LIVE UPDATES
Bota

"Situata në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më e papranueshme", Izraeli i ka bërë kundër vetes shumicën e shteteve të BE

Gjithnjë e më shumë shtete evropiane nuk janë më të gatshme të pranojnë veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjermania vazhdon të mbajë qëndrim të përmbajtur.

23 May 2025, 08:33 Nga r.ll
"Situata në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më
foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka mbajtur marrëdhënie të veçanta me  Izraelin prej gati një çerek shekulli. Partneriteti bazohet në Marrëveshjen e Asociimit, e cila hyri në fuqi në qershor të vitit 2000. Vetëm pak ditë para përvjetorit të saj, marrëveshja po vihet nën shqyrtim: ajo është më e diskutueshme se kurrë.

Arsyeja është situata humanitare në Rripin e Gazës. Politika e bllokadës e qeverisë Netanyahu ka çuar në një rënie të numrit të qeverive që mbështesin Izraelin midis qeverive të BE-së. Numri i vendeve që nuk duan më të qëndrojnë duarkryq dhe kërkojnë pasoja tani përbën pothuajse dy të tretat e 27 shteteve anëtare. 

Ky ishte përfundimi në të cilin arriti përfaqësuesja e Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, pas asaj që ajo e përshkroi si një "debat shumë, shumë intensiv" me ministrat e Jashtëm të BE. Edhe pse Kallasi pranoi shpërndarjen e fundit të ndihmës humanitare nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ajo e quajti atë një "pikë në oqean". Situata në Gaza mbetet katastrofike.

Argumentimi: shkelen të drejtat e njeriut

Ministri i Jashtëm holandez, Caspar Feldkamp, kishte sugjeruar më parë që marrëveshja e asociimit me Izraelin të rishikohet. Thelbi i marrëveshjes është tregtia e pakufizuar me kufizimet më të pakta të mundshme në lëvizjen e mallrave, d.m.th., qasja në treg dhe pjesëmarrja e Izraelit në programet e BE. Megjithatë, një komponent kyç i marrëveshjes është edhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, të cilat dyshohet se po shkelen nga Izraeli në Gaza. 

Sipas qarqeve diplomatike, gjithsej 17 ministra të Jashtëm janë shprehur në favor të rishikimit të marrëveshjes. Gjermanianuk ishte midis tyre.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul e kishte kritikuar më parë situatën humanitare në Gaza me të njëjtën ashpërsi si kolegët e tij evropianë. Ai e kishte përshkruar tashmë situatën si të padurueshme pas vizitës së tij në Izrael dhe në territoret palestineze, siç kujtoi në Bruksel. "Dhe ajo nuk është përmirësuar, është përkeqësuar," shtoi ai.

Gjermania nuk është pjesë e shumicës

Arsyeja e dhënë nga qeveria gjermane për mosmbështetjen e propozimit holandez është se ajo dëshiron të mbajë të hapura të gjitha kanalet e dialogut. Gjermania nuk është e vetme në këtë pozicion. Rreth një e treta e 27 vendeve e mbështesin atë, përfshirë Italinë, Greqinë dhe Republikën Çeke.

Megjithatë, mendimi i shumicës ishte i qartë: grupi i vendeve të BE që janë kritikë ndaj Izraelit, i udhëhequr nga Spanja, Belgjika dhe Irlanda, është forcuar ndjeshëm. "Prandaj, ne do të iniciojmë një shqyrtim të marrëveshjes së partneritetit", shpjegoi Kallas. Lidhur me qeverinë e Netanjahut, ajo shtoi se Izraeli duhet të shfrytëzojë momentin për të hequr plotësisht bllokadën ndaj ndihmës humanitare për Gazën.

Caktimi i kufirit do ta godiste rëndë Izraelin

Anulimi i marrëveshjes nuk do të ishte i mundur thjesht me shumicë votash, pasi do të kërkonte unanimitet. Por nga Holanda ka mbërritur një propozim, që megjithatë do të kishte pasoja të gjera për Izraelin: pa një shqyrtim, Haga refuzon të pranojë zgjatjen e planifikuar dyvjeçare të një Plani Veprimi BE-Izrael që nxit integrimin e Izraelit në programet evropiane. 

Vënia në pikëpyetje e marrëdhënieve të deritanishme të ngushta me BE mund të ketëpasoja serioze për Izraelin. Vitin e kaluar, tregtia e mallrave arriti në 42.6 miliardë euro dhe Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Izraelit, përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës./DW

shtetet e be

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin