LIVE UPDATES
Bota

Sllovakia grindje me Ukrainën për gazin, DW: Taktikë shpërqendrimi

Kryeministri sllovak Robert Fico po nis një grindje serioze me Ukrainën për shkak të ndalimit të tranzitit të gazit. Arsyeja nuk është rreziku i krizës energjetike, por problemet e brendshme politike në këtë vend të BE.

4 January 2025, 08:53 Nga I.A
Sllovakia grindje me Ukrainën për gazin, DW: Taktikë
Foto Ilustruese

SLLOVKI- Ndërsa Rusia bombardon Ukrainën ditë për ditë, fati i popullit ukrainas dhe i vendit të tyre bëhet gjithnjë e më shumë lojë e pushtetit dhe e politikës në disa vende të BE. Në Hungari Viktor Orban gënjen popullin e tij, që të besojë se ai është një "misionar i paqes" - në këtë rol ai bën thirrje kundër opozitës, e cila u shërben "luftënxitësve në Bruksel". Nga ana tjetër në fushatën zgjedhore në Gjermani Olaf Scholz përpiqet të paraqitet si "kancelar i paqes" dhe "njeri i çtenisionimit", për t'ua hequr votat partive pro-ruse AfD dhe BSW.

Edhe në politikën e brendshme të Sllovakisëçështja e Ukrainës zien prej kohësh. Por tani kryeministri Robert Fico, me emër socialdemokrat por në fakt një populist i djathtë, ka nisur një konflikt serioz diplomatik me fqinjin e tij për shkak të ndalimeve të tranzitit të gazit në Ukrainë. Ai kërcënon Ukrainën, se do t`ia ndërpresë eksportet e energjisë elektrike ose ndihmën për refugjatët ukrainas, nëse Ukraina vazhdon të ndalojë transitin e gazit rus. Por në fakt nuk është fjala për rrezikun e një krize energjetike në Sllovaki, por për një shpërqendrim nga problemet e brendshme politike – nga programi i rreptë i kursimeve dhe kriza gjithnjë e më e thellë e koalicionit qeverisës.

Kabineti tripartiak i Ficos në Sllovaki, i përbërë nga populistë të majtë dhe të djathtë, është i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse. Megjithatë deri tani kryeministri ka mbështetur kryesisht politikën e BE për Ukrainën. Kthesa nisi në vjeshtë: në fund të tetorit Fico duke buzëqeshur me sharm, i dha një intervistë propagandistes famëkeqe ruse të luftës Olga Skabejeva, e cila i bën thirrje Putinit të sulmojë Evropën me bomba bërthamore. Aty ai kritikoi BE për "zgjatjen e luftës" në Ukrainë dhe premtoi se do të shkonte në Moskë për paradën e fitores më 9 maj 2025 - për të shënuar 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vizitë në Moskë

Por Fico shkoi pak para Krishtlindjeve 2024 në Moskë dhe vizitoi diktatorin rus Vladimir Putin. Takimi ishte, siç u tha, për zgjidhjen e problemit me gazin në Sllovaki. Ukraina kishte njoftuar prej kohësh se do të ndërpriste përfundimisht transitin e gazit rus më 1 janar 2025, pas skadimit të kontratës përkatëse me Rusinë. Kryeministri sllovak nuk dha detaje. E paqartë është gjithashtu se si dhe në cilën rrugë ai udhëtoi për në Moskë.

Pas Krishtlindjeve Fico njoftoi vetëm se ai i kishte ofruar Putinit, që Sllovakia mund të ishte një vend ndërmjetësues neutral për negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Në të njëjtën kohë ai kërcënoi Ukrainën fqinje me ndalimin e furnizimit me energji elektrike nga Sllovakia, nëse tranziti i gazit ndërpritet. Paralelisht me këtë ministri sllovak i mbrojtjes Robert Kalinak i rekomandoi Ukrainës "të heqë dorë nga territoret".

"Një front i dytë energjetik kundër Ukrainës"

Kjo shkaktoi zemërim dhe indinjatë në Kiev. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi kryeministrin sllovak se me udhëzimet e sundimtarit të Rusisë po hap "një front të dytë energjetik" kundër Ukrainës. Edhe nga radhët e opozitës sllovake dhe nga disa vende të tjera të BE, përfshirë Republikën Çeke, erdhën kritika të ashpra ndaj Ficos dhe politikave të tij pro-ruse.

Në fakt disa politikanë të partisë socialdemokrate të Ficos, Smer-SD, vitet e fundit kanë rënë në sy për qendrimet e tyre ndonjëherë rrënqethëse pro-ruse. Për shembull, përpara se të merrte detyrën, ministri aktual i Jashtëm Juraj Blanar ishte një nga të paktët deputetë sllovakë, që votoi kundër një rezolute, që dënonte Rusinë për krimet e luftës në Buça Në krahasim me të tjerët Fico ishte një nga përfaqësuesit më të moderuar prorusë të partisë së tij.

Humbja e taksave të tranzitit

Kthesa e tij tani ka të bëjë me sa duket ne rradhë të parë me vështirësitë e shumta ekonomike dhe politike brenda Sllovakisë. Vendi ka një nga deficitet buxhetore më të larta në zonën e euros - në vitin 2024 ai ishte rreth gjashtë për qind. Më parë biznesi i gazit rus i sillte shumë para buxhetit sllovak. Sepse Sllovakia ishte edhe vetë një vend tranzit për vendet e tjera evropiane dhe grumbullonte rreth gjysmë miliardë euro taksa tranziti çdo vit. Ky burim të ardhurash tani bie.

Për më tepër: qeveria e Ficos, e cila erdhi në detyrë me shumë premtime sociale, duhet të zbatojë masa të rrepta kursimi dhe rritje taksash për të ulur deficitin buxhetor. Më 1 janar 2025 norma normale e tvsh-së u rrit nga 20 në 23 për qind, madje për shumë grupe produktesh të favorizuara nga dhjetë në 19 për qind. Kompanitë e mëdha në të ardhmen do të duhet të paguajnë tatim më të lartë të korporatës. U shkurtua edhe mbështetja për familjet dhe pensionistët.

Zgjedhje të parakohshme?

Në të njëjtën kohë Sllovakia ndoshta do të duhet të rrisë çmimet e energjisë, sepse së shpejti do t'i duhet të importojë gaz nga vendet perëndimore dhe të paguajë vetë tarifat e tranzitit. Por megjithëse në Bratislavë dihej prej kohësh se Ukraina nga 1 janari 2025 do të ndalonte tranzitin e gazit, qeveria nuk u kujdes në kohë, për të kërkuar alternativa të tjera afatgjata ndaj gazit rus, siç kishte bërë fqinji i saj Çekia.

Në një situatë, kur në mesin e popullatës sllovake janë të përhapura simpatitë proruse, Robert Fico fajëson tani Ukrainën dhe politikën e sanksioneve anti-ruse të BE për problemet ekonomike të Sllovakisë – ngjashëm me atë që bën aleati i politik dhe homologu i tij Viktor Orban në Hungari.

Ukrainashërben si një taktikë shpërqendrimi edhe për një arsye tjetër: koalicioni gjithsesi jo shumë homogjen i Ficos është prej muajsh në një krizë, që sa vjen e përkeqësohet. Një grup politikanësh veçanërisht nacionalistë dhe pro-rusë u larguan në tetor 2024 nga grupi parlamentar i partnerit më të vogël të koalicionit, Partisë Kombëtare Sllovake (SNS). Që atëherë koalicioni ka pasur një shumicë vetëm prej një vote në parlament. Nga ana tjetër në partinë Hlas, partia e dytë më e madhe në koalicion pas Smer-SD të Ficos, e cila nominalisht quhet gjithashtu socialdemokrate, ka deputetë, të cilëve kursi i djathtë populist, prorus i Ficos u duket tepër radikal dhe kërcënojnë në mënyrë indirekte të largohen nga koalicioni. Prandaj skenari i zgjedhjeve të parakohshme është i mundshëm.

Ndërkohë ende nuk dihet, se si do të rezultojë mosmarrëveshja e gazit me Ukrainën dhe nëse kryeministri sllovak do t'i zbatojë kërcënimet e tij ndaj vendit fqinj. Një gjë është e sigurt: nuk ka rrezik për krizë energjetike në Sllovaki, siç siguroi edhe qeveria në Bratislavë. Në vend të kësaj çështja e gazit mund të kthehet së shpejti në një çështje për të ardhmen politike të Robert Ficos.

robert fico

Sondazh

Bota 4 January 2025, 08:36 I.A

Një revolucion në botën mjekësore

Foto Ilustruese SHBA- Ilaçet GLP-1 si Ozempic janë ndër zbulimet më të rëndësishme në historinë e mjekë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin