LIVE UPDATES
Bota

Steinheur: Fushata dezinformuese e Rusisë synon të minojë marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara

Historiani amerikan Jason Steinheur, i cili së fundmi mori pjesë në një konferencë mbi këtë temë në Kosovë, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se bëhet fjalë për një plan rus që ka për qëllim të minojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian dhe ta largojë rajonin nga rreshtimi me aleancën transatlantike. Në një intervistë me kolegen Garentina Kraja ai thotë se deri më tani ky plan ka shënuar sukses të moderuar për shkak të financimit, pakënaqësive të brendshme dhe arsyeve historike.

1 April 2024, 18:52 Nga N.F
Steinheur: Fushata dezinformuese e Rusisë synon të minojë
Steinheur

SHBA- Në dekadën e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë vënë në shënjestër të fushatave dezinformuese të Rusisë. Historiani amerikan Jason Steinheur, i cili së fundmi mori pjesë në një konferencë mbi këtë temë në Kosovë, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se bëhet fjalë për një plan rus që ka për qëllim të minojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian dhe ta largojë rajonin nga rreshtimi me aleancën transatlantike. Në një intervistë me kolegen Garentina Kraja ai thotë se deri më tani ky plan ka shënuar sukses të moderuar për shkak të financimit, pakënaqësive të brendshme dhe arsyeve historike.

Zëri i Amerikës: Zoti Steinheur, së fundmi ishit në Kosovë, ku morët pjesë në konferencën e parë ballkanike mbi dezinformimin. Cilat ishin përshtypjet tuaja se si po përballen shoqëritë dhe vendet e Ballkanit me këtë sfidë dhe si po e luftojnë atë?

Jason Steinheur: Përshtypjet e përgjithshme për Kosovën janë shumë pozitive. Kosova ka një popullatë të qëndrueshme, që më frymëzoi. Megjithatë, vendi përballet me sfida të shumta, duke filluar me ndotjen, ndryshimet klimatike. Ka sfida të shumta me dezinformimin, me gjendjet e mediave dhe njohuritë rreth mediave dhe këtë problem e kanë të gjitha vendet e Ballkanit.

Zëri i Amerikës: Ju jeni autor i librit “Historia, e ndërprerë”, ku keni shkruar për mënyrat se si historia është ndikuar nga rrjetet sociale...

Jason Steinheur: Po, argumenti im është që siç e kemi ndjerë ndikimin e rrjeteve sociale në politikë, shëndetin publik dhe gazetari, platformat sociale kanë ndryshuar mënyrën se si flasim dhe si e tregojmë historinë tonë.

Në takimin e Prishtinës, unë argumentova se sa më shumë që përdorim rrjetet sociale për të komunikuar për të kaluarën, aq më shumë vlerat e rrjeteve sociale bëhen vlera tona. Me fjalë të tjera, ne ndryshuam mënyrën se si e rrëfejmë historinë dhe se si rrëfimet tona mbi historinë iu përshtatën frymës së rrjeteve sociale, duke privilegjuar disa lloj historish, ndërkohë që disa të tjera as nuk shihen e as nuk tregohen, sepse të gjithë po synojmë të jemi sa më shumë të pranishëm në rrjetet sociale.

Kur prania zëvendëson saktësinë, si shtytësi kryesor, që prej kohësh ka qenë elementi kryesor në analizat dhe studimet e historisë, atëherë do të ketë pasoja të mëdha mbi historinë që mësojmë dhe historitë me të cilat ballafaqohemi. Aktualisht, në sferën tonë publike kemi rrëfime që janë të dukshme, sepse ne të gjithë po përdorim rrjetet sociale për të arritur këtë qëllim. Por, a do të thotë kjo që historia që po shohim është e saktë? Dhe në momentin që përpiqemi të analizojmë saktësinë e informacionit mbi një ngjarje të caktuar që e shohim në internet, kjo pasqyrë bëhet më e ndërlikuar dhe problematike.

Zëri i Amerikës: Në një shkrim mbi përshtypjet tuaja për Kosovën flisni për rolin e Rusisë. Si po ndikon propaganda e Rusisë në shtrembërimin e historisë?

Jason Steinheur: Historia mund të shndërrohet në një armë të fuqishme. E kemi parë një shtrembërim të tillë të historisë në veçanti kur bëhet fjalë për Rusinë dhe Ukrainën. Zakonisht, kur mendojmë për historinë, ne bëjmë pyetje dhe provojmë të gjejmë dëshmi për t’iu përgjigjur pyetjeve. Dhe kështu arrijmë në përfundimin nëse diçka mund të ketë ndodhur, apo të mos ketë ndodhur në të kaluarën.

Në rastin e Rusisë dhe Ukrainës, për shembull, kemi parë aktorë si Rusia, si Putini, që janë përpjekur ta përmbysin këtë proces historik. Me fjalë të tjera, japin fillimisht përfundimin që u intereson dhe pastaj shpikin dëshmitë për të mbështetur pretendimet e tyre. Ngaqë shohim aq shumë informacione historike në rrjetet tona sociale çdo ditë, shpesh e kemi të vështirë, si konsumatorë, të kuptojmë se si u arrit deri tek ky përfundim historik. A janë hartuar ato në bazë të një metodologjie të saktë dhe të ndershme, apo përmes një synimi keqdashës për të arritur tek një përfundim tashmë i paracaktuar?

Në vendet si Ballkani shohim mungesë të të lexuarit kritik të mediave dhe sfidë me të lexuarin kritik të historisë. Është pjesë e punës time të përpiqem të ndërtojë këtë aftësi tek shoqëria.

Zëri i Amerikës: Në këtë rast, cilat janë dezinformatat që po dominojnë dhe si duhet që vendet si Kosova t’i luftojnë ato?

Jason Steinheur: Mendoj se të lexuarit kritik i mediave dhe i historisë janë të një rëndësie jetike. Duhet t’i mësojmë njerëzit se si duhet t’i vlerësojnë argumentet dhe të vlerësojnë metodologjinë prapa tyre, ashtu siç i mësojmë njerëzit të vlerësojnë gazetarinë e mirëfilltë. Duhet t’i mësojmë njerëzit se si ta kuptojnë nëse bëhet fjalë për histori të hulumtuar mirë apo jo.

Sa i përket dezinformatave që kam ndeshur gjatë qëndrimit në Kosovë, ekzistojnë disa tema të mëdha si dhe shembuj individualë që i përforcojnë këto tema. Në Kosovë, tema kryesore është të mos i besohet Shteteve të Bashkuara, të mos i besohet Evropës, që integrimi në Bashkimin Evropian nuk është përgjigja e duhur. Që demokracia nuk është zgjidhja, që demokracia nuk po funksionon për ju.

Ato synojnë të minojnë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Evropës dhe natyrisht Shteteve të Bashkuara, apo në rastin e Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë marrëdhëniet e tyre me Evropën dhe SHBA-në dhe që t’i shtyjnë këto vende të shohin më me simpati pikëpamjet e Moskës dhe në fund të fundit të mbështesin veprimet e saj, siç është rasti në Ukrainë. Pra, bëhet fjalë për një plan që përpiqet ta riorientojë këtë pjesë të botës drejt Kremlinit dhe ta largojë nga rreshtimi me aleancën transatlantike, me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Zëri i Amerikës: A kanë qenë të suksesshme këto përpjekje?

Jason Steinheur: Prej asaj që kam parë, ndikimi ka qenë mesatar. Ka ekspertë që i kanë studiuar këto çështje më në detaje, por kur je atje e ndjen këtë zhgënjim, pasi e sheh konkretisht se si funksionon.

Në shumë prej këtyre vendeve, papunësia është e lartë, inflacioni është i madh, ka ndotje, korrupsion dhe të gjitha këto ushqejnë pakënaqësi. Dhe shpesh në një shoqëri ku ka pakënaqësi, është e lehtë të kërkosh fajtorë dhe në këtë rast fajtorët janë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe aleanca transatlantike.

Është e lehtë t’i fajësosh ata për sfida shumë komplekse. Si rezultat, këto teori fitojnë peshë. Kur je i pakënaqur, i papunë, kur e ke të pamundur të realizosh qëllimet në jetë, këto teori mund të bëhet shumë helmuese. Mënyra se si përdoren i bëjnë të kenë ndikim. Dhe natyrisht fushatat dezinformuese dinë se si të krijojnë ndasi dhe të mbjellin përçarje në shoqëri. Ato po ashtu shfrytëzojnë çështjet madhore strukturore që nuk janë zgjidhur ende.

Zëri i Amerikës: Cilat janë pengesat kryesore në luftën kundër dezinformimit dhe shtrembërimit?

Jason Steinheur: Kryesorja është financimi. Kur vizitova Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Gjeorgjinë, takova organizata të jashtëzakonshme që po përpiqen të bëjnë punë të rëndësishme në këtë drejtim. Por, ato kanë probleme kronike me mungesë fondesh. E ardhmja e këtyre organizatave është e paqartë ngaqë donatorët vazhdimisht ndryshojnë përparësitë e tyre. Andaj, për ta përkrahur shoqërinë civile në këto vende, duhen më shumë investime.

Për shembull, Rusia shpenzon rreth 1 deri në 4 miliardë dollarë çdo vit për luftën informative, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Kosovë kemi organizata që punojnë me buxhete vjetore 20 apo 25 mijë dollarëshe. Nuk është një luftë e barabartë. Prandaj duhen më shumë investime në këtë fushë, më shumë përkrahje. Duhet ta ristrukturojmë sistemin tonë arsimor dhe të sigurohemi që studentët tanë ta mësojnë të lexuarin kritik të mediave, të bëjnë pyetje kritike për ato që shohin në celular... Dhe duhet më shumë angazhim ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Të gjitha përpjekjet duhet të mbështeten jo vetëm financiarisht, por edhe politikisht. Duhet të jetë përparësi dhe duhet të investojmë nëse duam rezultate.

Zëri i Amerikës: Cilat janë arsyet e këtij suksesi mesatar, siç u shprehët ju, që ka patur Rusia?

Jason Steinheur: Fushatat ruse ishin të suksesshme, fillimisht, sepse kanë patur shumë burime financiare. Ka agjentë informacioni që punojnë çdo ditë, për 24 orë, shtatë ditë në javë për të dezinformuar dhe pa dyshim që, për shkak të një numri kaq të madh, disa nga këto fushata do të kishin sukses. Rusia shpenzon rreth 1deri në 4 miliardë dollarë çdo vit në këtë drejtim. Ata tashmë e dinë se si funksionojnë platformat sociale dhe i kuptojnë pikat e dobëta të secilës shoqëri, dinë se ku duhen prekur ato dhe si t’i përdorin fushatat e dezinformimit për të shkaktuar përçarje dhe krijuar ndasi.

Së dyti, ekzistojnë çështje strukturore në shumë nga këto rajone, përfshirë në Shtete të Bashkuara, ku ende nuk kemi gjetur zgjidhje të mirëfillta. Dhe si rezultat, shumë fushata dezinformuese bëjnë përgjegjëse grupet e caktuara, një besim fetar të caktuar, një grup etnik të caktuar, apo thjesht janë teori konspiracioni gjoja të orkestruara nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian apo Izraeli. Këto lloj fushatash janë shumë të suksesshme sepse u japin zgjidhje të thjeshta problemeve të ndërlikuara.

Dhe së treti, ekzistojnë edhe arsye historike. Vendet si Letonia dhe Estonia kanë popullatë të konsiderueshme që flet rusisht; Serbia dhe Rusia kanë aleancë të bazuar në kulturën e përbashkët sllave. Këto lidhje historike dhe kulturore gjithashtu u japin besueshmëri disa mesazheve dhe bartësve të tyre. Për shembull, kur po vizitoja Ballkanin së fundmi, dëgjova që kishat ortodokse janë burim i shumë dezinformatave.

Ekziston një lidhje e fuqishme ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Ortodokse Ruse. Shumë njerëz mbështeten te këto kisha për të ruajtur lidhjet me komunitetin dhe ato shërbejnë si vende të shenjta për miliona njerëz. Ky besim që gëzojnë mes këtyre komuniteteve bën, që kur thuhet diçka, që mund të mos jetë e vërtetë, të jetë e falsifikuar, apo dezinformatë, të marrë një peshë të veçantë. Pra, janë arsyet historike dhe strukturore. Është problem i ndërlikuar që kërkon investime për t’u zgjidhur.

Marrë nga VOA

steinheur rusia shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin