LIVE UPDATES
Bota

Sot seanca e konfirmimit në Senat për të emëruarin e Trump për Sekretar Shteti, çfarë premton Marco Rubio?

Senatori i Floridës, Marco Rubio ka premtuar se do të zbatojë vizionin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump "Amerika e Para" si Sekretar i Shtetit dhe pritet të zotohet në seancën e konfirmimit të tij të mërkurën se administrata e ardhshme do të krijojë një rrugë të re duke i dhënë përparësi interesave amerikane "mbi gjithçka tjetër".

15 January 2025, 20:27 Nga M.B
Sot seanca e konfirmimit në Senat për të emëruarin e Trump
Marco Rubio

SHBA- Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë të mërkuren fillon procesin e konfirmimit të senatorit Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit. Senatori i Floridës, Marco Rubio ka premtuar se do të zbatojë vizionin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump "Amerika e Para" si Sekretar i Shtetit dhe pritet të zotohet në seancën e konfirmimit të tij të mërkurën se administrata e ardhshme do të krijojë një rrugë të re duke i dhënë përparësi interesave amerikane "mbi gjithçka tjetër".

Marco Rubio pritet të theksojë para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se "vendosja e interesave kryesore kombëtare mbi gjithçka tjetër nuk është izolim politik", sipas një deklarate të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press. "Një politikë e jashtme e përqendruar në interesat tona kombëtare nuk është një relikë e vjetëruar.”

“Rendi global i pasluftës nuk është thjesht i vjetëruar; tani është bërë një armë që përdoret kundër nesh”, thotë zoti Rubio.

Marco Rubio, i cili ka lindur në Majami dhe është djali i dy emigrantëve kubanë, nëse konfirmohet, do të bëhej Sekretari i parë i Shtetit me prejardhje nga Amerika Latine. Seanca e konfirmimit hap një kapitull të ri në karrierën politike të 53-vjeçarit republikan nga Florida, i cili ka qenë rival i zotit Trump në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane në vitin 2016. Gjatë fushatës së atij viti pati një shkëmbim fyerjesh mes tij dhe zotit Trump, por marrëdhëniet mes tyre u përmirësuan pas zgjedhjeve të vitit 2016. Ata u bënë aleatë të ngushtë gjatë fushatës së vitit të kaluar të zotit Trump për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Marco Rubio erdhi për herë të parë në Uashington si pjesë e lëvizjes "Tea Party" në vitin 2010 dhe në të kaluarën ka mbështetur rrugën drejt shtetësisë për emigrantët pa dokumente në vend. Por pikëpamjet e zotit Rubio për imigracionin janë zhvendosur më afër qëndrimit të vijës së ashpër, që ndiqet nga zoti Trump, i cili është zotuar se do të fillojë në mënyrë agresive dëbimet e emigrantëve pa dokumente sapo të marrë detyrën të hënën.

Ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë për anëtarë të kabinetit të Presidentit të zgjedhur Trump, zoti Rubio pritet të marrë lehtësisht konfirmimin nga Senati, duke marrë mbështetjen jo vetëm nga republikanët, por edhe nga demokratët, të cilët e konsiderojnë atë si një zgjedhje "të përgjegjshme" për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara jashtë vendit. Ai pritet të jetë ndër të parët, që do të marrë miratimin për të shërbyer në kabinetin e zotit Trump.

Senatori demokrat Brian Schatz, i cili ka shërbyer së bashku me zotin Rubio në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se ka shpresa të mëdha që republikani nga Florida do të refuzojë qasjen izolacioniste të aleatëve të tjerë të zotit Trump.

"Unë mendoj se Marco është i vijës së ashpër, por ai është gjithashtu ndërkombëtar, dhe unë mendoj se sfida për të do të jetë ruajtja e traditës së gjatë dypartiake të Amerikës që është e domosdoshme në çështjet botërore", tha ligjvënësi nga Havai. "Ka njerëz të zotit Trump që duan që ne të heqim dorë nga roli udhëheqës i botës së lirë. Dhe unë shpresoj që instinktet e Marcos ndaj forcës amerikane do të mbizotërojnë.”

Qasja e zotit Rubio ndaj politikës së jashtme bazohet në vitet e shërbimit të tij në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe atë të Zbulimit. Në fjalimet dhe shkrimet e tij, ai ka bërë paralajmërime gjithnjë e më të ashpra për kërcënimet ushtarake dhe ekonomike në rritje ndaj Shteteve të Bashkuara, veçanërisht nga Kina, e cila thotë se ka përfituar nga një "rend botëror global" që ai e konsideron të vjetëruar.

Zoti Rubio pritet të thotë para anëtarëve të Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë se Kina "ka gënjyer, mashtruar, hakeruar dhe vjedhur në rrugën e saj drejt statusit të superfuqisë globale, në kurrizin tonë".

Nëse konfirmohet, zoti Rubio do të drejtojë politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, ndonëse roli i tij me siguri do të mbetet dytësor kundrejt zotit Trump, i cili e pëlqen skenën globale dhe shpesh përdor platformën e tij kundër aleatëve të Amerikës.

Para marrjes së detyrës, zoti Trump shkaktoi ankth në kryeqytetet e huaja duke kërcënuar se do të pushtojë Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën dhe duke sugjeruar se do të bëjë presion ndaj Kanadasë që të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rubio pritet të theksojë se zoti Trump ka marrë një "mandat të qartë nga votuesit".

“Ata duan një Amerikë të fortë dhe të angazhuar në botë. Por të udhëhequr nga një objektiv i qartë, për të nxitur paqen jashtë vendit dhe sigurinë dhe begatinë këtu në vend”.

Vendimi i administratës së Presidentit Biden për të hequr Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin disa ditë para përfundimit të mandadit të tij, ka të ngjarë të zemërojë zotin Rubio, i cili për një kohë të gjatë ka mbështetur sanksionet e ashpra ndaj vendit komunist.

Zyra e zotit Rubio nuk iu përgjigj kërkesave të shumta të martën për komente mbi vendimin e Presidentit Biden për Kubën, që shumë analistë thonë se ka të ngjarë të anulohet nga administrata e zotit Trump.

Sekretarët e shtetit kanë luajtur një rol kyç në formulimin e politikës së jashtme të vendit që nga themelimi i tij, duke filluar nga Thomas Jeffersoni, i cili shërbeu në postin e lartë të kabinetit gjatë mandatit të Presidentit George Washington.

Jefferson-i, si dhe pasardhësit e tij të shekullit të 19-të, James Madison, James Monroe, John Quincy Adams, Martin Van Buren dhe James Buchanan, janë zgjedhur të gjithë më pas në postin e presidentit të vendit.

Sekretarët më të fundit të Shtetit kanë qenë më pak të suksesshëm në ambiciet e tyre politike, duke përfshirë ish senatorin John Kerry, i cili humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 kundër Presidentit George W. Bush përpara se të bëhej Sekretar Shteti, dhe ish senatores Hillary Clinton, e cila humbi zgjedhjet e vitit 2016 ndaj zotit Trump.

Sekretarët më të suksesshëm të shtetit janë njohur për afërsinë e tyre me presidentët të cilëve u kanë shërbyer, veçanërisht James Baker gjatë mandatit të Presidentit George H.W. Bush, Condoleezza Rice gjatë mandatit të Presidentit George W. Bush dhe, deri diku, Hillari Clinton gjatë mandatit të Presidentit Barack Obama.

Ashtu si zonja Clinton, Marko Rubio dikur ishte një rival politik i Presidentit të zgjedhur që e emëroi në këtë post. Megjithatë, marrëdhënia Clinton - Obama gjatë zgjedhjeve paraprake të Partisë Demokrate në vitin 2008 nuk ishte aq armiqësore sa ajo midis zotit Trump dhe zotit Rubio në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane në vitin 2016, që u shoqërua me sharje dhe ofendime personale.

Zoti Trump kishte një marrëdhënie të tensionuar me Sekretarin e tij të parë të Shtetit, Rex Tillerson. Zoti Trump e shkarkoi atë nga posti përmes një postimi në rrjetet sociale më pak se dy vjet pas fillimit të mandatit të tij./ VOA

marco rubio

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin