LIVE UPDATES
Bota

Strategjia e re e BE-së për mbrojtjen nga Rusia, çfarë parashikohet?

Komisioni i BE-së prezantoi në një dokument strategjik se si BE-ja mund të mbrohet më mirë. Mbi të gjitha bëhet fjalë për mbrojtjen nga Rusia.

21 March 2025, 07:52 Nga B.Z
Strategjia e re e BE-së për mbrojtjen nga Rusia, çfarë
Foto ilustruese

BRUKSEL - "Sa e rëndësishme është mbrojtja për ne, tregohet nga ajo se sa shumë investojmë pör mbrojtjen. Dhe gjatë dhjetë viteve të fundit, ajo nuk ka qenë shumë e rëndësishme për ne," tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas në prezantimin e strategjisë së re të mbrojtjes së BE-së në Bruksel. Bota nuk ka parë trazira të tilla si tani që nga viti 1945, shtoi ajo. Është koha për të vepruar.

Komisioni i Bashkimit Evropian ka paraqitur të ashtuquajturin Libër të Bardhë mbi aftësitë mbrojtëse të BE-së. Dokumenti strategjik synon të tregojë se si BE dhe shtetet anëtare mund të bëhen më të qëndrueshme në sektorin e mbrojtjes deri në vitin 2030. Një nga arsyet kryesore për rritjen e nevojave për mbrojtje është Rusia.

"Nëse Rusia lejohet të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë, ambiciet e saj territoriale do të vazhdojnë të zgjerohen. Rusia do të mbetet një kërcënim themelor për sigurinë evropiane për të ardhmen e parashikueshme", thuhet në dokument.

Planet për mbrojtje duhet të zgjerohen, tha komisioneri i mbrojtjes i BE-së Andrius Kubilius. Disa agjenci evropiane të inteligjencës besojnë se ka të ngjarë që Rusia të testojë angazhimin e NATO-s për ndihmën e ndërsjellë deri në vitin 2030, paralajmëroi ai.

"Letra e Bardhë" nuk i referohet vetëm Rusisë, por edhe Kinës gjithnjë e më agresive, pasigurive në Lindjen e Mesme të shkaktuara nga rënia e regjimit të Asadit në Siri dhe situatës në Gaza. Rreziqe të tjera vinin nga kërcënimet hibride si sulmet kibernetike dhe aktet e sabotimit në infrastrukturë.

Aftësitë ushtarake

Për t'u bërë më elastike, Komisioni i BE-së ka identifikuar fushat kritike në të cilat shtetet anëtare duhet të zgjerojnë aftësitë e tyre. Përveç mbrojtjes ajrore, mbrojtjes raketore, sistemeve të artilerisë dhe dronëve, këtu përfshihen edhe kapacitetet e transportit ushtarak. Me strategjinë e saj, BE-ja dëshiron të sigurojë edhe fonde të reja në një shkallë të gjerë.

Komisioni thekson se janë ende shtetet anëtare që kujdesen për fushën e mbrojtjes. Por ne duam të sigurojmë që burimet ekzistuese të përdoren në mënyrë sa më efikase. Për shembull, duke zhvilluar, prodhuar dhe tregtuar së bashku sisteme armësh. Një problem i madh për mbrojtjen evropiane janë sistemet e shumta të ndryshme të armëve në shtetet anëtare, të cilat nuk përshtaten gjithmonë me njëra-tjetrën.

Financimi nëpërmjet borxhit të ri

Dy javë më parë, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyenprezantoi planin e saj "Rearm Europe" për të mobilizuar 800 miliardë euro për shpenzimet e mbrojtjes gjatë viteve të ardhshme. Për këtë qëllim, barra e lejuar e borxhit për vendet anëtare të BE-së do të rritet deri në 1.5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto, gjë që do të mundësojë shpenzime të mbrojtjes deri në 650 miliardë euro. BE synon të vërë në dispozicion 150 miliardë euro të tjera për shtetet e saj anëtare në formën e kredive.

Disa vende të BE-së pritet të përfitojnë nga kushtet e favorshme të kreditimit të BE-së. Këto fonde synojnë të inkurajojnë blerjet e përbashkëta të armëve midis shteteve të ndryshme të BE-së dhe partnerëve të tyre, si Norvegjia apo Ukraina. Blerjet lejohen nga kompanitë me bazë në BE dhe nëse 65 për qind e komponentëve janë me origjinë evropiane.

Industria e armëve mirëpret propozimet, veçanërisht thirrjen për më shumë prokurime të përbashkëta. Nga këndvështrimi i industrisë, porositë me një perspektivë afatgjatë janë të rëndësishme për planifikimin e sigurisë, sipas Shoqatës së Industrive të Hapësirës Ajrore, Sigurisë dhe Mbrojtjes së Evropës.

Mbështetja për Ukrainën mbetet një pikë qendrore

Një objektiv kryesor i strategjisë është mbështetja e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën. Strategjia e ashtuquajtur "porcupine" nënkupton armatosjen e Ukrainës në atë masë sa të jetë në gjendje të mbrohet nga ndonjë agresor. Ukraina do të mbetet në vijën e parë të politikës evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes, thuhet në "Librin e Bardhë".

Është "arena qendrore për të përcaktuar se si do të duket rendi i ri ndërkombëtar”. Përveç ndihmës konkrete ushtarake, Ukraina duhet të përfshihet edhe në nismat e BE-së.

Zgjerimi i partneriteteve

Në Librin e Bardhë pasqyrohet edhe ndryshimi i rolit të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara të Amerikëspërshkruhen si një partner tradicionalisht i fortë, por bëhet e qartë se SHBA-ja do të zvogëlojë rolin e saj si "garantues kryesor i sigurisë".

Komisioneri i Mbrojtjes Kubilius e shpreh kështu: "450 milionë qytetarë të Bashkimit Europian nuk duhet të mbështeten te 340 milionë amerikanëpër t'u mbrojtur kundër 140 milionë rusëve që nuk mund të mposhtin 38 milionë ukrainas."

Dialogu dypalësh me SHBA-në do të vazhdojë dhe bashkëpunimi do të forcohet në disa fusha. Në veçanti, ata duan të rrisin bashkëpunimin për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes me NATO-n. Por edhe me vende të tjera si India. Propozimet do të diskutohen më pas nga shtetet anëtare.

Ndërsa grupi konservator i EPP-së në përgjithësi mirëpret Librin e Bardhë, grupi liberal Renew dhe të Gjelbërit e konsiderojnë atë si shumë joambiciozë. Deputetja e Partisë së Gjelbër, Hannah Neumann bën thirrje për "pavarësi reale strategjike" për sa i përket financimit. Sipas këndvështrimit të tyre, duhet të diskutohen edhe eurobondet – pra emetimi i përbashkët i borxhit – dhe një bankë e specializuar evropiane e mbrojtjes./DW

lufta rusi-u be mbrojtj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin