LIVE UPDATES
Bota

"Sikur ta gëzoja së paku një a dy vjet", Beteja e gjatë e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë për pensionin e dyfishtë

Me Ligjin për statusin dhe të drejtat e kategorive të dala nga lufta në Kosovë, përfitues të pensionit të viktimave të dhunës seksuale të luftës mund të jenë edhe shfrytëzuesit e pensionit bazë, që u takon me Ligjin për skemat pensionale. Ngjashëm, edhe kategoritë e tjera të luftës që u takon pensioni me atë ligj, mund të jenë përfitues edhe të pensionit bazë.

19 June 2024, 10:19 Nga N.F
"Sikur ta gëzoja së paku një a dy vjet", Beteja e
Memoriali Heroinat

KOSOVË- Pas tre vjetësh betejë ligjore, Fitorja ka shpresë se do t’i rikthehet pensioni kontribut-pagues. Si viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ajo hoqi dorë prej tij, për ta marrë pensionin e viktimës - 30 euro më të lartë. Ligjet në fuqi, në bazë të interpretimit të autoriteteve përgjegjëse, nuk ia mundësonin të dy.

“Nëse ma japin pensionin kontribut-pagues, mendoj ta ndaj vetëm për barna”, thotë 71-vjeçarja për Radion Evropa e Lirë. Muajin e kaluar, gjykata ia miratoi asaj të drejtën për pension të dyfishtë, ndonëse vendimi, tash për tash, është vetëm i shkallës së parë.

Saga deri te dy pensionet

Fitorja - identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e REL-it - mori statusin e viktimës së dhunës seksuale në vitin 2019, e bashkë me të edhe një pension prej 230 eurosh. Atëkohë, Fitorja ishte e pensionuar dhe merrte pensionin kontribut-pagues prej 200 eurosh. Të dyja pensionet i rastisi t’i merrte vetëm një muaj - më pas autoritetet i kërkuan të zgjidhte. Fillimisht mori kontribut-paguesin, por pas një viti kaloi tek ai i viktimës, pasi ishte më i lartë.

“Oh, kur e kam lënë pensionin tim, më është dukur...”, ndërpret rrëfimin.

Me Ligjin për statusin dhe të drejtat e kategorive të dala nga lufta në Kosovë, përfitues të pensionit të viktimave të dhunës seksuale të luftës mund të jenë edhe shfrytëzuesit e pensionit bazë, që u takon me Ligjin për skemat pensionale. Ngjashëm, edhe kategoritë e tjera të luftës që u takon pensioni me atë ligj, mund të jenë përfitues edhe të pensionit bazë.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), është Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ajo që nuk i zbaton ligjet siç duhet. Dy ligjet nuk bien ndesh me njëri-tjetrin dhe “Ministria e Financave duhet t’i respektojë”, thotë Astrit Kola nga ky institut.

“Veprimet që janë duke i bërë institucionet, janë kundërligjore”, sipas tij.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Ministrinë e Financave për këtë çështje që nga java e kaluar, por nuk mori përgjigje. Rasti i Fitores arriti në gjykatë përmes Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ku ajo dhe viktima të tjera, prej vitesh, marrin ndihmë psikologjike.

Juristët e kësaj qendre përgatitën dosjet e dhjetë rasteve që kërkonin pension të dyfishtë, të cilat i përfaqësuan edhe në gjykatë. Procedurat gjyqësore nisën qysh në vitin 2021 dhe, në fund të majit, Gjykata Themelore në Prishtinë ua njohu të drejtën e pensionit të dyfishtë tri viktimave, përfshirë Fitoren. Njëra prej tyre, ndërkohë, kishte vdekur, ndërsa procedurat për shtatë viktimat e tjera vazhdojnë ende.

“Stresi dhe pritja të shkatërron. [Ndërprerja e njërit pension] nuk do të duhej të ndodhte”, thotë Fitorja.

“Shteti duhet të veprojë”

Në Kosovë nuk dihet saktë numri i të përdhunuarve gjatë luftës së viteve 1998/99, por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, bëhet fjalë për rreth 20.000.

Nga viti 2014, kur Kosova miratoi një ligj për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës personave të dhunuar, këtë status e siguruan rreth 1.650 persona. Në QKRMT thonë se në mesin e personave me këtë status, ka disa raste që kanë arritur moshën e pensionimit - 65 vjeçe - por që nuk kanë vendosur të kërkojnë të drejtën e pensionit të dyfishtë, nga bindja se procedurat gjyqësore zvarriten gjatë.

QKRMT-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta njohë këtë të drejtë për këtë kategori të shoqërisë, sidomos pas vendimit të Gjykatës Themelore për tri rastet në fjalë. Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se shteti duhet të veprojë, në mënyrë që të mos humbet kohë nëpër gjykata. REL-i kontaktoi për këtë temë edhe Qeverinë e Kosovës, por ajo nuk u përgjigj.

“Edhe një vit e gjysmë pritje”

Selvi Izeti, psikologe në QKRMT, thotë se vendimi i Gjykatës Themelore ndikon pozitivisht në shëndetin mendor dhe emocional të viktimave. Sipas saj, “për të mbijetuarit, njohja e të drejtave të tyre është pjesë thelbësore e procesit të shërimit dhe rimëkëmbjes nga traumat e përjetuara gjatë luftës”.

Por, Fisnik Mehmeti, jurist në QKRMT, thotë se Fitorja dhe rasti tjetër nuk do të mund ta gëzojnë menjëherë të drejtën e pensionit të dyfishtë, pasi pas vendimit të Themelores, Ministria e Financave - Departamenti për Pensione ka paraqitur ankesë, përmes Avokaturës Shtetërore.  Sipas tij, procedura e shqyrtimit të lëndëve në shkallën e dytë mund të marrë kohë deri në një vit e gjysmë “në rastin më të mirë”.

“Por, ne si QKRMT do të tentojmë që, përmes parashtresave, t’i drejtohemi Gjykatës [së Apelit] që këto raste t’i trajtojë me prioritet”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Mehmeti shpjegon se nëse Apeli i konfirmon vendimet e Themelores, “Ministria [e Financave] obligohet t’ua njohë këtyre rasteve pensionet dhe t’ua kompensojë ato në mënyrë retroaktive për periudhën kur s’i kanë marrë”.

Përveç të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, të drejtën për pension të dyfishtë në gjykata janë duke e kërkuar edhe kategori të tjera të dala nga lufta, përfshirë invalidë, veteranë e të tjerë. Në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut zotohen se do t’i drejtohen Qeverisë së Kosovës me kërkesën që t’ua njohë pensionin e dyfishtë të gjitha kategorive.

“Nëse gjykata ka bërë precedent për tri raste, ne duhet ta unifikojmë këtë për të gjithë”, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetarja e këtij komisioni, Duda Bale.

“Së pari, do ta kontaktojmë Qeverinë. Nëse Qeveria nuk merr ndonjë vendim, do ta shohim se cilat janë mundësitë që të bëjmë diçka brenda Kuvendit, sepse është e padrejtë [të zgjedhësh mes dy pensioneve]”, shton ajo.

Fitorja, e cila me dhjetëra vite ka punuar në një nga institucionet e shtetit, nuk ka shpresë se pensionin për këtë kontribut do ta marrë shpejt.

“Sikur ta gëzoja së paku një a dy vjet... por kushedi se sa do të zgjasë [procedura]”, thotë 71-vjeçarja.

Marre nga REL

kosove pension i dyte dhune seksuale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin