LIVE UPDATES
Bota

Takimi Merz me Trump- Kancelari kërkon dialog të barabartë

Qeveria gjermane ndan "lehtësimin e shumë iranianëve që regjimit të mullahëve tani po i vjen fundi", tha ai. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit dhe paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të luftës.

2 March 2026, 08:46 Nga E. D

Takimi Merz me Trump- Kancelari kërkon dialog të barabartë

GJERMANI- Sulmet ndaj Iranit dhe kundërsulmet e tij hakmarrëse ka të ngjarë të jenë tema kryesore në takimin Merz-Trump, i cili ishte parashikuar para zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Gjermania nuk është e përfshirë në këto sulme. Kancelari Merz para udhëtimit në SHBA mbrojti veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit. Qeveria gjermane ndan "lehtësimin e shumë iranianëve që regjimit të mullahëve tani po i vjen fundi", tha ai. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit dhe paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të luftës.

Nga Kina në SHBA

Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) është përpjekur javët e fundit të përmirësojë imazhin e tij si një politikan që merret kryesisht me politikën e jashtme. Ai është drejtuar gjithnjë e më shumë te çështjet e brendshme, veçanërisht për t'u rizgjedhur kryetar i partisë së tij konservatore CDU, me rezultate të mira.

Ai ia doli ta bënte këtë fundjavën e kaluar (22.02.2026) - dhe menjëherë më pas kreu i qeverisë gjermane u rikthye në rolin e tij si një diplomat i palodhur që udhëton nëpër botë.

Së pari Kina, tani Shtetet e Bashkuara: Merz i ka kushtuar pothuajse një javë të tërë përmirësimit të marrëdhënieve me autoritetet në Pekin. Kjo sigurisht që po ndiqet me kujdes në Uashington. Merz do të udhëtojë për të takuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump të hënën (02.03.2026) dhe planifikon të qëndrojë në kryeqytetin e SHBA-së deri të mërkurën. Qëllimi i tij është të flasë me Trump në një bazë më të barabartë se më parë.

Shpresë për një politikë të ndryshme tarifore

Trump kohët e fundit pësoi një humbje të rëndësishme kur Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi politikën e tij të ashpër tarifore në pikat kyçe, duke përfshirë masat kundër Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian. Merz komentoi vendimin fundjavën e kaluar për transmetuesin publik ARD, pas përfundimit të kongresit të CDU-së në Stuttgart: "Është një vendim interesant, të cilin shumë e prisnin - që Gjykata Supreme në Uashington të vendosë kufizime për qeverinë."

Megjithatë, mbeten shumë çështje të rëndësishme dhe të diskutueshme që rëndojnë në marrëdhëniet transatlantike, veçanërisht në lidhje me tarifat. Vetë Merz theksoi se vendimi i gjykatës më të lartë të SHBA-së vlen vetëm për normën e përgjithshme tarifore që Trump prezantoi, por jo për taksat e rëndësishme sektoriale. Administrata amerikane, pas vendimit të gjykatës, ka vendosur tashmë tarifa të reja prej 10 përqind për shumicën e vendeve mbi një bazë të ndryshme ligjore dhe ka kërcënuar me norma të reja deri në 15 përqind.

Një qasje më agresive ia vlen

Politika tregtare mbetet kështu një nga temat kryesore të bisedimeve tëKancelarit me Trump. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Cornelius në një konferencë për shtyp në Berlin: "Ndoshta vizita vjen në kohën e duhur për të diskutuar hapat e ardhshëm drejtpërdrejt me Presidentin, me qëndrimin e dakorduar të Bashkimit Evropian."

Edhe vitin e kaluar, pasi mori detyrën në maj, Merz ishte i kujdesshëm ndaj Trump. Ai e konsideroi faktin që vizita e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë ishte kryesisht harmonike si një sukses. Më vonë, në SHBA, së bashku me politikanë të tjerë të rëndësishëm evropianë, ai mbrojti qëndrimet mbi Ukrainën. Dhe në fillim të vitit 2026, evropianët përjetuan se një qasje më vendimtare ndaj Presidentit amerikan sigurisht që ia vlen.

Tensione relativisht më të qeta mbi Groenlandën

Kur Trump kërcënoi të merrteGroenlandën, e cila i përket Danimarkës, toni ndryshoi dhe kështu bëri edhe Merz. Gjermania dhe partnerët e tjerë evropianë të NATO-s mbështetën Danimarkën dhe popullin e Groenlandës. Si rezultat, Trump nuk e shtyu më tej çështjen për momentin. Dhe kur Trump kritikoi vendosjen afatgjatë të ushtarëve gjermanë përkrah forcave amerikane në Afganistan si të parëndësishme, Merz u përgjigj në Bundestag me fjalët e mëposhtme: "Ne nuk do të lejojmë që ky mision, të cilin e kryem edhe në interes të aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të nënvlerësohet dhe zhvlerësohet sot."

Situata në Ukrainë mbetet dramatike

Është ende një çështje e hapur nëse paqja mund të arrihet më në fund në Ukrainë. Edhe Presidenti Volodymyr Zelensky ka pranuar se vendi i tij do të duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit, të paktën përkohësisht, nëse armët heshtin vërtet. Megjithatë, Ukraina e hedh poshtë me vendosmëri mundësinë e dorëzimit të zonave Rusisë që forcat ruse nuk i kanë pushtuar ende.

Në Uashington, Merz me siguri do të theksojë se sa shumë rëndësi i kushton Ukrainës. Lufta e agresionit e Rusisë ka vazhduar prej katër vitesh - mbetet të shihet nëse Trump do të tregojë mirëkuptim për këtë temë./DW

donald trump friedrich merz

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin