LIVE UPDATES
Bota

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Në debatin e parë presidencial, publiku pa dy burra të moshuar që akuzonin njëri tjetrin. Përshtypja e përgjithshme është se presidenti Joe Biden, 81 vjeçar, pati një paraqitje të dobët dhe nganjëherë ishte e vështirë të kuptohej.

5 July 2024, 12:47 Nga r.ll
Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit
donald trump, joe biden

SHBA- Pyetja që pason debatin e parë presidencial për zgjedhjet e këtij viti është nëse Joe Bideni do të vazhdojë të mbetet në garë, pas paraqitjes së dobët, duke ngritur pikëyetje edhe brenda partisë së tij mbi moshën dhe aftësinë mendore të presidentit për të udhëhequr.

Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Pressuti, rivali i tij republikan, Donald Trump po përpiqet të mbajë vëmendjen e publikut tek paraqitja e dobët demokratit Biden në debat.

Në debatin e parë presidencial, publiku pa dy burra të moshuar që akuzonin njëri tjetrin. Përshtypja e përgjithshme është se presidenti Joe Biden, 81 vjeçar, pati një paraqitje të dobët dhe nganjëherë ishte e vështirë të kuptohej.

Në një moment presidenti Biden pati vështirësi të shprehë planet e tij për tejkalimin e krizës kufitare, ndërsa në fjalën e tij ish-presidenti Trump tha se nuk e kuptoi çfarë deshi të thotë dhe se mbase as vetë presidenti nuk e di se çfarë po fliste.

Ligjvënësi nga Teksasi, Lloyd Doggett është demokrati i pari që deklaroi publikisht se presidenti Biden duhet të tërhiqet nga gara. Analistët thonë se kjo ndryshon dinamikat.

“Nëse do më duhej të vija një bast, do të thosha se shanset janë 50-50 që Bideni nuk do të jetë në garë”, thotë Thomas Schwartz nga Universiteti Vanderbilt.

Nga ana e tij presidenti e pranon se është moshuar, por vë theksin tek deklaratat e rreme të rivalit të tij.

“Nuk flas rrjedhshëm si dikur. Nuk debatoj aq mirë si dikur, por një gjë është e sigurt; di të them të vërtetën”, tha presidenti Biden në një tubim me mbështetësit e tij.

Sidoqoftë, një anketim i rrjetit CNN tregon se 3 nga 4 votues thonë se demokratët kanë më shumë shanse për ta fituar presidencën pa zotin Biden si kandidat të partisë.

Historikisht, humbja e debatit të parë nuk nënkupton domosdoshmërisht humbje të presidencës. Më 2012, analistët thonë se presidenti i atëhershëm Barack Obama pati një paraqitje të dobët në debat. Por më pas ai fitoi duke u rizgjedhur.

“Në rastin e Obamës, arsyeja e paraqitjes së dobët në debatin e parë ishte se ai nuk ishte aq i përgatitur, por në debatin tjetër u rikthye dhe doli shumë mirë”, thotë eksperti Schwartz.

Një tjetër president amerikan që kërkonte rizgjedhjen por që pati paraqitje të dobët në debat ishte Ronald Reagan, i cili ishte shfaqur i hutuar në moshën 73 vjeçare.

“Në debatin e parë, ai vërtetë nuk pati paraqitje të mirë për moshën që kishte, por pati paraqitje të mirë në debatin e dytë. Pra, ka një strategji afatshkurtër për të forcuar bazën dhe një strategji afatgjatë për të treguar se bëhet fjalë vetëm për një rast dhe se ai është në gjendje të veprojë me energjinë e një presidenti”, thotë John Fortier nga Instituti amerikan Enterprise. Ndërkohë, republikani Donald Trump po përpiqet të mbajë vëmendjen e publikut tek debati i javës së kaluar.

“Joe Bideni kaloi gjithë javën në Camp David duke pushuar, punuar e mësuar. Ai u përgatit shumë. Aq shumë sa nuk e dinte se çfarë po bënte”, tha zoti Trump.

Analistët thonë se tërheqja nga gara e presidentit Biden varet nga mbështetja për të në Partinë Demokrate dhe shtimit të thirrjeve publike për dorëheqjen e tij./VOA

joe biden donald trump shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin