23 February 2026, 22:57
Nga E. D

UKRAINË- Prej disa javësh drejt Sllovakisë nuk rrjedh më naftë ruse përmes Ukrainës. Shkaku është dëmtimi i tubacioneve të naftësjellësit "Druzhba”. Tani kryeministri sllovak, Robert Fico, e kërcënoi Kievin me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për Ukrainën nëse furnizimi me naftë ruse përmes Ukrainës nuk rifillon deri të hënën. Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërcënuar me masa të ngjashme.
Hungaria dhe Sllovakia sigurojnë rreth gjysmën e furnizimeve emergjente me energji elektrike të Evropës për Ukrainën. Ukrainën, e cila është e varur nga këto furnizime për shkak të sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës së saj.
Ukraina dënon kërcënimet e Hungarisë dhe të Sllovakisë
Ukraina i dënoi ashpër kërcënimet e Hungarisë dhe të Sllovakisë në mosmarrëveshjen për furnizimet me energji. Kievi i akuzoi dy vendet anëtare të BE-së për shantazh dhe provokim. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, e cilësoi si të papërgjegjshme kërcënimin për t'i ndërprerë Ukrainës furnizimin me energji elektrike pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. "Kjo kërcënon sigurinë energjetike të gjithë rajonit”, shkroi Sybiha në platformën X.
Ai shtoi se qeveritë në Budapest dhe Bratislavë duhet t'ia drejtojnë ankesat e tyre Kremlinit dhe jo Kievit. Naftësjellësi "Druzhba” është dëmtuar nga sulmet ruse dhe punimet për riparimin e tij po vazhdojnë pavarësisht rrezikut nga sulmet me raketa, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. Kievi kritikoi faktin se Bratislava dhe Budapesti synojnë t'u ndërpresin ukrainasve energjinë elektrike, ngrohjen dhe gazin pikërisht gjatë periudhës së acarit ekstrem.
Fico: Zelenski ka qëllime të këqija
Në një konferencë për shtyp në Bratislavë Fico përdori një gjuhë konfrontuese ndaj vendit fqinj, Ukrainës. Për dëmtimin e tubacioneve nuk ka asnjë fajtor të qartë, tha kryeministri sllovak. Sipas Ficos, Ukraina akuzon rusët se kanë dëmtuar tubacionet gjatë një sulmi, ndërsa rusët akuzojnë Ukrainën se e ka ndërprerë qëllimisht qarkullimin e naftës përmes naftësjellësit.
"Tani do të më duhej të hamendësoja, por nuk është hera e parë që presidenti Zelenski merr vendime politike që dëmtojnë Sllovakinë”, shtoi Fico. Sipas tij, kjo kishte ndodhur edhe më parë, kur u ndërpre tranziti i gazit përmes territorit të Ukrainës drejt Sllovakisë.
Fico këmbëngul që problemet me naftësjellësin janë hakmarrje e Ukrainës për politikën që ndjekin nga Sllovakia dhe Hungaria ndaj Ukrainës.
Sllovakia dhe Hungaria bëjnë pjesë ndër vendet që janë shprehur në BE në mënyrë kritike ndaj ndihmave për Ukrainën dhe ndaj një anëtarësimi të mundshëm të saj në BE. Sllovakia nuk merr pjesë në paketën e ndihmës prej 90 miliardë eurosh. Sllovakia dhe Hungaria vazhdojnë të blejnë naftë të papërpunuar nga Rusia./DW
sllovakia hungaria
Bota
23 February 2026, 22:46
E. D
foto ilustuese
POLONI- Para pallatit presidencial në kryeqytetin e Polonisë Varshavë, të shtunën (21.02.2026) u dëgjuan tone ...
Bota
23 February 2026, 22:10
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me personin e armatosur që u vra nga Shërbimi Sekret teksa po hynte ...
Bota
23 February 2026, 22:07
KOSOVË- Në dhomat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), familjarët janë pjesë e përditshmëris&eu...
Bota
23 February 2026, 21:07
E. D
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë ratifikimin e marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara, derisa presidenti amerikan, Don...
Bota
23 February 2026, 20:20
E. D
IRAN- Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë kanë organizuar protesta antiqeveritare në disa universitet...
Bota
23 February 2026, 19:23
E.d
Foto ilustruse
MEKSIKË- Bosi i drogës "El Mencho" dhe kreu i kartelit të frikshëm të drogës Jalisco New Generation ë...
Bota
23 February 2026, 18:46
E. D
SHBA- Ish-ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Peter Mandelson është arrestuar nga policia nën dyshimin për shp...
Bota
23 February 2026, 18:42
E.d
Foto ilustruse
PERU- Një tragjedi ka ndodhur në Peru. Një helikopter është rrëzuar dhe si pasojë e kësaj kanë ...
Bota
23 February 2026, 18:15
E. D
MAQEDONI E VERIUT- Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë...
Bota
23 February 2026, 17:25
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Komisioni Europian kërkoi që Shtetet e Bashkuara t’i përmbahen kushteve të një marrëveshjeje tr...