LIVE UPDATES
Bota

Socialdemokrati Pistoirus nuk kandidon për kancelar në Gjermani

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius nuk do të paraqesë në partinë e tij socialdemokrate (SPD) kandidaturën për kancelar. Këtë ai e deklaroi të enjten (21.11.2024) në mbrëmje në një video-mesazh.

22 November 2024, 08:37 Nga N.F
Socialdemokrati Pistoirus nuk kandidon për kancelar në Gjermani
Boris Pistorius

GJERMANI- Në partinë socialdemokrate u debatua, se cili mund të ishte kandidati më i përshtatshëm për kancelar: kancelari aktual Scholz apo ministri i Mbrojtjes Pistorius. Tani Pistorius deklaroi, se nuk do të kandidojë.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius nuk do të paraqesë në partinë e tij socialdemokrate (SPD) kandidaturën për kancelar. Këtë ai e deklaroi të enjten (21.11.2024) në mbrëmje në një video-mesazh: "Sapo kam njoftuar kryesinë e partisë dhe të grupit parlamentar, që nuk jam në dispozicion për të kandiduar për postin e kancelarit", deklaroi Pistorius në video-mesazhin e publikuar në faqen e internetit të partisë socialdemokrate. Ai tha, se nuk e ka hapur ai këtë diskutim dhe as nuk e ka shtruar çështjen e kandidimit.

Pas një debati publik në këtë mënyrë iu hap rruga rikandidimit të kancelarit aktual Olaf Scholz. Pistoirus theksoi sërish, se Olaf Scholz është "një kancelar i shkëlqyer". Ai ka drejtuar një koalicion shumë të vështirë të përbërë nga tri parti pikërisht në "kohën e krizës ndoshta më të vështirë të dekadave të fundit".

Debati dëmton SPD-në


Debati për kandidaturën për kancelar e ka dëmtuar partinë dhe i ka çoroditur zgjedhësit, tha Pistorius. Në deklaratën e tij ai tha, që t'i jepet fund këtij diskutimi.

Në sondazhe Pistorius vlerësohet më shumë se sa Scholz. Në sondazhin aktual të ARD-së Deutschlandtrend realizuar nga isntituti i demoskopisë infratest-dimap, ku nga e hëna deri të mërkurën janë pyetur zgjedhës në Gjermani, 60 përqind janë shprehur se Pistoirus mund të ishte një kandidat i mirë për kancelar. Prej muajsh Pistoirus kryeson sondazhet si politikani më i preferuar në Gjermani. Ndërsa për Scholz vetëm 21 përqind shprehen pozitivisht. Vetëm 14 përqind e të pyeturve thanë, se nëse dotë votohej të dielën do të votonin për partinë socialdemokrate.

Të hënën (25.11.2024) kryesia e partisë socialdemokrate do të riemërojë Olaf Scholzin si kandidatin për kancelar në zgjedhjet parlamentare. Pistorius në mesazhin e tij u bëri thirrje anëtarëve të partisë, që bashkarisht me vendosmëri të luftojnë për një mandat të dytë për Scholzin. "Unë javët e ardhëshme do të luftoj bashkë me ju", tha Pistorius.

Përpara dy javësh koalicioni qeverisës i përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët u shpërbë. Kancelari Scholz dhe partia e tij socialdemokrate qeverisin tani bashkë me ekologjistët me një qeveri pakice. Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen më 23 shkurt 2025./DW

boris pistorius

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin