Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se është shokuar me rastin që ka ndodhur dhe mënyrën se si është trajtuar fryti, por është betuar se që nga momenti i parë ka insistuar me ngulm dhe më së shumti, që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.
KOSOVË- Hidajete Krasniqi, e cila të shtunën u shkarkua nga pozita e Drejtoreshës së Infermierisë në Spitalin e Pejës pas skandalit me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, ka thënë se ky rast është politizuar skajshëm me ndërhyrjen e politikës. Në një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se është shokuar me rastin që ka ndodhur dhe mënyrën se si është trajtuar fryti, por është betuar se që nga momenti i parë ka insistuar me ngulm dhe më së shumti, që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.
“Deri më dje (e Premte) në ora 15:00 rreth këtij rasti kam punuar së bashku me Drejtorin aktual Ekzekutiv Dr. Fazli Shala, ndërsa befasisht, sot paradite, ndonëse ditë e shtunë, fillimisht në faqen e Facebook-ut të Spitalit e më pas edhe nga media mësova për shkarkimin tim”, ka shkruar ajo.
Tutje, Krasniqi ka thënë se vendimi për shkarkimin e saj dhe të drejtorit mjekësor, Muhamet Haliti, është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatkeqësisë me ndërhyrje të thella politike e militante.
“Për të eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale. Dhimbje, keqardhje për ultësinë e personalitetit të Drejtorit!!! Nëse ka moral dhe ka hierarki normale zinxhirore, në këso raste abnormale, atëherë dihet kush duhet të shkojë! Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrëqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkartuar U.D. Drejtori i Administratës, i cili ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Me keqardhje por me shumë siguri e them se veprime të tilla sikur ky i sotmi, me shkarkime, për asnjë moment nuk mund të hedhin ‘hi syve’ opinioni , në mënyrë që Drejtori aktual Ekzekutiv, ta heq vëmendjen e mos ndjerës përgjegjësi, minimalisht morale-personale, si menaxher i parë dhe kryesor i Institucionit ku ka ndodhur rasti tragjik. Unë besoj fort, që përgjegjësia është dhe duhet të jetë personale e assesi dhe po aq jam e bindur që këto situata nuk duhet shfrytëzuar për fushata shkarkimesh me të vetmin qëllim, rehatimin e personave politik të partisë në pushtet” shkruan Krasniqi.
Si udhëheqëse e Infermierisë gjatë 23 viteve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Krasniqi ka thënë se së bashku me kolegët ia kanë dalë që të jenë shtyllë e rëndësishme e korrektësisë profesionale dhe pjesë e krenarisë së punës së këtij spitali.
“I falënderoj të gjithë kolegët për bashkëpunimin që patën gjatë tërë këtyre viteve. Vendimi për shkarkim i tillë siç ka ardhur prapa shpine e me qëllime degradimi nuk mund ta zbehë punën time të palodhshme, pa orar e me sakrifica personale për të ngritur e zhvilluar Spitalin”.
Në fund, ajo ka paralajmëruar drejtorin ekzekutiv, Fazli Shala dhe stafin e afërt të tij se në afatin më të afërt do t’i drejtohet organeve të drejtësisë dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore.
Spitali i Pejës njoftoi këtë të shtunë se lidhur me rastin e foshnjës së vdekur, drejtori ekzekutiv ka shkarkuar drejtorin mjekësor dhe atë për infermieri. Foshnja e cila lindi e vdekur ditë më parë, përfundoi në rrobalarësen e Spitalit të Pejës, pasi stafi dyshohet se nuk i ka zbatuar procedurat e protokollit. Babai i foshnjës ka treguar se e ka parë personelin mjekësor teksa i nxirrnin nga rrobalarësja pjesët e trupit të saj. Ai ka thënë se stafi i spitalit ka kërkuar që rasti të mos lajmërohet në polici.
Pamje nga aksidenti SHBA- Katër persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në një aksident masiv autom...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Në një postim të shtunën në Telegram presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkruante se Rusia ...
Ukraina UKRAINË- Të paktën 10 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në sulmet ajrore ruse në qytetin j...
Radha ne Merdare KOSOVË- Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës me Serbinë sonte po vazhdon të ketë fluks të madh t&...
Policia KOSOVË- Policët të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq, për shkak të bar...
Rusi MOLDAVI- Zyrtarët moldavë të zbulimit paralajmëruan se forcat ruse mund të nisin një ofensivë ushtarake në Ukr...
Pamje nga shperthimi JOHANESBURG- Nëntë persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën kur një cisternë që transpo...
Rreshqitje dheu MALAJZI- Ekipet e shpëtimit kanë ndërprerë kërkimin për trupa pasi një rrëshqitje masive e para agi...
Foto ilustruese SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të lindurit mes viteve 1997-2012 njihen si gjenerata Z. Një pjesë e ...
Ernesto Favara dhe Maria Amatuzzo ITALI- Një tjetër vrasje në familje ka ndodhur në Itali. Një burrë, Ernesto Favara, u arres...