LIVE UPDATES
Bota

Të pasigurt në internet, rriten rastet e keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi në Kosovë

Numri i rasteve të tilla ka qenë në rritje gjatë viteve të fundit, mirëpo viti 2023 solli rritjen më të madhe deri tani.

8 January 2024, 14:44 Nga N.F
Të pasigurt në internet, rriten rastet e keqpërdorimit të
Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë vitit 2023, fëmijët në Kosovë ishin dukshëm më shpesh të keqpërdorur në pornografi - herë si audiencë e herë si subjekt i këtyre materialeve - në krahasim me vitet e kaluara, sipas statistikave të Policisë së Kosovës. Numri i rasteve të tilla ka qenë në rritje gjatë viteve të fundit, mirëpo viti 2023 solli rritjen më të madhe deri tani. Në termin “pornografi me fëmijë” përfshihet çdo fotografi e video – qoftë reale, qoftë e krijuar në mënyrë elektronike – që shfaq pjesën e organeve gjenitale apo sjellje seksualisht eksplicite të ndonjë fëmije.

Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi nënkupton jo vetëm prodhimin e materialit të tillë, por edhe shitjen, shpërndarjen, shfaqjen apo promovimin e pornografisë te fëmijët. Sipas prokurorit Shpëtim Peci – i cili në të kaluarën ka punuar në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, ndërsa tani është i angazhuar në Prokurorinë Speciale – numri më i madh i këtyre rasteve kanë të bëjnë me shfaqjen e pornografisë para fëmijëve.

“Kryesisht nuk kemi pasur raste praktike ku fëmijët kanë qenë pjesë e videos, më shumë kemi pasur raste kur fëmijëve u janë shfaqur materialet pornografike, apo të njëjtit janë përdorur me qëllim të stimulimit seksual”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi bëhet “me qëllim që pastaj ata të keqpërdoren seksualisht” dhe sqaron se nëse fëmija përdoret për prodhim të materialit pornografik, atëherë kjo hyn edhe në kategorinë e veprave të tjera penale, siç janë dhunimi dhe sulmi seksual. Dy nene, “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçe” dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, në Kodin Penal të Kosovës trajtojnë rastet kur fëmijët janë të përfshirë në ndonjë mënyrë në materiale pornografike. Ofrimi i materialit pornografik nënkupton rastet kur materialet nuk shfaqen vizualisht, por vetëm u krijohet qasje fëmijëve në mënyra të ndryshme. Ndërsa, në rastin e “keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi” bëhet fjalë për shfaqje të pamjeve para fëmijëve, apo përfshirje të fëmijëve në prodhimin e këtyre pamjeve.

Këto dallime bëjnë që të ketë ndryshim edhe në masën e ndëshkimit. Për ofrim të materialit pornografik për të mitur, dënimi maksimal është tri vjet. Ndërsa, për shpëndarjen dhe shfaqjen e pamjeve pornografike te fëmijët, dënimi nis nga tri deri në dhjetë vjet. Ndërkohë, prodhimi i materialit pornografik ku fëmijët janë të përfshirë, dënohet me deri 15 vjet burgim. Sipas të dhënave të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2023, nëpër prokurori të Kosovës janë dorëzuar shtatë raste që mund të kenë elemente të veprës penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. KPK-ja tha se aktualisht është duke u punuar në gjithsej 11 raste, me 12 persona të dyshuar. REL-i nuk arriti të sigurojë të dhëna për numrin e rasteve në trajtim e sipër në gjykata, por Adnan Isufi, gjykatës në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, thotë se “ka rritje enorme krahasuar me vitet e tjera”. Sipas tij, rritja është rreth 30 për qind.

“Është shumë shqetësuese që edhe të miturit janë të përfshirë në këto vepra penale. Nuk ka qenë më parë kështu, rrallë ka pasur ndonjë rast që një fëmijë është dyshuar për vepra të tilla, ndërsa tani numri është më i madh i personave të mitur se i personave madhorë si të dyshuar”, thotë Isufi për Radion Evropa e Lirë.

Më 24 shkurt të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli një aktgjykimin dënues prej gjithsej 40 vjetësh burgim për katër të akuzuar për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë. Rasti u bë publik në gusht të vitit të kaluar, kur autoritetet thanë se ajo dyshohej se ishte përdhunuar në një park të Prishtinës. Ndër disa vepra, të akuzuarit – të gjithë të mitur - u dënuan edhe për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”. I akuzuari E.R. u dënua me 15 vjet burgim, pasi u gjet fajtor për veprën “dhunim”. I mituri XH.S. u dënua me tetë vjet burgim për veprën penale “dhunim” dhe “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. Për akuza të njëjta u gjetën fajtorë edhe G.R., i cili u dënua me nëntë vjet burgim, dhe G.J. që u dënua me tetë vjet burgim.

Psikiatrja për fëmijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Mimoza Shahini, thotë se në vitet e fundit është rritur numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë psikologjike shkaku i ekspozimit ndaj materialeve pornografike, apo pamjeve të tjera të dëmshme për moshën e tyre. Ajo thotë se ata janë veçanërisht të ekspozuar ndaj materialeve të tilla në platforma digjitale.

“Fëmijët, sidomos të moshave 10, 11 dhe 12 vjeçe hyjnë nëpër lojëra kompjuterike në grupe... Aty dikush i identifikon dhe i drejton në ngacmime të pedofilëve, sepse kështu janë pedofilët, hyjnë në grupe të lojërave, e kuptojnë se kush është më i ndjeshëm dhe e tërheqin, e fusin në grupe të tjera pastaj”, shpjegon Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Sipas psikiatres Mimoza Shahini, ndër efektet që mund të shkaktojë ekspozimi ndaj pamjeve pornografike te fëmijët janë: ankthi, depresioni, komplekse për imazhin e tyre trupor, izolim social e probleme me gjumin. Për më tepër, shton Shahini, ata kanë “një lloj thyerjeje emocionale në mënyrën se si i shikojnë marrëdhëniet seksuale”. Kjo bën që në të ardhmen, ai fëmijë, në marrëdhënien e tij me partnerin, “të ketë pritje joreale”, sipas saj. Edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) paralajmëron për efektet e ekspozimit ndaj pornografisë në një moshë të re, pasi që thotë se një gjë e tillë mund të çojë në: shëndet të dobët mendor, seksizëm, dhunë seksuale dhe normalizim të akteve abuzive dhe mizogjene.

Ndryshimi i papritur i sjelljes dhe shtimi i interesit për të folur për aktivitete seksuale është shenja kryesore që fëmija mund të jetë ekspozuar ndaj materialeve pornografike, thotë Shahini. Ajo shton se fëmijët e moshës pesë apo gjashtë vjeçe mund të kenë pyetje, por “ato janë më shumë në kuadër të asaj se si kanë lindur, apo cili është dallimi në mes të dy gjinive”. E nëse një fëmijë i është ekspozuar materialeve të tilla të dëmshme, Shahini thotë se veprimi që duhet ta bëjnë prindërit është kërkimi i ndihmës profesionale. Shahini thotë se duhet të bëhen fushata vetëdijesimi për efektet negative të pornografisë te të miturit, si dhe të ndihmohen prindërit në luftimin e këtij problemi.

“Duhet të sigurohemi që fëmijët dhe adoleshentët të mos hyjnë në portalet që janë të rrezikshme për ta. Ekzistojnë programe, ku prindërit mund të informohen në telefon nëse fëmijët e tyre hyjnë në kanale të tilla”, thotë Shahini.

Blerton Abazi, ekspert i sigurisë kibernetike në Kosovë, thotë se ekzistojnë disa aplikacione që quhen “programe për menaxhim prindëror” përmes së cilave prindërit nga telefoni i tyre mund të kontrollojnë pajisjen që e përdorin fëmijët.

“Janë lehtë të qasshme, instalohen në telefonin e fëmijëve dhe kontrollin e kanë prindërit prej telefonit të tyre, prindi mund ta përcaktojë se çka nuk duhet të shikojë fëmija”, thotë Abazi derisa shton se programe të tilla mund të instalohen edhe pa pagesë.

Abazi thotë se kjo mënyrë e kontrollimit po përdoret edhe nga disa prindër në Kosovë, për t’ua bllokuar fëmijëve të tyre qasjen në disa faqe të caktuara.

“Në momentin që një fëmijë ka qasje të palimituar në internet, në rrjetet sociale, në ueb-faqe të ndryshme, rri në kontakt me persona që kanë synim pedofilinë apo pornografinë, apo veprime të tjera të jashtëligjshme dhe kriminale, atëherë është shumë lehtë të bindet që të jetë pjesë e atij procesi, apo pjesë e atij veprimi”, thotë Abazi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të nxjerra në fund të tetorit, pothuajse 99 për qind e kosovarëve kanë qasje në internet. Pjesa më e madhe e përdoruesve të internetit në Kosovë janë online disa herë gjatë ditës dhe u përkasin grup-moshave prej 16 deri në 34 vjeçe. Të dhënat e Zyrës së Bashkimit Evropian për Statistika (Eurostat) tregojnë se qasja në internet në Kosovë është më e lartë sesa në shumë vende të tjera të Evropës. Me probleme të ngjashme të abuzimit seksual të fëmijëve në platforma digjitale përballen edhe vendet e rajonit. Në nëntor të vitit të kaluar, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Synim të Ligjit (EUROPOL) identifikoi 39 të dyshuar se po bashkëpunonin në një rrjet për abuzim seksual të fëmijëve online në Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Hungari dhe Kroaci.

Marrë nga REL

rel policia e kosovës fëmijë pornografi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin