15 April 2023, 07:44
Nga k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Reliket e viruseve të lashta – që kanë kaluar miliona vite të fshehura brenda ADN-së njerëzore – ndihmojnë trupin të luftojë kancerin. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët. Studimi nga Instituti Francis Crick tregoi se mbetjet e fjetura të këtyre viruseve të vjetër zgjohen kur qelizat kancerogjene dalin jashtë kontrollit.
Kjo ndihmon pa dashje sistemin imunitar të synojë dhe sulmojë tumorin. Ekipi dëshiron të shfrytëzojë zbulimin për të krijuar vaksina që mund të nxisin trajtimin e kancerit, apo edhe ta parandalojnë atë. Studiuesit kishin vënë re një lidhje nga mbijetesa e të prekurve nga kanceri i mushkërive dhe një pjese të sistemit imunitar, të quajtur qeliza B, të grumbulluara rreth tumoreve. Qelizat B janë pjesa e trupit tonë që prodhon antitrupa dhe njihen më mirë për rolin e tyre në luftimin e infeksioneve, siç është psh. koronavirusi.
"Doli që antitrupat po njohin mbetjet e atyre që quhen retroviruse endogjene,"- më tha Prof. Julian Downward, një drejtor i asociuar i kërkimit në Institutin Francis Crick.
Disa nga këto retroviruse u bënë pjesë e kodit tonë gjenetik dhjetëra miliona vjet më parë dhe ndahen me të afërmit tanë, majmunët e mëdhenj. Por retroviruse të tjerë mund të kenë hyrë në ADN-në tonë disa mijëra vjet më parë. Megjithatë, kaosi mbizotëron brenda një qelize kanceroze kur ajo po rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe kontrolli dikur i rreptë i këtyre viruseve të lashtë humbet. Këto "udhëzime" të lashta gjenetike nuk janë më në gjendje të ringjallin viruse, por ato mund të krijojnë fragmente virusesh që janë të mjaftueshme për sistemin imunitar për të dalluar një kërcënim viral.
"Sistemi imunitar mashtrohet duke besuar se qelizat e tumorit janë të infektuara dhe përpiqen të eliminojë virusin, kështu që është një lloj sistemi alarmi,"- tha Prof. George Kassiotis, kreu i imunologjisë retrovirale në qendrën e kërkimit biomjekësor. Antitrupat thërrasin pjesë të tjera të sistemit imunitar që vrasin qelizat e "infektuara" - pra sistemi imunitar po përpiqet të ndalojë një virus, por në këtë rast po "vret" qelizat kancerogjene.
Studimi, i botuar në revistën Nature, përshkruan se si kjo ndodh natyrshëm në trup, por studiuesit duan ta rrisin atë efekt duke zhvilluar vaksina për të mësuar trupin se si të gjuajë për retroviruset endogjene./BBC
studimi per qelizat kancerogjene
Bota
15 April 2023, 06:49
k.m.
Pamje nga sulmi
TOKIO- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida është evakuuar i padëmtuar, pasi ndaj tij u hodh një bombë tymi...
Bota
14 April 2023, 22:53
k.m.
Fatmir Bislimi
Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bislimi gjatë një interviste me Zërin e Amerikës tha...
Bota
14 April 2023, 22:39
k.m.
Donald Trump
Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurore...
Bota
14 April 2023, 22:26
a.l
Tik tok
SHBA- Montana pritet të jetë shteti i parë amerikan që do të bllokojë plotësisht platformën e Tik-Tok.&nbs...
Bota
14 April 2023, 22:25
k.m.
Pamje nga protestat
PARIS- Gjykata Kushtetuese e Francës mbështeti sot planet e qeverisë së presidentit Emmanuel Macron për të...
Bota
14 April 2023, 22:19
a.l.
Vrasja në Pejë
KOSOVË- Sahide Gashi, prokurore e rastit tragjik të ndodhur sot në Pejë, ku djali vrau mizorisht nën...
Bota
14 April 2023, 22:03
a.l
Jack Teixeira
SHBA- Arrestimi i 21-vjeçarit Jack Teixeira, i cili akuzohet se ka publikuar të dhënat konfidenciale të Pentagonitka q...
Bota
14 April 2023, 21:53
k.m.
David FitzGerald
BRITANI E MADHE- Transmetimi i mëngjesit i BBC Radio Devon u ndërpre ditën e djeshme, pasi prezantuesi i zakonshëm u ...
Bota
14 April 2023, 21:39
a.l
Dritan Anazoviçi dhe Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim, ...
Bota
14 April 2023, 21:17
a.l
Djemtë e 'El Chapo'
SHBA- Një megaoperacion është zhvilluar nga autoritetet amerikane, që ka çuar në arrestimin e 28 ...