LIVE UPDATES
Bota

Takimi Biden-Xi Jinping: Çfarë synojnë të arrijnë dy presidentët

Takimi i shumëpritur i presidentëve të dy superfuqive botërore do mbahet të hënën. SHBA-ja ka thënë se Kina përbën kërcënimin më të madh ekonomik dhe ushtarak për Amerikën.

13 November 2022, 22:45 Nga k.m.
Takimi Biden-Xi Jinping: Çfarë synojnë të arrijnë dy
Joe Biden dhe Xi Jinping

Kur presidenti amerikan Joe Biden të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, nuk priten lëshime nga pala amerikane. Nuk pritet as publikimi i ndonjë deklarate të përbashkët me tone entuziaste. Takimi i shumëpritur i presidentëve të dy superfuqive botërore do mbahet të hënën. SHBA-ja ka thënë se Kina përbën kërcënimin më të madh ekonomik dhe ushtarak për Amerikën.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët amerikanë kanë theksuar se duan të shmangin konfliktin. Në vijim sjellim një vështrim se çfarë shpreson të arrijë secila palë nga takimi i parë i udhëheqësve ballë për ballë, që do të mbahet në ishullin Bali në Indonezi:

SYNIMET E SHTETEVE TË BASHKUARA

Në thelb, zoti Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë po përpiqen të kuptojnë se cilat janë qëndrimet e vërteta të presidentit Xi. Në një konferencë shtypi pak para se të largohej nga Uashingtoni, presidenti Biden tha se donte të “përcaktonte … cilat janë linjat e kuqe të të dyja palëve, të kuptonte se çfarë ai beson se është në interesat kritike kombëtare të Kinës, dhe në interesat kombëtare të Shtetet e Bashkuara”.

Ky mision është bërë edhe më i rëndësishëm që nga përfundimi i kongresit të Partisë Komuniste në Pekin, gjatë të cilit Presidenti Xi siguroi një mandat të tretë duke e fuqizuar edhe më tej pozitën e tij. Biden u tha gazetarëve të dielën se ai “ka pasur gjithmonë diskutime të hapura” me zotin Xi, dhe kjo ka bërë që të dyja palët të jenë të qarta për qëllimet e njëra-tjetrës. Presidenti i SHBA-së do t’i përcjellë udhëheqësit kinez shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me praktikat ekonomike të Kinës. Tajvani, është e sigurt që do të jetë një nga temat dhe zoti Biden synon t’i theksojë homologut kinez se SHBA-ja do të jetë gati për të mbrojtur ishullin e vetëqeverisur nëse sulmohet nga Kina.

Presidenti amerikan gjithashtu do t’i bëjë të qartë shqetësimet e tij në lidhje me praktikat e Pekinit për të drejtat e njeriut, siç ka bërë edhe në komunikimet e tyre të mëparshme. Udhëheqësi amerikan do ta përdorë gjithashtu takimin për të bërë presion për një qëndrim më agresiv nga Kina ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Udhëheqësi kinez është përmbajtur kryesisht nga kritikat publike për veprimet e Vladimir Putinit, ndërkohë që ka refuzuar të ndihmojë në mënyrë aktive Moskën me armë.

“Ne besojmë se çdo vend në botë duhet të bëjë më shumë për t’iu kundërvënë Rusisë, veçanërisht ata që kanë marrëdhënie me Moskën, për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për t’u larguar nga Ukraina”, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Zyrtarët amerikanë thonë se janë të interesuar për të parë se ku mund të bashkëpunojnë dy superfuqitë. Megjithëse ka shumë fusha në të cilat zoti Biden dhe zoti Xi nuk pajtohen pothuajse fare, Shtëpia e Bardhë ka renditur disa çështje ku mund të arrihet pajtim, duke përfshirë shëndetësinë, politikat kundër narkotikëve dhe ndryshimet mjedisore.

Presidenti Xi ende nuk ka dhënë një listë temash për bisedimet me presidentin amerikan, por Pekini dëshiron që SHBA të veprojë ndryshe në lidhje me tregtinë dhe Tajvanin. Ndoshta pika më e rëndësishme është se mbledhja e Grupit të 20 vendeve më të industrializuara në Bali dhe takimi me zotin Biden i japin udhëheqësit të fuqishëm të Kinës mundësinë për ta paraqitur imazhin e vendit të tij si lojtar global dhe veten si një figurë historike që po rikthen rolin e Kinës në një forcë ekonomike dhe politike.

Kina ndjek “politika gjithnjë e më të sigurta të jashtme dhe të sigurisë që synojnë ndryshimin e status quo-së ndërkombëtare”, shkruan në revistën “Foreign Affairs” Kevin Rudd, ish-kryeministri australian i cili është president i “Shoqërisë së Azisë”. Kjo ka tensionuar marrëdhëniet me Uashingtonin, Evropën dhe fqinjët aziatikë të Kinës, por presidenti Xi nuk është i shqetësuar dhe duket se do të jetë më ambicioz jashtë vendit.

Takimi është “një ngjarje e rëndësishme e diplomacisë së kreut të shtetit drejt Azisë së Paqësorit”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Zhao Lijian. Ai tha se presidenti Xi do të “mbajë një fjalim të rëndësishëm” mbi rritjen ekonomike. Zoti Zhao i bëri thirrje administratës së presidentit Biden të “ndalojë politizimin” e tregtisë dhe të pranojë sovranitetin e Pekinit mbi Tajvanin, ishullin e vetëqeverisur demokratik që u nda me Kinën në vitin 1949 dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore të Kinës.

Pekini dëshiron që Uashingtoni të heqë tarifat e vendosura nga ish-presidenti Donald Trump në vitin 2019 dhe të heqë kufizimet në rritje për qasjen kineze tek mikroprocesorët dhe teknologji të tjera amerikane. Zoti Biden nuk ka hequr shumicën e masave të paraardhësit të tij dhe listës ia ka shtuar frenimin e qasjes në teknologji që zyrtarët amerikanë thonë se mund të përdoren për zhvillimin e armëve.

Qeveria e presidentit Xi ka shtuar përpjekjet për të frikësuar qeverinë e presidentit tajvanez Tsai Ing-wen duke fluturuar avionë luftarakë pranë ishullit dhe duke gjuajtur raketa në det. Pekini ndërpreu bisedimet me Uashingtonin për sigurinë, bashkëpunimin për ndryshimet mjedisore dhe çështje të tjera pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin në gusht në shenjë mbështetjeje për qeverinë e tij.

Një tjetër synim për presidentin Xi: Të mos infektohet me virusin “COVID-19”. Grupi i 20 vendeve më të industrializuara do të jetë udhëtimi i dytë jashtë vendit i udhëheqësit komunist kinez brenda 2 vjet e gjysmë, ndërsa qeveria e tij zbaton një strategji të ashpër “Zero infektime me COVID-19”, politikë kjo që mbylli qytetet dhe mbajti shumicën e vizitorëve jashtë Kinës. Presidenti Xi e ndaloi atë moratorium duke marrë pjesë në një samit të shtatorit me Vladimir Putinin dhe udhëheqësit e Azisë Qendrore. Por ai anashkaloi darkën dhe paraqitjen para fotoreporterëve ku udhëheqësi rus, Putin dhe të tjerët nuk mbanin maska./VOA

joe biden xi jinping

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin