LIVE UPDATES
Bota

"Të burgosurat në front", përpjekja e dështuar e Kremlinit për përforcime në Ukrainë

Në verën e vitit 2023, Yelena* u regjistrua për t'iu bashkuar pushtimit rus të Ukrainës nga një koloni burgu në rajonin Lipetsk, në pjesën perëndimore të Rusisë. Ajo po vuante dënimin për drogë. Ajo pranoi të fliste për Radion Evropa e Lirë vetëm pas shumë përpjekjeve për ta bindur, pasi tha se nuk kishte dëshirë t'i rijetonte përvojat e saj.

15 June 2024, 13:14 Nga M.B
"Të burgosurat në front", përpjekja e dështuar e
Foto ilustruese

UKRAINA- Në fund të vitit 2022, u publikuan raporte se femrat e dënuara në Rusi, ashtu sikurse burrat e burgosur, po rekrutoheshin për të shërbyer në pushtimin e Ukrainës. Rreth njëmijë vajza dhe gra, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, u dërguan në luftë. Disa nga gratë vdiqën; disa u kthyen në shtëpi pasi u falën për krimet e tyre. Radio Evropa e Lirë foli me një nga ato që pati fatin të mbijetojë si dhe u lirua pasi shërbeu në ushtri.

Në verën e vitit 2023, Yelena* u regjistrua për t'iu bashkuar pushtimit rus të Ukrainës nga një koloni burgu në rajonin Lipetsk, në pjesën perëndimore të Rusisë. Ajo po vuante dënimin për drogë. Ajo pranoi të fliste për Radion Evropa e Lirë vetëm pas shumë përpjekjeve për ta bindur, pasi tha se nuk kishte dëshirë t'i rijetonte përvojat e saj.

“Unë nuk kam ndonjë arsimim special. Kam punuar vetëm si shitëse për disa vjet”, tha gruaja.

"Ata nuk kërkuan asgjë [gjatë rekrutimit]. Ata kontrolluan vetëm për moshën dhe shëndetin tim dhe më pas më regjistruan si snajpere. Çfarë shakaje! Kurrë nuk kisha kapur armë me dorë".

Yelena nuk shkoi kurrë në vijën e frontit.

"Përfundova duke punuar si infermiere për një njësi në rajonin e Donjeckut. Tani mendoj se isha me fat sepse dëgjova se shumë nga to [gratë nga e njëjta koloni burgu] kanë vdekur tani", thotë Yelena. “Dhe unë isha me fat për atë që bënë, në fakt më liruan. Kisha edhe pesë vjet të tjera për të vuajtur dënimin me burgim".

“Ata nuk na trajnuan për asgjë. Na lanë në njësinë mjekësore dhe kaq. Ata as nuk më pyetën asgjë. Unë ende nuk e di nëse ata i përmbushën premtimet e tyre ndaj dikujt për trajnimin e grave për të qenë snajpere dhe pilote. Vetë unë nuk isha në front me njësinë. Kryesisht, thjesht, gatuaja dhe mbrohesha nga ngacmimet".

Besohet se rreth njëmijë vajza dhe gra të dënuara u regjistruan për të shërbyer në Ukrainë para se programi të anulohej me sa duket nga Kremlini. Mikja e një tjetër rekruteje i tha Radios Evropa e Lirë se shumica e grave të burgosura të dërguara në luftë ishin të varura nga droga ose alkooli.

"A e kuptoni se çfarë lloj njerëzish janë këta? Këta janë të varur rëndë nga droga; këta janë hajdutë", tha gruaja. "Ndoshta po e teproj kur po them se janë të gjithë të tillë, por ndoshta kështu janë 90 për qind e grave në burg. Ushtria është rekrutuar nga kjo popullsi [e burgjeve].

"I thashë mikes sime, 'A e kupton se për çfarë po regjistrohesh? Do të jesh mish për top atje. Edhe burrat e shëndetshëm po vdesin si mizat në Ukrainë. Pse do të shkosh?!'".

"Pjesa më e madhe e të burgosurave që u regjistruan për të shkuar në Ukrainë janë të droguara pa tru, ëndrra e vetme e të cilave është të dalin dhe t'i blejnë vetes disa çizme të reja. Motivimi i tyre kryesor ishin paratë. Ministria e Mbrojtjes, natyrisht, u premtoi atyre male ari dhe lirim me kusht. Ata, madje, thanë se do të kishte 'lëvdata dhe lavdi', se gratë do të brohoriteshin nga njerëzit kur të ktheheshin, të gjitha këto ishin dokrra".

Sot, në kolonitë penale ruse gjenden rreth 400.000 të burgosur, ndërsa 8 për qind e tyre (rreth 32.000) janë gra. Yelena, së cilës iu ndryshua dënimi pasi shërbeu në Ukrainë, thotë se gratë e burgosura paguheshin më pak se sa u ishte ofruar gjatë rekrutimit.

“Ata premtuan gjysmë milioni rubla (5.600 dollarë) për të nënshkruar, dhe më pas 200.000 rubla (2.240 dollarë) çdo muaj. Në fakt, në muaj paguheshin vetëm rreth 100.000 rubla, dhe bonusi i nënshkrimit ishte gjithashtu rreth gjysma e asaj që ishte premtuar”.

Por, mashtrimi me pagën ishte shqetësimi më i vogël i saj.

"Nuk isha e zemëruar, isha e frikësuar. Thjesht, shpresoja të mund të dilja gjallë. Kjo ishte pjesa ku isha e fokusuar", thotë ajo.

"Ishte e tmerrshme, të gjitha ato fytyra të dehura dhe me sjellje të çuditshme. Por, kur u soll grupi tjetër [i të plagosurve], munda të shoh se njerëzit në atë situatë, ishin vërtet në ferr", thotë Yelena.

Yelena thotë se kur e nënshkroi kontratën, ajo pati mundësi ta lexonte kontratën derisa ishte në burg. Më vonë, thotë ajo, të dënuarit që kanë shërbyer në luftë, pastaj u detyruan të kthehen në burg.

“Ato fituan para, më pas i kthyen në fjetoret e tyre”, thotë ajo. “Por, ato nuk e dinin këtë! Kjo nuk iu tha atyre gjatë rekrutimit".

Ajo thotë se kontratat ushtarake shpesh u paraqiteshin të dënuarve pasi kishin dalë nga burgu.

“Kështu që i mblodhën të gjitha, i futën në vagonë dhe i çuan diku ku nënshkruan kontrata. Ato nuk i dinin kushtet [në kontratë] sepse nuk kanë kohë t'i lexojnë ato. Në kohën kur ato kuptojnë se nuk do të lirohen me kusht, është tepër vonë. Ato tashmë janë larguar nga burgu.”

Yelena thotë se deri më tani është diçka që dihet në mesin e popullatës së burgjeve se premtimi për lirim me kusht nuk do të pasojë shërbimin në luftë, por shumë të dënuar janë ende të gatshëm të regjistrohen. Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut që punojnë me të burgosurit, ndonëse Ministria e Mbrojtjes rekrutoi gra që pranuan të luftonin, ato nuk u dërguan kurrë në front.

"Eksperimenti i tyre -- për t'i dërguar gratë në front -- ishte një dështim, për ta thënë butë", thotë Marina, një aktiviste e të drejtave të njeriut për nismën e Kremlinit.

"Pamja e jashtme e grave nuk shtoi ndonjë disiplinë", thotë ajo, "dhe ato tashmë kishin mjaft probleme në front me të burgosurit burra që deheshin dhe merrnin drogë".

Një tjetër aktiviste e të drejtave të njeriut tha se rekrutimi i fundit i të burgosurave ishte në shtator të vitit 2023 nga një strukturë në rajonin e Leningradit të Rusisë.

“Ato u strehuan veçmas për tre muaj dhe iu premtuan trajnime, por nuk dihet nëse kjo ka ndodhur ndonjëherë. Në fund, ato nuk u çuan askund për të shërbyer”, tha ajo./ REL

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin