28 January 2025, 20:07
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të diagnostikohen, ka thënë Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik të martën.
Pesë hulumtuesve të këtij Instituti, Universitetit të Kalifornisë dhe Universitetit të Uashingtonit, u është dhënë qasje në programin komercial të inteligjencës artificiale, i cili në mënyrë retroaktive ka analizuar mamografitë e 116.495 grave që kanë marrë pjesë në programin norvegjez në periudhën 2004 – 2018.
Në total, 1.607 e grave janë përballur më vonë kancer në gji. Algoritmi ka arritur të verifikojë se cilat gra kanë pasur rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit në gji, madje edhe se cili prej gjinjve ka qenë më i rrezikuar, katër deri në gjashtë vjet para diagnostikimit.
“Ne e kemi vërejtur se gjiri që ka zhvilluar kancer, ka pasur pikë në sistem dyfish më shumë, sesa gjiri tjetër”, ka thënë Solveig Hofvind, gruaja që udhëheq programin për detektim të kancerit në gji përmes programit me inteligjencë artificiale.
“Studimi tregon se algoritmet që tashmë janë të qasshme në treg mund të përdoren për të zhvilluar programe detektimi edhe më të personalizuara”, ka thënë ajo.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 670.000 gra kanë vdekur nga kanceri në gji më 2022. Kjo, njëherësh, është forma më e shpeshtë e kancerit që zhvillohet te gratë. Ky studim është publikuar edhe në revistën e Rrjetit të Shoqatës Mjekësore Amerikane, ndër revistat më me nam në botë./REL
inteligjenca artificiale
Bota
28 January 2025, 19:58
B.Z
Foto ilustruese
KOLUMBI - Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Nj&...
Bota
28 January 2025, 19:35
B.Z
Pamje nga protesta
SERBI - Një studente ka mbetur e plagpsur rëndë gjatë protestës masive të zhvilluar në Serbi gjat&eum...
Bota
28 January 2025, 18:45
E. D
pamje nga vendngjarja
KOREJA E JUGUT- Një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut është përfshirë nga flakët e zja...
Bota
28 January 2025, 18:25
E. D
foto ilustruese
SHBA- Vëmendja e tërhequr nga programi i inteligjencës artificiale të krijuar nga kompania e re kineze e teknologjis&eu...
Bota
28 January 2025, 17:38
B.Z
Giorgia Meloni
ITALI - Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka njoftuar se është vënë nën hetim nga Prokuroria e Rom&...
Bota
28 January 2025, 16:54
E. D
Benjamin Netanyahu, Donald Trump
IZRAEL- Udhëheqësit e Izraelit kanë pritje të mëdha nga mandati i dytë i Presidentit amerik...
Bota
28 January 2025, 16:47
foto ilustruese
MEKSIKË- Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA pranë Fronton, Teksas, thuhet se shkëmbyen të shtëna...
Bota
28 January 2025, 15:50
M.L
Luvri
FRANCË- "Luvri është duke u shkatërruar dhe ka nevojë për një injeksion masiv të parave të shtetit n&eum...
Bota
28 January 2025, 16:09
E. D
foto ilustruese
SERBI- Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç mund të mos jetë e mjaftueshme për t’iu dh&e...
Bota
28 January 2025, 15:38
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua kombit për të njoftuar nj&eu...