14 March 2024, 15:16
Nga E. D
SpaceX
KALIFORNI- SpaceX ka vendosur të fluturojë edhe një herë me raketën e saj gjigante Starship, pasi rregullatorët federalë kanë miratuar planet e kompanisë për një fluturim të tretë. Nisja mund të realizohet në çdo kohë, dhe një transmetim i drejtpërdrejtë i ngjarjes do të fillojë në faqen e internetit të kompanisë rreth 30 minuta para nisjes.
Administrata Federale e Aviacionit, e cila licencon lëshimet komerciale të raketave, i dha SpaceX dritën jeshile përfundimtare për misionin të mërkurën pasdite.
“FAA ka vendosur që SpaceX ka përmbushur kërkesat e sigurisë, mjedisit, politikave, dhe përgjegjësisë financiare”, tha agjencia në një deklaratë.
Ky fluturim provë vjen pas dy përpjekjeve të tjera të cilat përfunduan me shpërthime të anijes kozmike dhe të përforcuesit.
SpaceX është i njohur për përqafimin e fatkeqësive të zjarrta në fazat e hershme të zhvillimit të anijes kozmike, duke thënë se këto dështime ndihmojnë kompaninë të zbatojë me shpejtësi ndryshimet e dizajnit që çojnë në rezultate më të mira.
CEO i SpaceX, Elon Musk, e ka cilësuar raketën si mjet thelbësor në misionin themelues të kompanisë vendosjen e njerëzve në Mars për herë të parë. Gjithashtu, anija kozmike Starship është mjeti që NASA ka zgjedhur për të ulur astronautët e SHBA-së në Hënë si pjesë e programit të saj Artemis pas më shumë se pesë dekadave.
Zbarkimi i parë i astronautit nën programin Artemis është planifikuar të ndodhë në shtator të vitit 2026. Ndryshe, agjencia amerikane e hapësirës është zotuar të investojë deri në 4 miliardë dollarë, mbi 3 miliardë euro në Starship.
spacex
Bota
14 March 2024, 14:59
E. D
Bola Ahmed Tinubu
NIGERI- Presidenti i Nigerisë Bola Ahmed Tinubu ka thënë se asnjë monedhë nuk do t'u paguhet rrëmbyesve p...
Bota
14 March 2024, 14:52
I.A
Gabriel Escobar
KOSOVË- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizit&eum...
Bota
14 March 2024, 14:43
I.A
KOSOVË- I dërguari amerikan, Gabriel Escobar po qëndron sot për vizitë në Manastirin e Deçanit. Escobar në k&e...
Bota
14 March 2024, 14:23
I.A
Millan Radoiçiç
Emri i Millan Radoiçiç është aktualizuar sërish këtë javë, pas qarkullimit të...
Bota
14 March 2024, 14:12
N.F
Pamje nga përleshja
SARAJEVË- Një përleshje fizike është regjistruat ditën e sotme në Kuvendin e Kantonit t&eu...
Bota
14 March 2024, 13:53
N.F
Pamje nga protesta
KOSOVË- Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejt&...
Bota
14 March 2024, 13:39
N.F
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev i ka bërë thirrje Ukrain...
Bota
14 March 2024, 13:22
N.F
Foto ilustruese
PORTUGALI- Të gjithë gazetarët në Portugali janë thirrur sot për të marrë pjesë në&n...
Bota
14 March 2024, 13:18
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Forcat ruse i sulmuan mëngjesin e së enjtes rajonet verilindore të Ukrainës me dronë dhe me një raket&e...
Bota
14 March 2024, 12:44
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Prania ushtarake e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë është e d...