LIVE UPDATES
Bota

Targetimi i Abazoviçit si "shqiptar" për shkak të marrëveshjes me Kishën Serbe

Ditëve të fundit në Mal të Zi është hapur një polemikë e ashpër nëse kryeministri Abazoviq, si shqiptar etnik, duhet të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore, për të cilën nuk ka konsensus në vend, veçanërisht në mesin e partive që mbështesin Qeverinë.

5 July 2022, 14:50 Nga d.a.
Targetimi i Abazoviçit si "shqiptar" për shkak të
Patriarku Porfirio dhe Abazoviç

MAL I ZI- Fakti që kryeministri Dritan Abazoviq do të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe mund të jetë problem për disa rryma ekstreme nacionale, të cilat e shohin atë si një mënyrë për të mohuar këtë proces, sepse është duke e nënshkruar një shqiptar në emër të shtetit të Malit të Zi, tha për Radion Evropa e Lirë profesori i Historisë, Sherbo Rastoder.

Ditëve të fundit në Mal të Zi është hapur një polemikë e ashpër nëse kryeministri Abazoviq, si shqiptar etnik, duhet të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore, për të cilën nuk ka konsensus në vend, veçanërisht në mesin e partive që mbështesin Qeverinë.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd më 30 qershor, kryeministri Abazoviq njoftoi se së shpejti do të nënshkruhet Marrëveshja Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Në të njëjtën kohë, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, bëri të ditur se teksti i Marrëveshjes Themelore është dakorduar me Qeverinë e Malit të Zi.

Marrëveshja, për të cilën është rënë dakord u dënua ashpër nga disa parti dhe organizatat kombëtare malazeze, duke gjykuar se Kisha në Mal të Zi një subjektivitet më të gjatë për gjashtë shekuj se ai që ka kisha në Serbi, ku ajo është e bazuar, dhe se kjo është tradhti ndaj interesave kombëtare malazeze dhe kapitullim i shtetit para Kishës Ortodokse Serbe.

Duke komentuar faktin se kundërshtarët e kontratës, krahas sulmeve politike ndaj kryeministrit Abazoviq, theksojnë edhe kombësinë e tij, profesor Rastoder vlerëson se “Abazoviqi nuk do ta nënshkruajë kontratën si shqiptar kombëtar, por si kryeministër i shtetit të Malit të Zi”.

Abazoviqi nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kritikave të fundit, por në një njoftim të 3 korrikut në Twitter, i cili kishte të bënte me aktivitetet ekonomike, theksoi se "përderisa disa ende po përhapin nacionalizmin, ne jemi duke u marrë me turizmin".

Më i ashpër me kritika ishte kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Pavarur të Malit të Zi, Milorad Popoviq, i cili propozimin e Marrëveshjes Themelore e vlerësoi si perandorak dhe akuzoi përfaqësuesit politikë shqiptarë në Mal të Zi për aleancë me ideologët serbë të mëdhenj.

“Është paturpësi dhe cinizëm i paparë që Dritan Abazoviq dhe Fatmir Gjeka vendosin për fatin e trashëgimisë shpirtërore malazeze, së bashku me Aleksandar Vuçiqin [presidentin e Serbisë], Porfirin. Këta përfaqësues politikë të shqiptarëve në Mal të Zi sot inkurajojnë - ose bëjnë sikur janë injorantë - persekutimin e malazezëve kombëtarë, i cili është shumë i ngjashëm me diskriminimin ndaj shqiptarëve në vitet 1990”, tha Popoviq.

Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe anëtar i grupit punues të Qeverisë për harmonizimin e Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.
Lidhur me këtë, reagoi kreu i Alternativës Shqiptare dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili ka akuzuar Milorad Popoviqin se avokon për përjashtimin e shqiptarëve nga vendimmarrja.

“Shqiptarët ju përkrahën që të kishit Kishën Ortodokse Malazeze, nuk deshët. Eurot ishin më të rëndësishme për ju, tani po qani dhe po vini në shënjestër shqiptarët, shumë i ulët dhe jomorale”, ka shkruar Gjeloshaj në Facebook.

Shkrimtari Andrej Nikolaidis, në një rubrikë për portalin malazez CDM me titull “Marrëveshja Themelore nuk duhet të shkaktojë as edhe një pikë urrejtje ndaj shqiptarëve”, paralajmëroi se është e nevojshme të parandalohet drejtimi i zemërimit publik ndaj pakicës kombëtare shqiptare për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore.

Aktivisti civil nga Iniciativa Qytetare 21 Maj, Aleksandar Sasha Zekoviq, i cili është një nga organizatorët e protestës antiqeveritare të 30 qershorit, për shkak të synimit të kryeministrit Abazoviq për të nënshkruar Marrëveshjen Themelore, për REL-in vlerëson se rezistenca politike ndaj Qeverisë nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet ndëretnike, veçanërisht me shqiptarët.

"Ekziston një përpjekje e dukshme nga disa struktura të afërta me Qeverinë që çdo kritikë ndaj kryeministrit Abazoviq ta paraqesin si një lloj nacionalizmi dhe intolerance ndaj popullit shqiptar. Një qasje e tillë nuk është e bazuar", thotë Zekoviq.
Ai shton se shoqëria malazeze për herë të parë ka një "Rrahman Morinë" [ish- politikan shqiptar nga Kosova që ka mbështetur politikën e Sllobodan Millosheviqit, ish-president i Republikës Federale të Jugosllavisë].

“Kemi politikanë që vijnë nga populli shqiptar, të cilët nuk bazohen në solidaritetin shekullor mes popullit malazez dhe shqiptar, por deklarata e tyre është në vijën e politikës serbe të madhe”.

Profesori Sherbo Rastoder beson se ngjarjet e fundit nuk mund t'i prishin marrëdhëniet malazeze-shqiptare, as se ekziston mundësia e shembjes së harmonisë ndëretnike.

"Ne kemi pasur sprova shumë më të mëdha në 30 vjetët e fundit. Ato marrëdhënie bazohen në diçka që e ka vetëm Mali i Zi. Është një moral i veçantë qytetar, i cili dallohet nga retorika politike ditore dhe patetika kombëtare", thekson ai.

Për profesorin Rastoder, çështja nuk është se kush do ta nënshkruajë marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, por cila do të jetë përmbajtja e kontratës. Ai, gjithashtu, tregon se vetë emri i kontratës është i kontestuar.

"A duhet të quhet ajo kontratë Themelore, e cila i jep kishës atributin e përdoruesit ekskluziv të të drejtave fetare në Mal të Zi? Ka mendime të bazuara dhe të ekspertëve se vetë formulimi ‘themelore’ e veçon kishën nga komunitetet e tjera fetare", është mendimi i Rastoderit.

Partia opozitare pro-ruse, Fronti Demokratik (DF) dhe Partia Popullore Socialiste pro-Serbe (SNP) në pushtet mbështesin plotësisht nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, sepse siç thanë ata - gjithçka që është e pranueshme për kishën, është e pranueshme për ta.

Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate (SDP), e cila ka dy ministra në Qeverinë e Abazoviqit, kërcënon me rrëzimin e Qeverisë nëse nënshkruhet kjo marrëveshje.

Edhe pse presidenti i vendit, Milo Gjukanoviq, deklaroi se çështja e marrëveshjes nuk është më e rëndësishmja për Malin e Zi dhe se tensionet duhet të zvogëlohen, deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), lider i së cilës është Gjukanoviqi, pretendojnë se marrëveshja përmban falsifikime historike dhe se ajo e klasifikon trashëgiminë fetare dhe kulturore malazeze si serbe.

Qeveria pakicë e Dritan Abazoviqit u zgjodh me votat e DPS-së, e cila edhe pse nuk është në Qeveri, siguron mbështetje parlamentare.

Pas publikimit të versionit të dakorduar të punës të Marrëveshjes Themelore, më shumë se 3000 qytetarë nënshkruan një peticion, duke kundërshtuar fuqishëm synimin e Qeverisë së Malit të Zi për të nënshkruar Marrëveshjen Themelore të dakorduar me Kishën Ortodokse Serbe.

Protesta e dytë civile para selisë së Qeverisë në Podgoricë kundër nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe është mbajtur më 4 korrik./REL/

patriarku porfirio dritan abazoviç ne serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin