LIVE UPDATES
Bota

Talibanët shtypin mediat afgane me dekret

Pavarësisht se arriti në Kabul më 17 korrik me vizë të vlefshme, akreditim gazetaresk dhe ftesë zyrtare për ta vizituar vendin dhe u regjistrua si gazetare e huaj tek autoritetet kompetente, O’Donnell menjëherë u pengua në punën e saj dhe më pas u ndalua.

7 August 2022, 16:08 Nga k.m.
Talibanët shtypin mediat afgane me dekret
Lynne O'Donnell

Kur korrespondentja për Afganistanin, Lynne O'Donnell, u rikthye në Kabul për të raportuar pas pothuajse një viti pas marrjes së pushtetit nga talibanët, e dinte se kjo gjë paraqiste rrezik. Grupi ekstremist ka kundërshtuar dy artikuj që kjo gazetare australiane kishte shkruar për revistën Foreign Policy gjatë udhëtimit të saj të fundit në Afganistan, udhëtim që kishte përfunduar disa orë para se luftëtarët talibanë të merrnin kontrollin e kryeqytetit afgan më 15 gusht të vitit 2021. Pas kësaj, ata e cilësuan gazetaren si një shënjestër të rëndësishme.

Pavarësisht se arriti në Kabul më 17 korrik me vizë të vlefshme, akreditim gazetaresk dhe ftesë zyrtare për ta vizituar vendin dhe u regjistrua si gazetare e huaj tek autoritetet kompetente, O’Donnell menjëherë u pengua në punën e saj dhe më pas u ndalua. Gazetarja australiane, e cila në të kaluarën ka qenë shefe e byrove në Kabul për agjencitë AP dhe APF, po ashtu është kërcënuar. Asaj i është kërkuar që publikisht të tërheqë raportimet e mëhershme dhe të incizojë një video për të deklaruar se deklaratat e bëra nuk ishin nën detyrim.

Por, eksperienca e shtyri atë që të largohej nga Afganistani vetëm pas tri ditësh, e shqetësuar nëse do t’i lejohej të kthehej në këtë shtet, por po ashtu e shqetësuar për sigurinë e njerëzve që ajo mund të ketë pasur kontakt gjatë raportimit të saj.

“Ata më ndoqën. Aparati i sigurisë nisi monitorimin e bisedave të mia telefonike”, tha O’Donnell për Radion Evropa e Lirë. Ajo këto deklarata i bëri nga Pakistani.

Pasi u ndalua më 19 korrik, zyrtarët talibanë e morën në pyetje lidhur me dy artikujt e publikuar më 2021, pasi ata pretenduan se këto dy shkrime ishin ofenduese për kulturën afgane. Njëri artikull kishte të bënte për martesat e detyrueshme me luftëtarët talibanë të grave dhe vajzave afgane dhe shkrimi tjetër ishte për pjesëtarët e komunitetit LGBT në Afganistan.

“Ata qëndruan përreth meje dhe më pas situata erdhi në atë pikë sa më thanë ‘nëse nuk kërkoni falje publikisht, do të burgosesh’. Dhe ishte shumë e qartë se çfarë më duhej të bëja”, tha O’Donnell.

Zyrtarët i treguan se çfarë dëshironin që gazetarja të thoshte dhe ajo më pas i postoi ato deklarata në Twitter. Pasi zyrtarët talibanë u konsultuan me eprorët e tyre, ndryshuan disa herë postimin në Twitter. Por, edhe pas kësaj zyrtarët ishin të pakënaqur dhe i kërkuan gazetares O’Donnell që të fshinte postimet në Twitter dhe pasi ndërhyn sërish, postuan mesazhin në Twitter.

“Kërkoj falje për tre ose katër artikuj të shkruar nga unë në të cilët akuzohen autoritetet aktuale për martesa të detyrueshme të vajzave dhe për përdorimin e vajzave si skllave seksi nga komandantët talibanë”, thuhej në njërin prej postimeve. “Kjo ishte një përpjekje e paramenduar për të ofenduar talibanët dhe kulturën afgane”.

Në postimin pasues thuhej: “Këto artikuj u shkruan pa asnjë provë të fortë dhe pa ndonjë përpjekje për të verifikuar këto raste”.

“Pasi këtyre postimeve, ata më thanë që të bëja një video-incizim për të thënë në mënyrë specifike se unë nuk di asgjë për Afganistanin, popullin apo kulturën afgane. Ata më urdhëruan që të thosha se i kam shpikur të gjitha gjërat për të cilat kam shkruar dhe se burimet e mia janë të rreme dhe se nuk jam detyruar që të bëj këto deklarata”, tha O’Donnell për REL-in.

O’Donnnell, që është një prej gazetarëve të pakët të huaj që janë kthyer në Afganistan qëkur talibanët kanë marrë pushtetin, tregon për shtypjen që grupi ekstremist po u bën gazetarëve, pavarësisht se talibanët pretendojnë se respektojnë lirinë e medias.

Në raportin e fundit për mbrojtjen e civilëve në konfliktet e armatosura, Misioni i Ndihmës për Afganistanin i Kombeve të Bashkuara (UNAMA), përsëriti shqetësimet për keqtrajtimin që talibanët u bëjnë punonjësve të mediave.

“Në dhjetë muajt qëkur kanë marrë kontrollin e Afganistanit, autoritetet de-fakto e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre karshi të drejtës për tubim paqësor, liri të shprehjes dhe liri të mendimit”, thuhet në raportin e publikuar më 20 korrik. “Ata nuk lejojnë zërat kritikë duke shtypur protestat dhe duke frenuar lirinë e medias, përfshirë edhe arrestimin arbitrar të gazetarëve, protestuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile si dhe vendosjen e kufizimeve ndaj kompanive mediale”.

UNAMA u ka atribuuar talibanëve 163 shkelje të të drejtave të njeriut ndaj gazetarëve dhe aktivistëve, përfshirë arrestime dhe ndalime arbitrare, kërcënime dhe frikësim. Kjo agjenci e OKB-së gjithashtu ka thënë se gjashtë gazetarë janë vrarë nga grupi militant rival, Shteti Islamik (IS).

Organizatat që merren me mediat sikurse Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe Shoqata e Gazetarëve të Azisë së Jugut, vazhdimisht u kanë bërë thirrje talibanëve që të ndalojnë numrin në rritje të sulmeve ndaj punonjësve të mediave në Afganistan.

Në incidentin e fundit u përfshi gazetarja lokale, Salgai Hess. Ajo u rrah dhe u qëllua me armë zjarri më 22 korrik teksa po raportonte në Xhalalabad, kryeqytetin provincës Nangarhar, në lindje të Afganistanit.

“Më cingëroi telefoni dhe teksa unë e mora që të përgjigjesha, talibanët më qëlluan në shpatull dhe unë u rrëzova. Një tjetër taliban më goditi dhe unë humba vetëdijen”, tha kjo gazetare e pavarur teksa foli për Radion Azadi të REL-it.

Para se të humbte vetëdijen, gazetarja tha se dëgjoi sulmuesin taliban duke thënë se ajo e meritonte këtë pasi kishte injoruar paralajmërimet që të ndalonte së punuari dhe të qëndronte në shtëpi.

Talibanët refuzuan t’iu përgjigjeshin pyetjeve të Radio Azadit lidhur me incidentet e fundit, përkatësisht për keqtrajtimin e gazetarëve. Por, dy sulmet ndaj Hess dhe ndalimi i O’Donnell, ndodhën në kohën kur talibanët njoftuan për listën e re të kufizimeve ndaj gazetarëve lidhur me atë se si gazetarët duhet ta ushtrojnë profesionin e tyre. Më 21 korrik, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, publikoi në Twitter dekretin e ri. Ky dekret, duke cituar “udhëzimet islame” të miratuara nga studiuesit fetarë, ndalon kritikat ndaj liderëve talibanë.

“Nuk është e lejuar që të bëhen akuza të rreme kundër zyrtarëve apo të kritikohen”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga lideri i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada. Nuk dekret nuk është shpjeguar se cilat mund të jenë ndëshkimet nëse ky rregull shkelet.

Dekreti është kritikuar nga organizatat joqeveritare dhe është parë si një përpjekje për të heshtur lirinë e shprehjes.

Dekreti i bashkëngjitet “11 rregullave për gazetarët” – rregulla që hyn në fuqi pak kohë pasi talibanët morën pushtetin dhe u zotuan se do të lejonin të kishte media të lira – që ndalojnë publikimin apo transmetimin e kronikave që “janë në kundërshtim me islamin”. Po ashtu, këto rregulla dekurajojnë raportimet që nuk janë të konfirmuara nga zyrtarët talibanë.

Këto rregulla, në kohën kur u publikuan u kritikuan nga Human Rights Watch. Kjo organizatë tha se kufizimet janë aq të gjera sa praktikisht ndalojnë “çdo raportim kritik për talibanët”.

Për më tepër, në muajin maj talibanët urdhëruan prezantueset televizive që të mbulonin fytyrën dhe flokët gjatë transmetimeve. Ky urdhër ishte në linjë me dekretin e lëshuar nga Akhundzada, që kërkon nga gratë të mbulohen në publik, duke thënë se preferohet që ato të veshin burka. Talibanët nuk kanë një kushtetutë të tyre, edhe pse ka thashetheme se ata i përmbahen kushtetutës së vitit 1964, që ishte miratuar në kohën e monarkisë. Kjo kushtetutë mbron të drejtat për lirinë e shprehjes, ashtu sikurse edhe kushtetuta e vitit 2004 që ishte miratuar nga Qeveria e mbështetur nga Perëndimi, të cilën talibanët e rrëzuan nga pushteti.

O’Donnell tha se ajo e kishte të pamundur që të merrte një sqarim nga talibanët se çfarë ligjesh të mediave ata pretendonin se ajo kishte shkelur.

“U kërkova që të ma tregonin ligjin, ashtu siç është i shkruar. Çfarë ligjesh kam shkelur, më tregoni? Ata duan të paraqiten sikur i përmbahen ligjit të mëhershëm për mediat dhe se me kushtetutën e mëparshme garantohen media të lira. Pra, çdo gjë që del nga goja e tyre janë vetëm gënjeshtra”, tha ajo.

“Rrëfimi i tyre për mua ndryshoi vazhdimisht gjatë tri ditëve”, shtoi O’Donnell. “Fillimisht thanë se kisha ftesë për të qëndruar në shtet, e më pas thanë se u largova me vullnet të lirë, e në fund u cilësova si spiune dhe u dëbova nga shteti për të mos u kthyer më”.

Heather Barr, drejtoreshë në divizionin e HRW për të drejtat e grave, tha se mënyra se si është trajtuar O’Donnell tregon se “frika e fshehur” e talibanëve ndaj kritikave është shndërruar në “frikë të hapur”.

“Është e qartë se talibanëve u ka ardhur në maje të hundës”, tha Barr për Radio Azadi.

"Po bëhet gjithnjë më e vështirë për të gjithë gazetarët që të ofrojnë lajme të vërteta nga Afganistani sepse talibanët nuk janë të gatshëm të tolerojnë që këto lajme të publikohen në media të lira”./REL

lynne o'donnell afganistan

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin