LIVE UPDATES
Bota

"I blejnë njerëzit dhe i dërgojnë me forcë!" Të larguar nga mobilizimi e persekutimi rus, çeçenët mbërrijnë në kufirin mes Bosnjës e Kroacisë

Nëpër mjegull duken rreth 15 persona - shtetas rusë nga Kaukazi i Veriut - mes të cilëve ka edhe fëmijë e të moshuar.

12 November 2024, 07:37 Nga M.B
"I blejnë njerëzit dhe i dërgojnë me forcë!"
Një grup çeçenësh në pikëkalimin kufitar midis Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë në Gradishkë, Bosnje e Hercegovinë, më 8 nëntor 2024.

BOSNJE-HERCEGOVINA- Është ora 6:00 e mëngjesit. Temperatura është pak mbi zero gradë celsius. Nëpër mjegull duken rreth 15 persona - shtetas rusë nga Kaukazi i Veriut - mes të cilëve ka edhe fëmijë e të moshuar. Vend i tubimit të tyre është një kafene në Gradishkë, pranë pikës kufitare nga Bosnje e Hercegovina në Kroaci, që i bie veriu i largët i Bosnje e Hercegovinës.

Ata presin për një kohë të shkurtër dhe më pas përqafohen. Njëri prej të rinjve çeçenë niset drejt Kroacisë, për të kaluar në Bashkimin Evropian. Të tjerët e shikojnë me shpresën se do të lejohet të kalojë. Por, ai kthehet dhe grupi pret që dikush tjetër të provojë sërish. Njëri thotë se ka ikur nga Rusia, për shkak të mobilizimit të detyruar ushtarak për luftën në Ukrainë.

Të tjerë kanë ikur nga persekutimi politik, për arsye fetare apo shëndetësore. Disa edhe për të ndihmuar familjen. Në mesin e qytetarëve rusë që ekipi i REL-it i takoi pranë pikës kufitare në Gradishkë, më së shumti ka çeçenë. Ata thonë se mblidhen aty çdo mëngjes, në përpjekje për të kaluar kufirin midis Bosnjës dhe Kroacisë dhe për të kaluar azil në ndonjërin nga vendet e BE-së. Magomed ishte i vetmi çeçen që pranoi të fliste me gazetarët e REL-it.

Ai këmbëngul që të mos fotografohet askush, e nëse po, të turbullohen fytyrat e personazheve, nga frika e hakmarrjes ndaj tyre dhe familjeve të tyre në Rusi. Thotë se në grupin e tij, rreth 80 për qind janë çeçenë, por se ata vijnë edhe nga republika të tjera ruse, si Ingushetia dhe Karaçajevo-Çerkesia, ndërsa disa janë edhe nga Tatarstani. Sipas llogaritjeve të tij, rreth 170 njerëz nga Kaukazi i Veriut presin ta kalojnë kufirin në veriperëndim të Bosnjës. Magomed thotë se të gjithë ikin nga “persekutimi i autoriteteve”, kryesisht për arsye politike dhe fetare, ose nga mobilizimi për shkak të luftës në Ukrainë.

“Aktualisht, po bëhet mobilizim, mobilizim i detyruar. Thjesht, njerëzit blihen - deshe ti a po nuk deshe. I blejnë njerëzit dhe i dërgojnë me forcë”, thotë ai.

Për të riun çeçen që u përpoq ta kalonte kufirin atë mëngjes, por pa sukses, Magomed thotë se ishte në burg në Çeçeni, ku u mbijetoi rrahjeve dhe llojeve të tjera të abuzimit, për shkak të pikëpamjeve të tij politike. Ai qëndroi pranë Magomedit ndërsa ai fliste për të, por vetë nuk donte të fliste, përveçse tundte kokën në shenjë miratimi. Magomed thotë se të gjithë në Gradishkë kanë frikë nga paditë e mundshme kundër tyre në Rusi. Sipas tij, refugjatët nga Kaukazi i Veriut “jetojnë kudo me frikë”. Shton se Rusia është duke i ndalur të gjitha proceset për marrjen e vizave, ndaj njerëzit përpiqen të arrijnë në BE përmes Bosnje e Hercegovinës, e cila ka ende në fuqi regjimin pa viza me Rusinë. Nga të grumbulluarit aty, thotë se disa kanë punë, por shumica jo.

“Edhe nëse keni punë, paga për mundin që bëhet, është minimale. Shumica e njerëzve nuk shkojnë, për shkak të pagës”, thotë Magomed.

Ai tregon se edhe shëndetësia është në gjendje të keqe dhe drejton gishtin kah një i ri që ishte në karrocë, për shkak të, siç thotë, gabimit të mjekëve. I riu në karrocë nuk pranoi të fliste. Magomed thotë se të gjithë ata që janë atje, po përcjellin rastin e Selima Khadisovës, një grua çeçene, e cila është në paraburgim në qytetin e Tuzllës në Bosnje, duke pritur vendimin e autoriteteve për ta ekstraduar në Rusi ose për t’i dhënë azil.

Khadisova u arrestua në bazë të një urdhërarrestimi të INTERPOL-it, pasi ajo dhe tre fëmijët e saj fluturuan me avion nga Turqia në Sarajevë, në fund të shtatorit. Rusia e akuzon atë për terrorizëm. Ajo i mohon akuzat dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, e ndarë nga fëmijët e saj. Magomed është një nga disa dhjetëra shtetas rusë që qëndrojnë pranë kufirit çdo mëngjes nga ora gjashtë, duke pritur që të thirren. Pasi kalojnë kontrollin e pasaportave në anën e Bosnjës, kalojnë tek ana kroate. Çdo ditë kalojnë afërsisht nga dhjetë. Nganjëherë, sikurse më 7 nëntor kur ekipi i REL-it ishte i pranishëm, kthehen mbrapa të gjithë.

“Kufitarët nuk na shpjegojnë asgjë, ndaj duhet të vijmë herët. Këtu ka shumë gra me fëmijë, me pesë-gjashtë fëmijë, asnjë burrë. Edhe ata vijnë këtu dhe presin kur mund të kalojnë, sepse nuk i lënë të kalojnë. Një ditë i lejojnë, të nesërmen i ndalojnë”, thotë Magomed.

Ai thotë se, më herët, linin nga 20-30 persona në të njëjtën kohë, por se, së voni, numri është kufizuar në dhjetë. Shton se nuk marrin asnjë shpjegim nga Policia Kufitare e Kroacisë. Kërkesës së REL-it për koment nuk iu përgjigj as Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë.

“Disa njerëz janë këtu që dy javë”, thotë Magomed.

Ai shton se asnjëri prej tyre nuk qëndron në Kroaci, sepse atje njerëzit “i shikojnë me mosbesim”, dhe se synimet e tyre janë Franca, Gjermania, Belgjika dhe Holanda.

“Në ato vende, e dimë se do të kemi mbrojtje”, shprehet ai.

Magomed thotë se në Bosnje, përveç çmimeve shumë të larta për xhepat e tyre, nuk kanë probleme. As me banorët vendas, as me policinë.

“Sipas të gjithë njerëzve tanë që janë këtu, në Bosnje, raportet janë të shkëlqyera. Njerëzit na trajtojnë mirë. Janë të këndshëm, na buzëqeshin, si në restorante, në taksi...”, tregon Magomed.

Disa jetojnë në bujtina, ndërsa të tjerët marrin me qira apartamente ose shtëpi, thotë ai. Megjithatë, financat mbeten problem.

“Është e vështirë, sidomos për gratë që janë këtu me fëmijë. Djemtë e rinj dhe të rriturit ia dalin disi. Por, nuk mund t’i shpjegosh një fëmije dhe një gruaje këtu se nuk do të mund të hanë dot, se është shtrenjtë në dyqan, se duhet të qëndrojmë ende këtu, se kufiri sot është i mbyllur, se sot është një lloj feste...”, thotë Magomed.

Nga Drejtoria e Policisë së Gradishkës thonë se, në dy muajt e fundit, gjithnjë e më shumë shtetas rusë kanë filluar të shfaqen pranë kufirit dhe se “të gjithë kanë pasaporta të vlefshme, kanë hyrë legalisht në vend dhe u lejohet qëndrimi”.

Ata thonë se me marrëveshjen mes Bosnjës dhe Rusisë u lejohet qëndrimi pa viza për një periudhë deri në 30 ditë - pas së cilës ata nuk mund të jenë më në këtë vend dhe policia i kontrollon më shpesh. Në këtë qytet në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës, policia sqaron se të huajt kanë kryer disa vjedhje gjatë këtij viti, ndërsa një prej tyre është arrestuar me urdhër të INTERPOL-it dhe i është dorëzuar Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës.

Sipas policisë, liria e lëvizjes mund të kufizohet nëse është në interes të sigurisë publike. Edhe më herët - prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022 - në Bosnje e Hercegovinë kanë arritur çeçenë. Disa prej tyre kërkohen përmes urdhërarrestimeve nga Rusia, si Selima Khadisova, ndërsa REL-i ka regjistruar edhe rastin e një tridhjetepesëvjeçari - banor i Groznit - i cili ka kërkuar mbrojtje në Bosnje që nga tetori, për shkak të persekutimit politik në Rusi.

Për të hyrë në Bosnje e Hercegovinë, qytetarët rusë nuk kanë nevojë për viza, duke qenë se Bosnje e Hercegovina zbaton një regjim pa viza me Rusinë, në bazë të një marrëveshjeje të arritur qysh në vitin 2013. Për shkak të pushtimit të Ukrainës, Bashkimi Evropian ka rikthyer vizat për rusët në shtator të vitit 2022. Nga viti 2007 deri në atë kohë, ata e kanë pasur të lehtësuar hyrjen në BE.

BE-ja ka kërkuar disa herë nga autoritetet e Bosnjës që ta harmonizojnë politikën e tyre me politikën e vizave të BE-së. Megjithatë, regjimi pa viza me Rusinë mbetet në fuqi, për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve të Republikës Sërpska të Bosnjës, të udhëhequr nga lideri prorus, Millorad Dodik./ REL

rusia cecenia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin