LIVE UPDATES
Bota

Subjektet serbe nuk garojnë në zgjedhjet në veri

Vendimin, presidentja Osmani e mori pasi kryetarët e këtyre komunave - nga Lista Serbe - dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

17 November 2022, 14:31 Nga d.a
Subjektet serbe nuk garojnë në zgjedhjet në veri
Mitrovice

KOSOVË- Për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan - nuk ekzistojnë as kushtet elementare në terren, vlerësojnë përfaqësuesit e subjekteve politike nga radhët e komunitetit serb.

Kjo është arsyeja, sipas tyre, që këto subjekte nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje, mbajtja e së cilave është shpallur për datën 18 dhjetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Vendimin, presidentja Osmani e mori pasi kryetarët e këtyre komunave - nga Lista Serbe - dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.

Aktualisht, Qeveria e Kosovës është duke e zbatuar planin për riregjistrimin. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme; faza e dytë, nga 21 nëntori, parasheh shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh dhe e treta shpërndarjen e targave të përkohshme. Nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thënë se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të vendit, ka nisur më 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më 21 nëntor të këtij viti.

Deri në publikimin e këtij teksti, sipas të dhënave që ka REL-i nga KQZ-ja, asnjë subjekt politik apo kandidat nuk ka aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet.

KQZ-ja përcaktoi se fushata zgjedhore do të zgjasë nga data 8 dhjetor deri më 16 të atij muaji.

Lista Serbe tashmë ka deklaruar se kjo parti dhe qytetarët që e mbështesin atë, nuk do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Subjektet tjera politike serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Iniciativa qytetare “Mbijetesa serbe”, Partia Demokratike Progresive, të cilat konsiderohen kundërshtare politike të Listës Serbe, vlerësojnë se në situatën aktuale në veri të Kosovës, pjesëmarrja në çfarëdo procesi zgjedhor është e pamundur për to.

Aleksandar Jabllanoviq, drejtues i Partisë së Serbëve të Kosovës me seli në Leposaviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata bëhet edhe më e rëndë në rast se nis shqiptimi i dënimeve ndaj personave që kanë automjete me targa KM, në kuadër të planit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e këtyre automjeteve në targa RKS (Republika e Kosovës).

“Në këto rrethana, kur serbët, potencialisht nga 21 nëntori, nuk do të mund të lëvizin lirshëm me makinat e tyre në veri, do të ishte çmenduri të mendohej për zgjedhje. Ne, në këtë moment, jemi shumë më afër opsionit që të mos marrim pjesë në ato zgjedhje, përveç nëse në dy, tri apo katër ditët e ardhshme, nuk ndryshon diçka rrënjësisht në raportin e Qeverisë në Prishtinë ndaj serbëve lokalë. E kam fjalën lidhur me targat dhe rreziku që ekziston për ndëshkimin e njerëzve dhe konfiskimin e pasurisë së tyre”, tha Jabllanoviq.

Në zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës nuk do të marrë pjesë as Iniciativa qytetare “Mbijetesa serbe”, me seli në Mitrovicë të Veriut.

Drejtuesi i këtij subjekti politik, Aleksandar Arsenijeviq, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se nuk ekziston “atmosferë demokratike” për një proces zgjedhor normal.

“Nuk ekzistojnë kurrfarë kushtesh, fare, për mbajtjen e zgjedhjeve. Unë them se aktualisht në veri nuk ekzistojnë mundësitë për organizimin e ndonjë ndeshje futbolli e lëre më për zgjedhje. Ne nuk do të marrim pjesë. Ne i dëgjojmë qytetarët tanë dhe jemi i zëri i tyre, ndërkaq qytetarët tanë janë pranë vendimit që këto zgjedhje duhet bojkotuar”, thotë Arsenijeviq.

Edhe Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, deklaron për Radion Evropa e Lirë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, sepse, sipas tij, nuk ka kushte për një gjë të tillë.

Ai konsideron se duhet gjetur një vendim politik për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve.

“Mendoj se ky është momenti më i keq, në të cilin mund të iniciohet diçka për sa i përket zgjedhjeve lokale në veri. E kam theksuar shumë herë këtë dhe kam thënë që duhet gjetur një rrugë, por deri më tani nuk kam parë se ka hapësirë për t’u bërë diçka lidhur me këtë. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të merret ndonjë vendim politik”, thotë Rashiq, i cili edhe më herët ka kërkuar që zgjedhjet në katër komunat e vendit të shtyhen.

Deri më tash, vetëm Slagjana Pantoviq, e cila në zgjedhjet e fundit lokale, në tetor të vitit 2021, ishte kandidate e pavarur për kryetare të Zveçanit, thotë se do të marrë pjesë sërish në zgjedhje më 18 dhjetor, nëse arrin të mbledhë 100 nënshkrimet e nevojshme.

Por, ajo vlerëson se qytetarët në veri të Kosovës janë shumë të frikësuar dhe sipas saj, kanë drojë ta përkrahin publikisht.

Megjithatë, ajo beson se pjesëtarët e komunitetit serb nuk duhet t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme sepse, siç thotë ajo, veriun e Kosovës nuk e përbën Lista Serbe, por populli.

“Nëse Lista Serbe ka dhënë dorëheqje, kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të marrim pjesë në të gjitha këto. Fundja , ne jetojmë të gjithë së bashku këtu. Nëse mendojmë për mbijetesë të mëtejshme dhe nëse nuk marrim pjesë, nuk e di se për çfarë do të shpresonim”, thotë Pantoviq.

Ajo konsideron se pjesëtarët e komunitetit serb duhet të marrin vendimet e tyre, por edhe të bashkëpunojnë me Prishtinën për interesin e të gjitha komuniteteve.

Megjithatë, përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike serbe vlerësojnë se rezultati i zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, ndonëse mund të jetë legal, ai nuk do ta ketë legjitimitetin e përfaqësimit në rast se në zgjedhje nuk konkurrojnë subjektet politike serbe.

E paqartë, gjithashtu, ende mbetet se si do të zgjidhet çështja e zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga katër komunat në veri, të cilët tashmë kanë dhënë dorëheqje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se është duke e trajtuar këtë çështje dhe se “së shpejti do të kemi një njoftim se si do të procedojmë në këtë drejtim”.

Gjithashtu, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se është në fazën e ndërtimit të trupave zgjedhore, konkretisht Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve(KKZ) për komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Për këtë qëllim, “KQZ-ja u ka dërguar ftesë subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i dorëzojnë propozimet e tyre për nominimin e anëtarëve në këto komisione komunale deri më 20 nëntor, në orën 16:00”.

Subjekti i vetëm politik nga radhët e komunitetit serb i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është Lista Serbe./REL/

zgjedhjet ne veri te kosoves tensione në veri të kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin