vetëm në Krime, sipas të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Autoritetet ligjzbatuese të Ukrainës e kanë akuzuar udhëheqjen e organizatës Yunarmia në Krimenë e pushtuar për shkelje të mbrojtjes së civilëve, që garantohet me Konventën e Gjenevës, duke cituar një nen të konventës që ndalon “propagandën që synon regjistrimin vullnetar të civilëve”.

Iryna Sedova, eksperte e Grupit për të Drejtat e Njeriut në Krime, mbështet akuzën e bërë nga shteti.

“Ne konsiderojmë se aktivitetet e kësaj organizate shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar dhe udhëheqësit e kësaj organizate po kryejnë krime lufte kundër banorëve të Krimesë, në veçanti, ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve që po zombifikohen dhe de facto i përfshijnë në mënyrë të pavullnetshme në Yunarmia”, deklaroi ajo për Radion Evropa e Lirë më 2022.

Si përgjigje ndaj këtyre akuzave, kreu i degës së Yunarmias në Sevastopol, Volodymyr Kovalenko, tha se Qeverinë aktuale të Ukrainës e konsideron jolegjitime dhe mohoi se ka kryer ndonjë krim. Megjithatë, që nga pushtimi disa ish-anëtarë të Yunarmias nga zonat e pushtuara i janë bashkuar ushtrisë ruse për të luftuar kundër Ukrainës.

Në mesin e tyre: Illya Zozulskiy, 23 vjeç, nga fshati Poltavka i Krimesë, i cili është një artiljer i dekoruar me medaljen prestigjioze Zhukov, sipas mediave ruse. Media ruse, Mash, raportoi në janar të vitit 2023 se ai ishte një nga 50 “mentorët” nga Yunarmia, që po luftonin. Zozulskiy nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë dhe partnerët e saj medial.

Më 19 nëntor, Britania njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj Yunarmias, duke e cilësuar atë si “organizatë paramilitare ruse, qendrore për përpjekjet e Putinit që me forcë të dëbojë apo indoktrinojë gjeneratën e re të Ukrainës”. Britania tha se organizata “është e përfshirë në përpjekjen sistematike të Rusisë për të fshirë identitetin kulturor dhe kombëtar ukrainas”.

Njoftimi për sanksione ndodhi mes raportimeve se ushtria ruse për herë të parë ka rekrutuar banorë nga pjesët e pushtuara të Ukrainës. Yunarmia nisi të operonte në Donbas vetëm pasi Putini, pa ofruar prova, pretendoi në shtator të vitit 2022 se rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, së bashku me atë të Zaporizhjas dhe Hersonit ishin pjesë e Rusisë. Që nga viti 2019, një grup i ngjashëm i quajtur Garda e Re – Yunarmia, ka operuar në Donbas.

Më 2023, “shtëpitë” e Yunarmias – ambiente shkollore të përshtatura për qitje me armë dhe trajnime sportive – u hapën në pjesët e pushtuara të Donjeckut dhe Luhanskut. Sipas dokumenteve të ofruara nga KibOrg, Yunarmia përdor ndërtesa shkollore pa paguar para, dhe merr ndihmë financiare dhe ndihmë tjetër nga Qeveria federale ruse dhe nga selia e Yunarmias në Moskë.

Skemat pranuan dhjetëra dokumente shkollore nga KibOrg të fëmijëve që jetojnë në zonat e pushtuara. Shumica e fëmijëve ishin të listuar se ishin anëtarë të Yunarmias ose që merrnin pjesë në aktivitetet e kësaj organizate.

Një shembull është një nxënës i klasës së tetë që vjen nga një prej qytetet që është nën pushtimin rus në rajonin e Donjeckut, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për të mbrojtur atë, pasi është i mitur. Sipas një llogarie në rrjete sociale të vendlindjes së tij, ai mori pjesë në kampin e trajnimit të quajtur Mbrojtësit 2024, dhe fitoi medaljen e bronzit për çmontimin dhe montimin e një pushke të llojit AK-74.

Pjesëmarrësit “u stërvitën të përdornin armë dhe morën trajnim bazik ushtarak, studiuan taktikat moderne dhe metodat e luftës”, u tha në postim. Aty po ashtu u tha se “më shumë se 300 nxënës” nga Rusia dhe rajonet e Donjeckut dhe Zaporizhjas “bënë betimin për besnikëri ndaj Yunarmias”.

Ish-anëtarët e Gardës së Re-Yunarmia nga pjesët e pushtuara të rajonit të Donjeckut po luftojnë në luftën kundër Ukrainës.

Stanislav Sikorskiy nga Horlivka, i cili ka përfunduar shkollën e mesme më 2018, ishte anëtar edhe i Yunarmias edhe i Gardës së Re-Yunarmia, sipas llogarisë së këtij të fundit në rrjetin social, Vkontakte. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ai ishte “në radhët” e ushtrisë ruse dhe luftoi në betejat që u zhvilluan në rajonin e Hersonit. Sikorskiy u çmilitarizua më 2023. Ai nuk iu përgjigj kërkesave për bisedë nga Radio Evropa e Lirë.

Hanna Lisovenko, po ashtu nga rajoni i Donjeckut, iu bashkua njësisë së Gardës së Re-Yunarmia të quajtur Spartans. Ajo iu bashkua kësaj njësie më 2017, kur ishte 17-vjeçare. Postimet në llogaritë e saj në rrjetet sociale lënë të kuptohet se ajo tani po lufton kundër Ukrainës si operatore e dronëve, në kuadër të një grupi taktik të inteligjencës ushtarake ruse që përbëhet kryesisht nga militantët e rajonit të Donjeckut që janë përfshirë në luftë që nga viti 2014.

“Isha vetë në Yunarmia dhe tani shërbej në ushtri. Pothuajse gjysma e atyre që u shkolluan me mua zgjodhën rrugën e ushtrisë. Fatkeqësisht, shumë nga ta veçse kanë vdekur. Disa nga ta janë plagosur rëndë dhe nuk mund ta vazhdojnë shërbimin e tyre ushtarak”, tha ajo për Skemat. “Ky është realiteti në rajonin tonë”.

Lisovenko tha se “aftësitë e përdorimit të armëve, trajnimi fizik dhe mësimi i historisë” që ajo mori nga Garda e Re-Yunarmia ishin të dobishme gjatë luftës në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.

Zozulskiy, Sikorskiy, dhe Lisovenko janë nga pjesë të Ukrainës që kanë qenë nën kontrollin e Rusisë që një dekadë. Por, Yunarmia po ashtu operon në zonat që forcat ruse pushtuan pas nisjes së luftës në shkallë të gjerë më 2022. Verën e kaluar, dega e saj e sapohapur në Mariupol mbajti shtatë sesione në një kamp në Detin Azov. Në mesin e shumë gjërave, fëmijët u mësuan se si të gjuanin me pushkë.

Një nga organizatorët e kampit ishte Valeriy Onatskiy, kreu i Departamentit për çështje të familjes dhe fëmijëve në administratën pushtuese në Maripol. Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë më 2023 gjeti se Onatskiz ishte përfshirë në zhvendosjen e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara për një Rusi – aktivitet që nxiti Gjykatën Ndërkombëtare Penale të lëshonte fletarrestim për Putinin, nën dyshime për krime lufte. Autoritetet pushtuese thanë në nëntor të vitit 2022 se degë të Yunarmias ishin hapur edhe në pjesët e rajoneve Herson dhe Zaporizhja, që janë nën kontrollin rus.

Kreu i Yunarmias në rajonin e Zaporizhjas është Fidail Bikbulatov, shtetas rus që inteligjenca ukrainase e akuzon për përfshirje në rrëmbime masive, dëbim të paligjshëm dhe transferim me forcë të fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara të Ukrainës për në Rusi.Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Bikbulatov tha se Yurmania i sheh “anëtarët e saj si persona që e lidhin jetën e tyre me shërbimin ushtarak në të ardhmen”.

“Ne shohim potencial në ta, ne presim nga ta që të bëhen personel ushtarak”, tha ai. “Ne i trajnojmë, punojmë me ta dhe duam që ata të bëhen ushtarë – Ministria e Mbrojtjes madje ofron përfitime për ish-anëtarët e Yunarmias kur ata i bashkohen [ushtrisë] – por, e gjithë kjo bëhet në formë vullnetare”.

Provat lënë të kuptohet se udhëheqja e Yunarmias gjykon performancën e degëve të saj, të paktën e bënë këtë pjesërisht duke shikuar numrin e ish-anëtarëve që i janë bashkuar ushtrisë ruse. Në tetor, zëvendësshefi i Yunarmias, Viktor Kaurov, u dërgoi letra degëve rajonale lidhur me “rishikimin” e detyrueshëm vjetor dhe tha se vlerësimi do të përfshijë dy parametra: “numrin e kadetëve të Yurmanias që janë thirrur për shërbim ushtarak dhe që janë regjistruar në universitete të ushtrisë” dhe “numrin e kadetëve të Yurmanias që janë regjistruar në qendrat e trajnimit të ushtrisë”./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin