LIVE UPDATES
Bota

‘Silicon Valley’ forcon masat për të shmangur spiunët kinezë

Ndërsa kontrollet mbi të shkuarën po shtohen për aplikantët dhe punonjësit e të gjitha racave, ata me lidhje familjare me Kinën mendohet se janë kryesisht subjekt i presionit që ushtrohet nga qeveria e Pekinit.

5 July 2024, 21:37 Nga M.B
‘Silicon Valley’ forcon masat për të shmangur spiunët
Foto ilustruese

SHBA- Sipas njoftimeve kompanitë kryesore amerikane të teknologjisë kanë rritur kontrollin mbi të shkuarën e punonjësve dhe atyre që aplikojnë për punë, gjë që ekspertët thonë se është e nevojshme për t’iu kundërvënë kërcënimit që paraqet Kina në fushën e spiunazhit kibernetik.

Ndërsa kontrollet mbi të shkuarën po shtohen për aplikantët dhe punonjësit e të gjitha racave, ata me lidhje familjare me Kinën mendohet se janë kryesisht subjekt i presionit që ushtrohet nga qeveria e Pekinit.

Zheng, një student kinez, i diplomuar në shkenca kompjuterike në një universitet amerikan shpreson t'i shndërrojë lidhjet e tij me Kinën, në një mundësi për përfitim.

Ai nuk pranoi të zbulojë emrin e tij të plotë, nga frika e hakmarrjes së mundshme nga qeveria kineze. Por shtoi se kohët e fundit është përqendruar tek siguria kibernetike me shpresën për të rritur shanset punësimit në Shtetet e Bashkuara.

"Objektivi është disi ambicioz, por mendoj se di më shumë për Kinën si një person i lindur dhe i rritur atje. Shpresoj që karakteristikat e mia të shndërrohen në një pikë të fortë në fushën e sigurisë kibernetike, e të luajnë një rol në luftën kundër sulmeve kibernetike kineze", thotë Zheng, i cili ka aplikuar për azil politik në Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se nuk është shumë i shqetësuar se kontrollet e shtuara mbi të shkuarën e tij, do të ndikojnë në perspektivat e tij të punësimit, por shton se shumë studentë ndërkombëtarë me të cilët ka studiuar, shqetësohen se nuk do të arrijnë të sigurojnë një punë, në fushën e sigurisë kibernetike.

‘Google’, ‘OpenAI’ dhe ‘Sequoia Capital’ janë mes atyre kompanive të teknologjisë që ofrojnë kapital investues, që kanë shtuar kontrollet e sigurisë për punonjësit apo ata potencialë, sipas një raporti të fundit të gazetës ‘The Financial Times’.

Gazeta citoi burime nga këto kompani që thanë se ata po i përgjigjeshin paralajmërimeve nga qeveria amerikane për një kërcënim në rritje nga spiunazhi kinez gjatë dy viteve të fundit.

Shqetësimet për spiunazh kibernetik kinez

Në një mesazh të dhënë në muajin prill drejtori i FBI-së Christopher Wray tha se qeveria kineze është përpjekur të vjedhë "pronësi intelektuale, teknologji dhe materiale kërkimore" nga industritë amerikane.

Si përgjigje, qeveria amerikane ka rritur masat e sigurisë gjatë dy viteve të fundit, përfshirë përditësimin e rregulloreve të kontrollit të eksportit me synimin për të kufizuar aftësinë e Kinës për të siguruar mikroprocesorë të avancuar kompjuterike dhe inteligjencë artificiale.

Pjesë e kësaj përgjigjeje janë dhe paralajmërimet e përforcuara ndaj kompanive amerikane.

Ivan Kanapathy, përfaqësues i lartë i ‘Beacon Global Strategies’, një kompani që operon në fushën e sigurisë kombëtare i tha Zërit të Amerikës se drejtuesit e ‘Silicon Valley-it’ ndajnë të njëjtin shqetësim me atë të qeverisë amerikane.

"Në vitet e fundit, kompanitë e teknologjisë janë bërë më të kujdesshme, ato nuk duan të bien viktimë e strategjisë kineze për të marrë teknologji", tha ai.

"Kompanitë nuk kanë luksin të përballojnë konkurrentë që do t’i nxirrnin ata nga tregu dhe e kemi parë këtë të ndodhë në shumë industri. Është e natyrshme për kompanitë amerikane dhe ato aleate në fushën e teknologjisë, që të jenë të shqetësuara dhe të ndërmarrin hapa për të minimizuar rreziqet e spiunazhit të sponsorizuar nga shteti kinez”, tha ai.

Ray Wang, drejtues ekzekutiv i kompanisë ‘Constellation Research’, me bazë në ‘Silicon Valley’, tha se vjedhja e pronësisë intelektuale amerikane është bërë më e shfrenuar që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19. Ai shton se Pekini vinte në shënjestër persona që kanë lidhje me Kinën.

Zoti Kanapathy thotë se Kina gjithashtu mund të marrë teknologjinë amerikane përmes asaj që njihet si “praktika e vjedhjes së talenteve”, që do të thotë se ata rekrutojnë dikë me përvojë në një teknologji të caktuar dhe i kërkojnë atij të marrë informacion mbi teknologjinë për të hapur një kompani të re në Kinë. Edhe pse nga pikëpamja etike kjo praktikë është e diskutueshme, ndonjëherë është e ligjshme.

"Ka të ngjarë që Kina të përpiqet gjithashtu të vendosë njerëzit e saj, përfshirë inxhinierë, në disa kompani të cilat kanë teknologji me interes për të. Është një strategji shumëplanëshe", shton ai.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i ambasadës kineze, Liu Pengyu, tha se ishte në dijeni për akuzat, por shtoi se qeveria amerikane "nuk ka arritur të japë prova të forta".

“Ne kundërshtojmë me vendosmëri akuzat dhe shpifjet e pabaza ndaj Kinës dhe shpresojmë që palët përkatëse ta shohin zhvillimin e Kinës në mënyrë objektive dhe të drejtë”, shkroi ai.

Zëdhënësi Liu gjithashtu vuri në dukje se vitin e kaluar, Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale e renditi ekonominë kineze të parën në botë ndër vendet me të ardhura të nivelit të mesëm dhe të 12-tën në përgjithësi për sa i përket krijimit në mënyrë të pavarur të të drejtave të pronësisë intelektuale.

"Arritjet shkencore dhe teknologjike të Kinës nuk bëhen kurrë përmes "vjedhjes". Populli kinez, përfshirë intelektualët, kanë shënuar arritje të tilla me talentin dhe punën e palodhu", shkroi ai.

Shqetësimet mbi kontrollin për elementët e sigurisë

Zoti Wang tha se zbatohen masa të shtuara mbi kontrollin për elementët e sigurisë të të gjithë punonjësve. Kompanitë Google dhe OpenAI kanë vendosur kontrolle më të rrepta për punonjësit kinezë dhe Microsoft po transferon disa nga inxhinierët e saj më të rëndësishëm kinezë nga Kina në rajone të tjera të botës; korporata NVIDIA ka qenë gjithashtu shumë vigjilente në procesin e skanimit të tyre.

Punonjësve të kompanisë Microsoft në Kinë, kryesisht të angazhuar në fushën e ruajtjes së të dhënave kompjuterike, kohët e fundit iu ofrua mundësia për të punuar në Shtetet e Bashkuara, Australi ose Irlandë, si dhe në vende të tjera, tha një burim shtetëror në një artikull. Gazeta Wall Street Journal raportoi se kompania Microsoft u kërkoi rreth 800 punonjësve, kryesisht inxhinierë me kombësi kineze që punojnë në fushën e ruajtjes së të dhënave kompjuterike dhe inteligjencën artifiviale, që të konsideronin idenë për t’u zhvendosur.

Ai tha se kompanitë duhet të tregojnë kujdes për të shmangur nxitjen e ksenofobisë. "Pra, pothuajse çdo punonjës i ri, jo vetëm shtetas kinezë, duhet t'i nënshtrohet të njëjtit proces verifikimi. Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme", tha ai.

Deri më tani, ky nuk ka qenë problem për Joey Wu, një inxhinier kompjuterik kinez në Kaliforni. Ai i tha Zërit të Amerikës se nuk ka parë masa më të rrepta ndaj qytetarëve kinezë dhe as nuk është trajtuar ndryshe për shkak të shtetësisë së tij.

"Mendoj se Shtetet e Bashkuara janë relativisht tolerante dhe të hapura", tha zoti Wu. "Nuk është e lehtë për një kompani të madhe teknologjike të ketë kaq shumë punonjës të huaj. Kompanitë kineze, si Huawei, janë plot me punonjës kinez, me shumë pak të huaj dhe nuk ka gjasa që amerikanët të punësohen në një masë të tillë sa të luajnë një rol më të rëndësishëm.”

Zoti Kanapathy vuri në dukje se themeluesit e shumë kompanive teknologjike janë vetë nga Kina ose India dhe po ata po kërkojnë kontrolle sigurie për qytetarët kinezë.

Zëri i Amerikës kontaktoi ‘Google’, ‘OpenAI’ dhe ‘Sequoia’ për komente, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli./ VOA

silicon valley

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin