LIVE UPDATES
Bota

Skandali ‘chatgate’/ Analiza: Çfarë dhe kush qëndron në të vërtetë pas largimit të Waltz-it?

Edhe pse është e vërtetë që Sekretari i Shtetit Marco Rubio, të cilit Trump i ka besuar përkohësisht edhe rolin e Waltz, është historikisht më i afërt me krahun tradicionalist, ai tani është i përqendruar krejtësisht në kandidaturën e tij për president në vitin 2028, duke vënë interesat personale mbi çdo gjë tjetër dhe duke u përafruar me pozicionet e bazës MAGA.

3 May 2025, 11:26 Nga DOSJA
Skandali ‘chatgate’/ Analiza: Çfarë dhe kush
foto ilustruese

SHBA- Riorganizimi i kabinetit të Donald Trump është një lajm i keq për Evropën dhe për këdo që shpreson se SHBA-të do të mbeten të angazhuara në skenën ndërkombëtare. Kjo për shkak se ngritja në detyrë dhe shkarkimi i këshilltarit të sigurisë kombëtare Mike Waltz nuk është rezultat i “chatgate”, e përdorur si justifikim për ta larguar nga Shtëpia e Bardhë të enjten, por vjen si pasojë e një beteje të brendshme mes izolacionistëve dhe tradicionalistëve dhe fitorja duket se ka qenë në anën e izolacionistëve.

Edhe pse është e vërtetë që Sekretari i Shtetit Marco Rubio, të cilit Trump i ka besuar përkohësisht edhe rolin e Waltz, është historikisht më i afërt me krahun tradicionalist, ai tani është i përqendruar krejtësisht në kandidaturën e tij për president në vitin 2028, duke vënë interesat personale mbi çdo gjë tjetër dhe duke u përafruar me pozicionet e bazës MAGA.

Waltz u shkarkua të enjten nga pozita si arkitekt i politikës ndërkombëtare të Shtëpisë së Bardhë, krahu i djathtë i presidentit për çështjet e sigurisë kombëtare dhe pika kyçe e komunikimit me Departamentin e Shtetit, të Mbrojtjes dhe Inteligjencës. Për të mos dhënë përshtypjen se ishte hequr qafe, Trump e emëroi ambasador në OKB pozicion që fillimisht ia kishte rezervuar deputetes Elise Stefanik, por u tërhoq nga emërimi i saj për të mos lënë bosh vendin në Kongres, që rrezikonte shumicën e brishtë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në teori, është një ngritje në detyrë, pasi kërkon konfirmimin e Senatit, por në realitet është edhe një rrezik për Waltz, i cili tani do të përballet me seanca dëgjimore ku do të pyetet për “chatgate” skandalin e shpërthyer nga një grup bisedimi në rrjete sociale që ai kishte krijuar, ku për gabim kishte përfshirë edhe drejtuesin e “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg.

Si këshilltar për sigurinë kombëtare, ai kishte përgjegjësinë më të madhe në këtë krizë, sepse ai kishte bërë gabimin fillestar. Megjithatë, skandali shpërtheu për shkak se kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, publikoi në atë chat të pasigurt planet për sulm kundër houthive në Jemen një veprim i papërgjegjshëm.

Prandaj, nëse Waltz është sakrifikuar dhe Sekretari i Mbrojtjes për momentin është kursyer, arsyeja nuk qëndron vetëm te “chatgate”. Kjo përforcohet edhe nga fakti se “pastrimi” përfshiu gjithashtu edhe Alex Wong, zëvendës këshilltar dhe ish-asistent i Mitt Romney dhe senatorit Tom Cotton, i akuzuar për qëndrim shumë të butë ndaj Kinës.

E vërteta është se Waltz ish-deputet i Floridës dhe veteran i Afganistanit ku ka shërbyer me Forcat Speciale të Beretave të Gjelbra është perceptuar prej kohësh si trup i huaj nga izolacionistët e lëvizjes MAGA. Laura Loomer, blogere ekstremiste që ka pasur ndikim të madh te Trump, ishte ndër të parat që hodhi dyshime mbi besnikërinë e tij ndaj presidentit, sepse ai shfaqej si përkrahës i ndërhyrjeve amerikane dhe skeptik ndaj Putinit. Pothuajse një “neokon” i maskuar, në të vërtetë shumë pranë Zelenskyt.

Rubio, për hir të së vërtetës, ka një histori personale më pranë tradicionalistëve të politikës së jashtme, duke nisur që nga trashëgimia e tij kubane. Por ai është përshtatur shpejt me Trump dhe e di që, nëse dëshiron një shans për të qenë pasardhësi i tij në 2028, duhet të mbajë fort bazën MAGA./La Repubblica/

shba donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin