LIVE UPDATES
Bota

Të refuzuar, në pranga ose në qendra ndalimi: Pse doganat në SHBA po trembin turistët europianë

Disa qytetarë europianë turistë, studentë, shkencëtarë janë refuzuar në kufirin e SHBA-ve ose, më keq, janë dërguar në qendrat e paraburgimit për arsye që nuk janë gjithmonë të qarta.

23 March 2025, 07:17 Nga B.Z
Të refuzuar, në pranga ose në qendra ndalimi: Pse doganat në
Foto ilustruese

SHBA - Gjermanët që përfunduan në burg ishin aq të shumtë, saqë Ministrisë së Jashtme gjermane iu desh të ndryshonte rekomandimet e udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Deklaratat e rreme për arsyen e qëndrimit apo edhe një tejkalim i lehtë i vlefshmërisë së vizës, mund të çojnë në arrestim, ndalim dhe dëbim”, lexohet në faqen e internetit.

Nuk është një paralajmërim – siç ndodh për destinacionet problematike si Lindja e Mesme ose disa zona të Afrikës – por është më afër saj.

Disa qytetarë europianë turistë, studentë, shkencëtarë janë refuzuar në kufirin e SHBA-ve ose, më keq, janë dërguar në qendrat e paraburgimit për arsye që nuk janë gjithmonë të qarta.

Historitë

Një vajzë nga Gjermania, Jessica Brösche, 29 vjeçe, u ndalua për 46 ditë. Bashkëkombësi i saj, Lucas Sielaff, 25 vjeç, u mbajt në burg për 16 ditë.

Ai tha për “Spiegel” se u dërgua në qendrën e dëbimit “me një zinxhir rreth barkut dhe pranga në këmbë”. Edhe britanikja Rebecca Burke, 28 vjeçe, u arrestua për tre javë. Dhe në një mënyrë paradoksale.

Në kufirin kanadez – duke mbërritur nga shteti i Uashingtonit – asaj iu kërkua të kthehej dhe të plotësonte saktë dokumentet e vizave.

Por kur ajo shkeli sërish në SHBA, u prangos. Një studiuesi francez iu refuzua hyrja, sipas agjencisë së lajmeve, AFP, për idetë e tij.

Gjatë një kontrolli, telefoni dhe kompjuteri i tij u ekzaminuan dhe u gjetën kritika ndaj politikave të Trumpit ndaj botës akademike.

Shqetësimet

Linjat ajrore, kompanitë e menaxhimit të aeroporteve, agjencitë e udhëtimit dhe hotelet janë zyrtarisht optimistë.

Por në prapaskenë ka më shumë se pak frikë. Vizitorët kanë filluar të shqetësohen, disa vendosin të shtyjnë udhëtimin e tyre jashtë shtetit, të tjerë anulojnë rezervimet e tyre.

Tema “do të trajtohet në takimin e ardhshëm të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (organizata që bashkon aeroportet)”, parashikon Armando Brunini, CEO i Sea-s, kompania administruese e aeroporteve të  Milanos në Itali, Linate dhe Malpensa.

Kompanitë e sektorit

“Rezervimet mbeten të qëndrueshme për momentin”, – thotë Carsten Spohr, CEO i grupit “Lufthansa”. “Ne nuk vërejmë një rënie të konsiderueshme të kërkesës për udhëtime në SHBA”, – shton Ben Smith, kreu i “Air France-KLM”.

Një zëdhënëse e “Scandinavian Airlines”, jep të njëjtën përgjigje. “Por nëse do të ndodhte një reduktim, në atë moment ne do t’i zhvendosim avionët diku tjetër”, – thotë CEO i grupit franko-holandez për “Corriere della Sera”.

Nga kompania “Swiss Air”, nuk tregohen shumë diplomatë: pushuesit zviceranë kanë filluar të shikojnë destinacione të tjera përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëtimet e biznesit janë të qëndrueshme, ndërsa ato turistike janë në rënie.

Parashikimet

Dhe kjo mund të shihet edhe nga trendi i tarifave të avionëve, të cilët në tre javët e fundit kanë qenë dukshëm më të ulëta se mesatarja e vitit të kaluar ose mbeten të bllokuara përpara nisjes.

Sipas “Tourism Economics”, udhëtimet ndërkombëtare në SHBA do të bien me 5% këtë vit (kundër +9% fillestare për shkak të “politikave dhe retorikës përçarëse të administratës Trump”, me një humbje prej 64 miliardë dollarësh për sektorin e turizmit.

Flukset hyrëse

Të dhënat nga Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme – të analizuara nga “Corriere” dhe që lidhen me dy muajt e parë të vitit 2025 – tregojnë rënie të të huajve që hyjnë në SHBA krahasuar me dy muajt e 2024: -9.5% nga Italia, -6% nga Franca, -7% nga Gjermania krahasuar me -1.7% nga e gjithë Europa.

Me një kuriozitet të mëtejshëm në frontin italian: ulja – që vjen pas një shkurtimi të ofertës së fluturimeve – nuk është shumë e theksuar për kompanitë jo-amerikane (-2,1%), por e rëndë për ato amerikane (-24,5%). Ata që kanë shkuar në SHBA, duket se kanë “bojkotuar” transportuesit jashtë shtetit./ Corriere della Sera

dogana shba turiste euro

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin