11 October 2022, 21:03
Nga I.A
Asteroid
SHBA- Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, ka thënë se tentimi i saj për të devijuar rrugën e një asteroidi, ka rezultuar i suksesshëm. Shkencëtarët kanë konfirmuar se shkëmbit hapësinor, 160 metra të gjerë, të njohur si Dimorphos, i është devijuar rruga kur është goditur nga sonda Dart muajin e kaluar.
Ata kanë ardhur në këtë përfundim pasi kanë kryer matje të shumta në Hapësirë me ndihmën e teleskopëve në Tokë. Ky mision është kryer për të testuar strategjinë potenciale për të mbrojtur planetin Tokë nga objektet që e kërcënojnë atë. Sonda Dart ka dëshmuar se një plan i tillë mund të funksionojë, nëse realizohet në kohë dhe nëse shënjestra nuk është jashtëzakonisht e madhe.
“Misioni tregon që NASA është duke tentuar që të jetë e përgatitur për çfarëdo objekti që e nis Universi drejt nesh”, ka thënë administratori i NASA-s, Bill Nelson.
“Besoj se NASA e ka dëshmuar se është mbrojtëse serioze e planetit”, u ka thënë ai gazetarëve.
Eksperimenti ka ndodhur rreth 11 milionë kilometra larg Tokës. Sonda Dart, me peshë prej 750 kilogramëve, e ka shkatërruar veten duke u përplasur me qëllim në shkëmbin Dimorphos. Ky shkëmb rrotullohet afër një objekti shumë më të madh, Didymos, i cili është 780 metra i gjerë.
Marrë nga REL
nasa sonda dart dimorphos bill nelson
Bota
11 October 2022, 21:00
A.B
John Bolton, Putin
SHBA- Shtetet e Bashkuara mund të vrasin Vladimir Putin nëse Rusia përdor armë bërthamore në konflikt...
Bota
11 October 2022, 20:53
I.A
Sergej Lavrov
RUSI- Doktrina ushtarake ruse lejon vetëm përdorimin mbrojtës të armëve bërthamore, tha ministri i Jashtëm...
Bota
11 October 2022, 20:33
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Mbi 1,600 emigrantë në bordin e 38 varkave të vogla kanë kaluar nga fundjava deri të hën&eum...
Bota
11 October 2022, 20:26
I.A
Ushtari ukrainas
UKRAINË- Një ushtar ukrainas është bërë viral ditët e fundit, pasi ka filmuar vetën duke luft...
Bota
11 October 2022, 20:39
A.B
Foto ilustruese
BRITANI- Mes krizës së kostove të jetesës, në Britani të Madhe duket se po përgatiten për dimrin. S...
Bota
11 October 2022, 20:22
k.m.
Foto ilustruese
PODGORICË- Ekspertët e KE theksojnë se nuk është bërë asnjë progres në lidhje me reformë...
Bota
11 October 2022, 20:17
I.A
Pamje nga aksioni
KOSOVË- Aksioni i policisë së Kosovës “Brezovica” ka vazhduar sot në Brezovicë. Gazeta Exp...
Bota
11 October 2022, 20:09
I.A
Vanja Bjelica-Prutina
SARAJEVË- Vanja Bjelica-Prutina, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të BiH (KQZ), tha sot se siguria e sa...
Bota
11 October 2022, 19:55
A.B
Eduktorja e maskuar
SHBA- Autoritetet kanë nisur hetimet pas videos së bërë publike në një kopësht fëmijësh, k...
Bota
11 October 2022, 19:54
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinkun. Gaz...