LIVE UPDATES
Bota

Të shtënat në Danimarkë, Policia: Nuk ishte akt terrorist

Inspektori i policisë në Kopenhagë, Soren Thomassen, tha më 4 korrik se hetuesit nuk besojnë se sulmi i së dielës ishte i lidhur me terrorizëm.

4 July 2022, 09:28 Nga A.B
Të shtënat në Danimarkë, Policia: Nuk ishte akt terrorist
Policia ne Danimarke

DANIMARKË- Policia në Danimarkë tha se sulmuesi, që hapi zjarr në një qendër tregtare në Kopenhagë të dielën, ka të ngjarë që ka vepruar i vetëm dhe ka zgjedhur viktimat e tij në mënyrë rastësore.

Inspektori i policisë në Kopenhagë, Soren Thomassen, tha më 4 korrik se hetuesit nuk besojnë se sulmi i së dielës ishte i lidhur me terrorizëm.

Ai tha se tre persona janë vrarë – dy danezë dhe një shtetas rusë – ndërkaq, dy danezë dhe dy suedezë kanë marrë lëndime serioze. Sulmuesi, një 22-vjeçar danez që besohet se ka vepruar i vetëm, ishte i njohur për policinë, por “vetëm në mënyrë periferike”. Thomassen tha se i dyshuari ishte i njohur nga shërbimet e shëndetit mendor.

“I dyshuari ynë ishte i njohur nga shërbimet psikiatrike, dhe përtej kësaj nuk dua të komentoj më shumë”, tha ai.

Të dyshuarit, i cili është arrestuar të dielën, i janë gjetur një pushkë dhe municion. Ai do të merret në pyetje nga një gjykatës të hënën.

“Danimarka është goditur nga një sulm mizor të dielën mbrëma. Disa u vranë. Ka edhe të plagosur. Familje të pafajshme që kishin dalë për pazar apo për të ngrënë jashtë. Fëmijë, adoleshentë dhe të rritur”, tha kryeministrja e Danimarkës, Mette Frediksen përmes një deklarate të dielën në mbrëmje.

“Dua të inkurajoj danezët që të qëndrojnë së bashku në këtë kohë të vështirë”, theksoi ajo.

Policia në Konpehagë tha se zyrtarët policorë shkuan në qendrën tregtare Field të dielën pasdite pas raportimeve për të shtëna. Në videot e publikuara nga mediat lokale u panë grupe njerëzish duke u larguar me vrap nga qendra tregtare. Më herët, Thomessen tha se një nga viktimat ishte një burrë në të 40-tat dhe dy të rinj, një burrë dhe një grua. Disa të tjerë janë të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje kritike.

Spitali kryesor i qytetit, Rigshospitalet, të dileën në mbrëmje tha se ka pranuar “një grup të vogël pacientësh” për trajtim dhe se ka thirrur staf shtesë.

Qendra tregtare ku ndodhën të shtënat gjendet rreth 5 kilometra në jug të qendrës së Konpenhagës.

Sulmi i së dielës vjen pas të shtënave vdekjeprurëse javën e kaluar në Norvegjinë fqinje, ku në Oslo u vranë dy persona nga një sulmues i armatosur. Kërcënimi terrorist ndaj Danimarkës aktualisht vlerësohet se është “serioz” dhe kërcënimi kryesor konsiderohet të jetë nga “militantët islamikë”, thuhet në raportin e fundit të shërbimit danez për siguri dhe inteligjencë. Ndërkaq, kërcënimi nga ekstremistët e krahut të djathtë konsiderohet të jetë në nivel “të përgjithshëm”.

Më 2015, Danimarka ishte përballur me një sulm militant, nga i cili ishin vrarë dy persona dhe ishin plagosur gjashtë policë pasi një sulmues shtiu me armë zjarri jashtë një qendre kulturore ku po mbahej një debat për lirinë e shprehjes. Më vonë, sulmuesi kishte vrarë një person jashtë një sinagoge në qendër të Konpehagës. Më pas, ai ishte vrarë gjatë përleshjes me policinë./REL

sulm ne danimarke danimarke

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin