Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pas një takimi të rrallë në Egjipt me përfaqësues të organizatës islamiste Hamas, Kushner u takua në Jerusalem edhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu. Në Egjipt Kushner kishte zhvilluar bisedime për të ardhmen e Rripit të Gazës edhe me presidentin Abdel Fattah al-Sisi.
IZRAEL- Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, u përpoq të shpëtojë gjatë një vizite në Lindjen e Mesme planin e bllokuar për rendin e pasluftës në Rripin e Gazës. Pas një takimi të rrallë në Egjipt me përfaqësues të organizatës islamiste Hamas, Kushner u takua në Jerusalem edhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu. Në Egjipt Kushner kishte zhvilluar bisedime për të ardhmen e Rripit të Gazës edhe me presidentin Abdel Fattah al-Sisi.
Pas takimit me Netanjahun u tha se bisedimet kishin qenë shumë produktive, por sipas raportimeve të agjencive të lajmeve nuk u vu re ndonjë përparim vendimtar. Sipas mediave në takim mori pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i "Këshillit të Paqes”, Nikolaj Mladenov.
Mosmarrëveshje mbi planin për Gazën
Netanjahu kishte deklaruar rreth një javë më parë se Izraeli e kundërshton planin e të ashtuquajturit Këshill i Paqes ("Board of Peace”) për Rripin e Gazës, që është dëmtuar rëndë nga lufta. Sipas tij "Ushtria izraelite nuk do të kryejë asnjë tërheqje derisa Hamasi të çarmatoset”. Kryeministri izraelit gjithashtu rikonfirmoi kundërshtimin e tij ndaj krijimit të një shteti të pavarur palestinez.
Edhe në takimin me Kushnerin Netanjahu bëri të qartë se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga vija e demarkacionit e përcaktuar në tetor. Po ashtu ushtria do të vazhdojë të veprojë në Rripin e Gazës si ta gjykojë vetë të nevojshme, citoi agjencia Reuters një burim izraelit.
Çfarë parashikon plani?
Sipas planit të të ashtuquajturit "Këshill i Paqes”, i cili është krijuar me nismën e Donald Trumpit, Izraeli, Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze në Rripin e Gazës duhet të ndërpresin luftimet.
Më pas, sipas planit, kontrollin e administratës dhe të sigurisë në Gazë do ta marrë një administratë e përkohshme palestineze, e mbështetur nga një forcë ndërkombëtare stabilizimi, e cila do të jetë autoriteti i vetëm përgjegjës për qeverisjen dhe sigurinë në territor.
Armët e dorëzuara nga Hamasi do të depozitohen dhe do të mbeten ekskluzivisht nën kontrollin palestinez. Procesi parashikohet të mbikëqyret nga bashksia ndërkombëtare dhe të zbatohet gradualisht. Paralelisht me këtë proces është planifikuar edhe një tërheqje e ushtrisë izraelite.
Por Izraeli kërkon largimin e plotë të armëve nga Rripi i Gazës, pasi ka frikë se përndryshe ato në të ardhmen mund të bien sërish në duart e Hamasit. Në fund të korrikut Trumpi kishte njoftuar se "Këshilli i Paqes” kishte arritur një marrëveshje me Hamasin për çarmatimin e tij.
Sipas Reuters gjatë takimit në Jerusalem kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Jared Kushner ranë dakord që rindërtimi i Rripit të Gazës të fillojë vetëm pasi Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht./DW
Kur ecën nën pemë gjatë kësaj vere të thatë, në shumë vende krijohet përshtypja se jemi tashmë në ...
RUSI- Dy raste të profilit të lartë kundër figurave udhëheqëse të industrisë së dronëve në Rusi kan&eum...
Foto ilustruse UKRAINA- Ukraina pothuajse ka shteruar rezervat e saj të raketave për sistemet kundërajrore Patriot në territorin e saj....
Jared Kushner dhe Presidenti izraelit Isaac Herzog SHBA- I dërguari special amerikan Jared Kushner pretendoi se përparimi mund të vijë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha në Zyrën Ovale se dëshiron të shpallë ngushticën e Hormuzit territor...
Hyrja në fabrikën e Vitezit-it Pothuajse katër vjet pas skandalit në të cilën u përvetësuan paratë e destinuar...
Pamje GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një helikopter privat është rrëzuar pranë heliportit t...
Foto ilustruse SPANJA- Një qytet bregdetar spanjoll ka mbetur i tronditur pasi dy persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj nj&e...
RUSI RUSI- Ushtria ruse ka goditur dy anije mallrash në portet ukrainase të Detit të Zi gjatë ditës së d...
Amir Khatami IRAN- Tensionet në Lindjen e Mesme janë ende aktive, ndërsa palët kërcënojnë njëra-tjetrën. Presi...